26 Janar 2023, 13:47
Nga a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Nipi i bosit të mafias italiane 'Cosa Nostra', që u vu në pranga pas 30 vitesh arrati në një operacion të suksesshëm policor, ka rrëfyer sesi e kanë përjetuar arrestimin e Matteo Messina Denaro u vu në pranga. Siç raportojnë mediat italiane, Giuseppe Cimarosa ka treguar se arrestimi i Denaros ka qenë një shpëtim për të dhe familjen e tij. Ai gjithashtu zbuloi se Denaro i ka kërkuar të ndryshojë për të identitetin por nuk e ka bërë.
"Ne jemi padyshim të lehtësuar nga ky arrestim. Është diçka që të gjithë e kemi pritur, si familja ime ashtu edhe unë. Për dhjetë vjet kemi jetuar me frikë. Nuk doja të ndryshoja identitetin tim dhe të bëhesha fantazmë, për shkak të një fantazme tjetër që ata nuk mund ta gjenin.Kam shpëtuar veten sepse kam qenë gjithmonë konsistente me idetë e mia.Idealet e mia nuk ishin këto", u shpreh ai pas kapjes së bosit të mafias, të cilin ai e ka mohuar publikisht prej disa kohësh.
Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'?
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
matteo messina denaro
Bota
26 Janar 2023, 13:17
a.l
Albin Kurti
KOSOVË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin ...
Bota
26 Janar 2023, 13:32
I.A
QKUK
KOSOVË- Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vite, nuk janë bërë kontrolle sistematike të...
Bota
26 Janar 2023, 12:45
I.A
Aleksander Ndrejaj
DURRËS- Avokati mbrojtës i Fredi Krasniqit, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dh...
Bota
26 Janar 2023, 12:35
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk është "i interesuar" të takohet me Vladi...
Bota
26 Janar 2023, 12:02
I.A
Nikolai Milkov
SHKUP- Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e p&...
Bota
26 Janar 2023, 11:48
I.A
Jetmir Goçaj dhe Ivana Krivokapiç
SERBI- 24-vjeçari shqiptar nga Mali i Zi Jetmir Goçaj është shpallur në kë...
Bota
26 Janar 2023, 11:26
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen...
Bota
26 Janar 2023, 11:12
I.A
Pranvera Zejnullahu-Raçi
KOSOVË- Drejtorja e Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-së, Pranvera Zejnullahu-Ra&ccedi...
Bota
26 Janar 2023, 10:38
I.A
Autobusi
TURQI- Një autobus ka përfunduar brenda një liqeni pasi shoferi ka humbur kontrollin e tij, duke lënë katër persona ...
Bota
26 Janar 2023, 10:20
I.A
Leila De Lima
FILIPINE- Në Filipine, një senatore nuk i lejohet të përdorë pajisje elektronike, të shikojë djalin e saj ...