Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ai ka thënë se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë.
SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, ka thënë më 4 tetor se reduktimi i numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500, do të thotë “çangazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive”.
"Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," ka thënë Vuçeviç për Televizioni Prva.
Ai ka thënë se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë.
Vuçeviç i ka mohuar akuzat se Serbia po përgatitej të bënte diçka duke "mbledhur njësi" dhe se po trajnonte grupin që ka marrë pjesë në konfliktin në Banjskë, në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë, më 29 shtator, që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.
Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka “filluar tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën dhe se ky është “lajm i mirë”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby ka thënë se diçka e tillë "do të ndihmojë në uljen e tensioneve, por jo në eliminimin e tyre". Vendosja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën ka nisur pas sulmit një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator.
Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Më 29 shtator, Millan Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë.
Të njëjtën ditë, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e gëzon mbështetjen e Beogadit zyrtar.
Radoiçiç është marrë në paraburgim për 48 orë nga autoritetet në Serbi, më 3 tetor. Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Radoiçiç e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve./REL
TURQI- Ministria e Brendshme në Turqi ka njoftuar se terroristi i dytë që ka kryer sulmin terrorist para ministrisë u identifikua si Ö...
Marina Ovsyannikova RUSI- Gjykata e Moskës ka dënuar gazetaren Marina Ovsyannikova, e cila protestoi drejtpërdrejt në transmetim kund&e...
Thijs Reuten STRASBURG- Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, në fjalën e tij në seancën e Parlamentit Evropian është shprehur ...
foto ilustruese UKRAINË- Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit ditor sa i përket ngjarjeve në Ukrain&...
Francë FRANCË- Franca ra dakord të martën për kontratat e ardhshme me Armeninë, të cilat do të lejojnë dë...
Foto ilustruese POLONI- Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë t&eu...
foto ilustruese XHAMAJKA- Më shumë se 60 nxënës të shkollave fillore u shtruan në spital në Xham...
Milan Radoiçiç SERBI- Milan Radoiçiç, i dyshuari për konfliktin e armatosur në Banjskë, do të lirohet nga p...
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Takimi i grupit të AK Partisë dhe vizita në Spanjë u anulua për shkak të sëmundjes së P...
FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Filipinet veriore të mërkurën, thanë autoritetet. Tërmeti u raportua n&eu...