LIVE UPDATES
Bota

Momentet më të famshme të debateve presidenciale

Herë zbavitëse e herë tronditëse, në debatet presidenciale janë shënuar shumë momente kyçe që kanë formësuar perceptimin e publikut ndaj kandidatëve dhe çështjeve të ndryshme.

22 Qershor 2024, 17:05 Nga E. D
Momentet më të famshme të debateve presidenciale
fotot ilustruese

Debatet publike mes kandidatëve për president janë një nga shtyllat kryesore në zgjedhjet amerikane, megjithëse jo gjithmonë ka qenë kështu.

Herë zbavitëse e herë tronditëse, në debatet presidenciale janë shënuar shumë momente kyçe që kanë formësuar perceptimin e publikut ndaj kandidatëve dhe çështjeve të ndryshme.

Megjithëse fushata ishte për Senatin e shtetit Illinoi, shtatë debatet mes senatorit Stephen Douglas dhe Abraham Lincoln-it ishin të parat në politikën amerikane që zhvilloheshin para një audience të gjerë, me një vëmendje mbarëkombëtare në të njëjtën ditë falë teknologjive të reja si telegrafi.

Debati në radio mes guvernatorit të Nju Jorkut, Thomas Dewey dhe ish-guvernatorit të Minesotës, Harold Stassen, gjatë zgjedhjeve paraprake republikane, ishte debati i parë presidencial i regjistruar me audio. Tema ishte nëse Partia Komuniste duhej të shpallej e jashtëligjshme.

Në debatin e parë presidencial televiziv, pamja kishte rëndësi. Nënpresidenti Richard Nixon – favorit në zgjedhje që po vuante nga një lëndim në gju – refuzoi të vendoste grim në fytyrë para debatit dhe djersiti nga dritat e studios.

Në pamje ai dukej i zbehtë dhe i sëmurë. Nga ana tjetër, Senatori John F. Kennedy dukej i fuqishëm dhe energjik, gjë që i dha atij një avantazh të lehtë pas debatit.

Gjatë këtij debati me ish guvernatorin e Xhorxhias Jimmy Carter, presidenti Gerald Ford bëri një deklaratë të gabuar kur tha se “Nuk ka dominim sovjetik në Evropën Lindore”.

Pak para një debati paraprak republikan në Nju Hempshër me ish-ligjvënësin e Teksasit, George H.W. Bush, ish guvernatori i Kalifornisë Ronald Reagan ftoi edhe kandidatë të tjerë republikanë të merrnin pjesë.

Zoti Bush e refuzoi ndryshimin, gjë që shkaktoi një përplasje që çoi në largimin e kandidatëve të tjerë nga skena.

Gjatë debatit të dytë presidencial me Presidentin Jimmy Carter, kandidati republikan Reagan iu përgjigj kritikave të gjata të zotit Carter me një përgjigje të shpejtë dhe me humor, gjë që tërhoqi audiencën.

“Filloi prapë ky”, tha zoti Carter.

Në debatin gjatë zgjedhjeve paraprake demokrate me senatorin Gary Hart, ish nënpresidenti Walter Mondale përdori parrullën e një reklame të njohur - “Ku është mishi?” - për të kritikuar mungesën e hollësive në platformën e rivait Hart.

Gjatë debatit të dytë presidencial, presidenti Ronald Reagan, e ktheu në avantazh pyetjen mbi moshën e tij të thyer, duke përmendur “papjekurinë dhe mungesën e përvojës” të rivalit të tij Mondale.

"Nuk dua ta bëj moshën një çështje fushate, nuk dua të shfrytëzoj për qëllime politike papjekurinë dhe mungesën e pëvojës së kundërshtarit", tha zoti Reagan.

Në një diskutim mbi dënimin me vdekje gjatë debatit të dytë presidencial mes nënpresidentit George Bush dhe guvernatorit të Masaçusetsit, Michal Dukakis, përgjigja pa pasion e zotit Dukakis ndaj një situate të imagjinuar për përdhunimin dhe vrasjen e gruas së tij, e dëmtoi atë në fushatë.

Gazetari: Guvernator, nëse Kitty Dukakis do të përdhunohej dhe vritej, a do të përkrahnit një dënim me vdekje për vrasësin?

Dukakis: Jo Bernard. Mendoj se ju e dini se unë e kam kundërshtuar dënimin me vdekje gjatë gjithë jetës sime.

Gjatë debatit të vetëm mes nënpresidentit republikan Dan Quayle dhe senatorit demokrat Lloyd Bentsen, zoti Quayle e krahasoi veten me Presidentin John F. Kennedy. Zoti Bentsen reagoi, duke i thënë atij se “Jo, ti nuk je Jack Kennedy”.

Gjatë debatit për nënpresident, admirali në pension James Stockdale, numri dy i kanditatit të pavarur Ross Perot, zgjodhi një formë të pazakontë për ta prezantuar vetën në fjalën hyrëse.

"Kush jam unë? Përse jam këtu?" - tha ai.

Gjatë debatit presidencial, zoti Perot tha një frazë që u bë e famshme kur paralajmëroi për pasojat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut

"Nuk të intereson asgjë tjetër veç fitimit, vendet e punës do të shkojnë në jug (në Meksikë)", tha ai.

Ndërkohë, Gorge H. W. Bush tërhoqi vëmendjen me gjestin e tij duke kontrolluar orën vazhdimisht gjatë debatit.

Ndërsa guvernatori republikan i Teksasit, George W. Bush po fliste gjatë debatit të tretë presidencial, nënpresidenti Al Gore iu afrua shumë afër, por zoti Bush e bëri të qeshë me një tundje të shpejtë koke.

Kur senatori republikan John McCaim kritikoi senatorin demokrat Barack Obama gjatë debatit të parë presidencial, për komente të pamatura të politikës së jashtme, zoti Obama i kujtoi rivalit McCain deklaratat e tij në të kaluarën.

"John, keni absolutisht të drejtë që presidentët duhet të jenë të kujdesshëm për ato që thonë. Por thënë nga ju, që në të kaluarën keni kërcënuar me zhdukjen e Koresë së Veriut dhe keni kënduar këngë për bombardimin e Iranit, nuk e di sa është e besueshme", tha zoti Obama.

Gjatë zgjedhjeve paraprake republikane, guvernatori i Teksasit Rick Perry tha se po të bëhej president, do të mbyllte tre agjenci federale, përmendi dy, por harroi emrin e të tretës.

"Janë tri agjenci qeveritare që do t’i mbyll nëse fitoj... Tregtia, Edukimi dhe cila ishte e treta?", tha zoti Perry.

Pasi ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney u ankua gjatë debatit të fundit se Shtetet e Bashkuara kishin më pak anije luftarake sesa në vitin 1916, presidenti Barack Obama iu përgjigj duke thënë se ne kemi gjithashtu më pak “kuaj dhe bajoneta”.

"E përmendët marinën, për shembull, kemi më pak anije sesa kishim më 1916. Guvernator, kemi gjithashtu më pak kuaj dhe bajoneta", tha zoti Obama.

Zoti Romney u përpoq të nënvizonte angazhimin e tij ndaj nismave të diversitetit, me një frazë që u cilësua si e çuditshme.

"Isha tek një numër organizatash të grave dhe u thashë ‘a mund të na ndihmoni të gjejmë njerëz. Dhe ato na sollën dosje të tëra, plot me gra", tha zoti Romney.

Gjatë zgjedhjeve paraprake republikane, biznesmeni Donald Trump siguroi shikuesit se as duart e tij dhe as “diçka tjetër” nuk janë të vogla.

"Ai foli për duart e mia, nëse janë të vogla, diçka tjetër duhet të jetë e vogël. Mund t’ju garantoj se nuk ka asnjë problem. Ju garantoj", tha zoti Trump.

Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, kur sekretarja e shtetit Hillary Clinton akuzoi zotin Trump se është kukull e Rusisë, ai u përgjigj duke i thënë “jo, ti je kukulla”.

Clinton: Kjo sepse ai do të preferonte të kishte një president kukull.

Në një debat tjetër, zoti Trump po mbante një qëndrim që u interpretua si kërcënues, ndërsa zonja Clinton po fliste, gjë që më vonë ajo tha se e irritoi dhe e frikësoi.

Në një debat paraprak mes demokratëve, Elizabeth Warren mund t’i ketë dhënë fund kandidaturës së Michael Bloomberg-ut me një sulm ndaj komenteve të tij seksiste në të kaluarën dhe një krahasimi me Donald Trumpin.

"Do të doja të përmendja se me kë kemi si kandidat - një miliarder që i quan gratë “të trasha” dhe “lezbike me fytyrë kali”. Jo, nuk po flas për Donald Trumpin por për kryebashkiakun Bloomberg", tha zonja Warren.

Gjatë një debati kaotik në zgjedhjet e përgjithshme, Donald Trumpi i bëri trysni Joe Bidenit nëse do ta rriste numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Bideni iu përgjigj ndërhyrjeve të përsëritura të Trumpit me “A do ta mbyllësh gojën?”./VOA

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës