Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Gjykata e Lartë Lindore ka shpallur fajtorë 13 persona, përfshirë 10 shtetas shqiptarë, për pjesëmarrje në një rrjet të organizuar që qëndronte pas kontrabandës, shpërndarjes dhe tregtisë së gjithsej 1122 kilogramë kokainë deri në arrestimin e tyre në 2019.

SERBI- Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar akuzat e bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se në disa poligone ushtarake po stërviten pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha kjo ministri, duke hedhur poshtë po ashtu se ka plane për sulme në territorin e Kosovës.
Më herët gjatë 23 dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Millan Radoiçiq, dhe siç tha, grupi i tij, po përgatiten të kryejnë sulme të reja ndaj Kosovës.
Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës. Gjatë përleshjeve që pasuan më 24 shtator, u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova e fajëson për sulmin Serbinë, por Beogradi mohon çdo përfshirje.
Kurti përmendi disa lokacione në Serbi, përfshirë poligone ushtarake, ku pretendoi se po stërviten pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit.
Kryeministri kosovar pretendoi se një grup prej 80 personash që janë larguar nga Kosova po vazhdojnë ushtrimet në poligonin Zimovnik, afër Rashkës, dhe se stërvitjet po drejtohen nga ushtarakët serbë në pension.
Po ashtu, ai përmendi edhe poligonin e ushtrisë serbe në Peshter, ku sipas tij, kanë rinisur ushtrimet e një grupi prej 60 personash të “Mbrojtjes Civile”, që Kurti tha se kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
“Ky grup kishte planifikuar sulme ndaj Policisë tonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative”, tha Kurti, duke thënë se ky grup përbëhet prej njerëzve të besueshëm të Radoiçiqit.
Kurti po ashtu përmendi një plan për një sulm në nëntor për, siç tha, rimarrjen e vilës së Radoiçiqit afër Liqenit të Ujmanit, që autoritetet kosovare sekuestruan pas sulmit të 24 shtatorit.
Megjithatë, Kurti tha se të gjitha këto plane janë të destinuara të dështojnë, duke theksuar se Kosova është e përgatitur të zmbrapsë çdo sulm.
Gjatë konferencës për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, paraqiti fotografi, harta dhe materiale të tjera lidhur me ngjarjen në Banjskë.
Ai po ashtu paraqiti informacione për të dyshuarit e sulmit, duke publikuar fotografi dhe informacione të tjera personale për ta. Sveçla tha se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri, kryesisht të kryera nga grupi, që sipas tij, kreu sulmin në Banjskë.
Marrë nga REL
Foto ilustruese IZRAEL-20 mijë palestinezë janë vrarë dhe 53.688 janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës, m&e...
Grup Spanjoll SPANJE-Garda Civile e Valencias në Spanjë, në kuadër të operacionit “GROWN”, ka çmontuar një...
Irani IRANI-Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Gazë dhe për mundësinë e ri...
ushtaret e KFOR KOSOVË- Pak minuta pasi kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e tij ku paralajmëroi një tjetër s...
viktima dhe vendi i ngjarjes GREQI- Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kalyvia të Greqisë. Nj&eu...
foto ilustruese GAZË-Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe, thanë zyrtarë...
xhelal svecla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë të p&...
donald trump SHBA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka shumë mundësi që do të vazhdojë të jetë në pushtet deri më...
yekaterina duntsova RUSI- Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar aplikimin e një kandidateje, që bën thirrje për paqe, p&...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për mediat me ministr...