5 Shtator 2022, 09:24
Nga d.a.
klase
KOSOVË- Ende mbetet e paqartë nëse ditën e sotme do të vijojë greva e arsimtarëve në Kosovë apo do të nisë procesi mësimor i cili duhet të kishte filluar që më 1 shtator.
Edhe pas një takimi të zhvilluar mes palëve në zyrën e presidentes së vendit Vjosa Osmani ende nuk ka një marrëveshje dhe ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit kanë bërë thirrje të ndryshme.
Përmes një komunikate, të dielën, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci ka bërë thirrje mësimdhënëseve që të nisin punë normalisht ditën e sotme.
“Duke e marrë me seriozitet obligimin tonë për realizimin e plotë të së drejtës për arsim, por edhe përmirësimin e kushteve dhe kompensimin e mësimdhënësve, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të rishikojnë dhe balancojnë interesat dhe t’i kthehen që nesër procesit mësimor”, thuhej në komunikatë.
Madje edhe nga Komuna e Podujevës, drejtori i arsimit, Avni Fetahu ka thënë se greva do të ndërpritet. Ai referencë e ka marrë deklarimin e tri shkollave në Podujevë për ndërprerjen e grevës. Edhe komunat e tjera ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosja, Gjilani, Kamenica dhe Shtimja, do të nisin procesin mësimor.
Por Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke u shprehur se greva do të vijojë dhe ditën e sotme deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria e Kosovës.
“I lus prindërit të mos i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë”,- tha ai në një intervistë ditën e djehsme.
Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.
greva e arsimtareve ne kosove
Bota
5 Shtator 2022, 09:00
d.a.
Sunak dhe Truss
BRITANI- Rishi Sunak dhe Liz Truss kanë forcuar pozicionet e tyre të politikave për një mori çështjesh ky&c...
Bota
5 Shtator 2022, 09:06
A.B
Foto ilustruese
SHBA- Një aplikacion 'i zgjuar' i krijuar në Holandë premton të zbulojë me saktësi nëse j...
Bota
5 Shtator 2022, 09:05
s.s
Avion Privat
LETONI- Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë. Sipas...
Bota
5 Shtator 2022, 08:55
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ukraina ka bërë përparim në kundërsulmimin e saj të nisur së fundmi me forcat e saj ...
Bota
5 Shtator 2022, 08:50
A.B
Kompania
SHBA- Ka vdekur në Nju Jork shefit financiar i kompanisë së njohur Bed Bath & Beyond. BBC raporton se sipas policisë, 52-v...
Bota
5 Shtator 2022, 08:49
s.s
Foto ilustruese
KINË- Një tërmet i fuqishëm goditi Kinën jugperëndimore pasditen e së hënës. Sipas Qendr&...
Bota
5 Shtator 2022, 08:45
s.s
Rishi Sunak
BRITANI- Rishi Sunak është në garë për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe. Një poli...
Bota
5 Shtator 2022, 08:30
d.a.
protesta ne Prishitne
KOSOVË- Ditën e sotme është do të mbahet një tjetër protestë kundër dhunës nda...
Bota
5 Shtator 2022, 08:21
d.a.
Bislimi dhe Nagavci
KOSOVË- Teksa kryeministraj e Serbisë Ana Brnabiç pritet të vizitojë sot Kosovën, zëvendëskry...
Bota
5 Shtator 2022, 07:56
s.s
Liz Truss
BRITANI- Liz Truss është fituesja e garës për postit e kreut të partisë konservatore dhe njëkohësish...