LIVE UPDATES
Bota

Mobilizimi i Rusisë, ish-këshilltari i Putin për DW: Ndikoi Presidenti kinez, herët e vonë do të mposhtet

Ish-këshilltari i Putinit, Andrei Illarionov, thotë për DW se veprimet e tij të fundit presidenti rus Putini mund t'i ketë bërë i ndikuar nga presidenti kinez Xi Jinping

25 Shtator 2022, 15:16 Nga DOSJA
Mobilizimi i Rusisë, ish-këshilltari i Putin për DW: Ndikoi
Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) dhe presidenti kinez Xi Jinping (i dyti nga e djathta) në Samarkand të Uzbekistanit, më 16 shtator 2022

Deutsche Welle: Cila është përshtypja juaj për fjalimin televiziv të mbajtur nga presidenti rus Vladimir Putin më 21 shtator?

Andrei Illarionov: Duhet të kuptojmë pse e mbajti atë fjalim, pse mori vendim për mobilizim, për [të ashtuquajturat] "referendume" në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, pse përsëri filloi të kërcënojë se do të përdorë armë bërthamore. Të gjitha këto vendime janë shpallur brenda harkut kohor të tre ditëve, nga data 19 deri më 21 shtator. Të gjitha këto vendime bien në kundërshtim me politikën që Putini ka ndjekur deri më tani dhe në kundërshtim me planet e tij të njohura më parë.

Për shembull, referendumet pritej të mbaheshin ose në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm. Kremlini ka dhënë urdhër që të mbahen menjëherë, brenda pak ditësh: nga 23 deri më 27 shtator. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të Kremlinit. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të të ashtuquajturit referendumi i Krimesë në vitin 2014. Duhet të gjejmë një shpjegim për të gjitha këto vendime.

A mendoni se këto vendime janë një shenjë paniku në Kremlin?

Nuk duket se kundërofensiva e Ukrainës në rajonin e Kharkivit është shkaku i ndonjë ndryshimi në vendimet dhe mënyrën e të menduarit të Putinit. Unë kam një ndjenjë tjetër. Të gjitha ato vendime janë shpallur në harkun kohor prej tre ditësh, nga 19 deri më 21 shtator. Do të thotë se ato vendime janë marrë nga Kremlini të paktën një ose dy ditë para kësaj, pra më 17 dhe 18 shtator. Çfarë ndodhi në ato data?

Duket se ngjarja më e rëndësishme ishte kthimi i zotit Putin në Moskë nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand. Duket se Putin ka pasur disa biseda atje që e kanë detyruar të marrë të gjitha ato vendime.

I vetmi person që mund të ketë një bisedë të tillë me Putinin është kryetari Xi. Pra, Xi duket se i ka thënë Putinit diçka që e detyroi Putinin të ndryshojë qëndrimet e tij ndaj luftës, të ndryshojë rrënjësisht planet e tij të mëparshme për "referendume", për mobilizim dhe për shantazh bërthamor.

A mund ta merrni me mend se çfarë i tha Xi Putinit?

Ne nuk e dimë. Por bazuar në disa rrjedhje dhe në bazë të gjuhës trupore, nuk do të përjashtoja mundësinë që Xi t'i ketë sugjeruar partnerit të tij të vogël që t'i japë fund sa më shpejt luftës në Ukrainë  – të themi, përpara Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze në tetor - dhe jo të presë deri sa të humbë. Fakti që Rusia ka bërë luftë për shtatë muaj dhe nuk ka dalë fitimtare është problematik për Xi dhe e bën atë të duket i dobët në prag të eventit më të rëndësishëm të jetës së tij. Por Xi nuk mund t'ia lejojë vetes të duket i dobët.

Duke iu rikthyer fjalimit të Puthnit të mërkurën, çfarë do të thotë mobilizimi i pjesshëm në Rusi për rrjedhën e luftës dhe për vetë Rusinë? Mendoni se është dëshmi e dështimit të Rusisë së Putinit në këtë luftë?

Ky vendim është një shenjë e qartë e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë që Putini ndjek prej disa muajsh. Përpara Samarkandit, Putini ishte gati të vazhdonte një luftë afatgjate me përshkallëszime – edhe për vite të tëra nëse ishte e nevojshme. Vendimet e ditëve të fundit nënkuptojnë se strategjia e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Këto nuk janë shenja dobësie apo humbjeje; këto janë shenja të varësisë së tij nga Xi.

Sa ushtarë do të jetë në gjendje të mobilizojë, armatosë, furnizojë dhe vendosë Rusia në vijën e frontit në Ukrainë? Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu po flet për 300,000, por ushtria ruse thuhet se ka mbi 20 milionë rezervistë.

Zyrtarisht, Rusia ka rezerva mobilizimi prej 18 milionë. Vetëm 10% e kësaj është 1,8 milion, kështu që shifrat si 1 milion, të cilat janë shfaqur në disa media, apo edhe 300 000 të shpallura nga Shoigu, duken realiste. Të mobilizuarit sigurisht që nuk do të pajisen të tërë me armët më të përsosura, me cilësi të lartë dhe moderne, por ka mjaft armë të vjetra për miliona rezervistë, në rast mobilizimi.

Ka pasur raportime për protesta në shumë qytete ruse. Më shumë se 1300 persona janë arrestuar nga policia. A ka shans që këto protesta të kenë sukses de të rrisin qendresën e popullit rus?

Nuk besoj. Shumë njerëz jashtë Rusisë vazhdojnë të harrojnë se ky është një regjim totalitar. Asnjë regjim totalitar nuk është hequr, shkatërruar apo ndryshuar nga protestat paqësore. Asnjë në historinë e njerëzimit.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se Ukraina së shpejti do të paraqesë një propozim për krijimin e një Gjykate Speciale për të gjykuar Rusinë. A është ide e mirë?

Mendoj se është një hap i duhur. Por vetë Putinit nuk i interesojnë vendime të tilla. Ai është shumë më i vëmendshëm ndaj zërave që vijnë nga Pekini sesa ndaj zërave nga Nju Jorku.

Si mund ta përfundojë luftën Putini?

Herët a vonë Putini do të mposhtet. Ne thjesht nuk e dimë se kur dhe cili do të jetë çmimi.

Ekonomisti rus Andrei Illarionov (lindur më 1961) ka qenë këshilltar i lartë i presidentit rus Vladimir Putin nga viti 2000 deri në vitin 2005. Më 21 dhjetor 2005, Illarionov deklaroi: "Këtë vit Rusia është bërë një vend tjetër. Nuk është më një vend demokratik. Nuk është më një vend i lirë”. Illarionov ishte një nga 34 nënshkruesit e parë të manifestit online anti-Putin "Putini duhet të shkojë", i cili u botua më 10 mars 2010. Illarionov është bashkëpunëtor pranë Qendrës për Politikat e Sigurisë në Uashington

Marrë nga DW

andrei illarionov vladimir putin lufta ukraine rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet