LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve serbë sjell pasoja për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës

Sipas të dhënave të raportit gjithsej 144 punonjës serbë u larguan nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, 32 nga Prokuroria Themelore si dhe pesë gjyqtarë dhe 12 pjesëtarë të personelit ndihmës u larguan nga dega e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut.

14 Qershor 2024, 22:01 Nga r.ll
Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve serbë sjell pasoja për
foto ilustruese

KOSOVË- Një raport i publikuar të premten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike me seli në veri të Mitrovicës thekson se sistemi i drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës po përballet me sfida të mëdha, pas boshllëkut të shkaktuar nga dorëheqja e punonjësve serbë në nëntor të vitit 2022.

Sipas të dhënave të raportit gjithsej 144 punonjës serbë u larguan nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, 32 nga Prokuroria Themelore si dhe pesë gjyqtarë dhe 12 pjesëtarë të personelit ndihmës u larguan nga dega e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Dushan Radakoviç, tha se dorëheqjet ishin një lloj proteste kundër mos themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shkeljeve të tjera të marrëveshjeve të arritura në Bruksel në biseidmet Kosovë – Serbi.

“Që nga nëntori i vitit 2022 gjyqtarët shqiptarë kanë pasur vështirësi. Perceptimi pas diskutimeve të hulumtuesve tanë me gjyqtarët shqiptarë është se shumica e tyre kanë deklaruar se janë përballur me sfida pas këtyre dorëheqjeve, kryesisht nga mungesa e gjyqtarëve dhe vëllimi i madh i punës. Megjithatë, ata thonë se nuk kanë lënë boshllëqe në përmbushjen e detyrimeve të tyre. Kur pyeten për rikthimin e gjyqtarëve serbë, të gjithë deklarojnë se presin kthimin e tyre meqë kanë pasur bashkëpunim profesional”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj tha se dorëheqja e punonjësve serbë në veri ka kufizuar qasjen e qytetarëve në drejtësi brenda afateve të përcaktuara. Prandaj, tha ai, gjykatat po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që t’i shpërndajnë dhe përfundojnë lëndët në tërë territorin e Kosovës.

“Kanë qenë gjithsej 27 lëndë të natyrës penale të pazgjidhura, këto lëndë janë bartur në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe që të gjitha janë përfunduar. Përveç këtyre kanë qenë edhe 187 lëndë të natyrës civilo-juridike, qoftë kontestimore, jokontestimore apo edhe përmbarimore prej të cilave mund të them se rreth 80 për qind e tyre e ndoshta edhe më shumë janë të përfunduara”, tha ai.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se trysnia politike ka cenuar një prej arritjeve më të mëdha të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishte integrimi i gjyqësorit në veri të vendit.

“Problematike në këtë situatë është se integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është bërë në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Si IKD e kemi thënë vazhdimisht që edhe Bashkimi Evropian duhet ta ketë një rol më proaktiv në këtë drejtim që të mos lejojë që çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë çështje e politikave ditore, në atë mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët serbë vazhdimisht në njëfarë forme të kërcënojnë për politika ditore me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë”, thotë zoti Shala.

Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës ende nuk i kanë miratuar dorëheqjet e dy viteve më parë, duke i mbajtur të hapura vendet e punës për gjyqtarët e prokurorët, kurdo që ata janë të gatshëm të kthehen në punë.

Zoti Shala thotë se nuk ka një afat ligjor që kufizon Këshillin Gjyqësor për miratimin e dorëheqjeve.

“Ndërsa shohim se ka dorëheqje në masë atëherë thjeshtë miratimi i tyre nënkupton në njëfarë forme një procedurë jostrategjike, një procedurë që thjeshtë lejon që të ndodhë dezintegrimi i gjyqësorit në veri dhe që kjo në fund të fundit më së shumti i dëmton qytetarët e Republikës së Kosovës. Është një situatë specifike e pa hasur më parë me të cilën është ballafaquar Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial, thjeshtë për të lënë një mundësi që të mos shkatërrohet ajo që janë dashur vite e vite për t’u arritur që është integrimi i gjyqësorit në veri të vendit”, thotë ai.

Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon ndërhyrjen e Bashkimit Evropian në këtë situatë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga blloku për integrimin e sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës, duke tërhequr vërejtjen se përfundimi i lëndëve është i pamjaftueshëm, nëse qytetarët e asaj zone nuk kanë besimin e duhur në sistemin e drejtësisë për shkak të mungesës së punonjësve nga radhët e komunitetit serb./VOA

veriu i kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës