“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Publiku gjerman mund të mësojë lehtë se ku politikanët gjermanë i kalojnë zakonisht pushimet.

Angela Merkelit i pëlqente të shëtiste në kodrat dhe malet e Tirolit të Jugut ose të shkonte në ishullin Ischia në Napoli. Ajo e bënte këtë rregullisht gjatë pushimeve të verës, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve sa ishte në krye të qeverisë gjermane. Një herë, kur u pyet nga gazetarët se ku ishte kancelarja me pushime, zëdhënësi i saj tha: “Kancelarja nuk është kurrë me pushime!” Që do të thoshte se ajo gjithmonë vëzhgon çështjet dhe zhvillimet politike.
Publiku gjerman mund të mësojë lehtë se ku politikanët gjermanë i kalojnë zakonisht pushimet – thjesht lexojnë gazetën Bild – por çështja e pushimeve të politikanëve ka edhe rregullat e veta.
Ata nuk kanë të drejtë të pushojnë
Anëtarët e qeverisë, kancelari dhe ministrat nuk kanë ndonjë kontratë pune tipike dhe për rrjedhojë nuk kanë të drejtë me shkrim për pushim vjetor. Por edhe ata janë njerëz prej mishi e gjaku e duhet të pushojnë dhe “rimbushin bateritë”, të ikin larg grindjeve politike të Berlinit dhe të rimarrin energji për qeverisje dhe vendime jo të lehta.
Ligji special për ministrat federalë nuk e përmend pushimin vjetor. “Ministrat nuk kanë të drejtë të pushojnë. Ata nuk janë punonjës të zakonshëm”, thotë Ulrich Batis, dikur profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Humboldt.
Nëse dhe kur do të shkojnë ministrat me pushime – këtë e vendos shefi i tyre, që është kancelari, shpjegon Batis në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung. Për më tepër, çdo ministër që largohet nga selia e qeverisë për më shumë se një ditë duhet të informojë kancelarin për mungesën e tij nga vendi i punës. E nëse ai apo ajo mungon më shumë se tre ditë ose udhëton jashtë vendit, kancelari duhet ta miratojë këtë udhëtim shprehimisht, pra duhet ta japë pëlqimin e tij.
Scholz ka shkuar në një vend “miqësor”
Sigurisht që edhe kancelari duhet të “pushojë pak shpirtin” nga punët e shumta dhe stresi i përditshëm. Pikërisht kjo po ndodh këto ditë me kancelarin Olaf Scholz, edhe pse nuk dihet nëse ai ka paketuar çizmet e tij për hiking dhe ka shkuar në male apo ka marrë rroba banjo për lt’u larë diku në det.
Zëdhënësi i tij ka bërë të ditur këto ditë se kancelari Scholz do të “kalojë disa ditë në një vend mik evropian” – që në epokën e rikthimit të rëndësisë së gjeopolitikës është një formulim mjaft i përshtatshëm. Scholz vetë tha se mezi po pret të bëjë një pushim të shkurtër. Por saktësisht nuk dihet se ku ka shkuar kancelari me pushime. Dhe nuk këshillohet të jepen informacione të tilla, për shkak të paparacëve dhe sigurisë së tij. E megjithatë, mendohet se mediat gjermane, herët apo vonë, do ta zbulojnë këtë informacion, në radhë të parë gazeta Bild. Vitin e kaluar, kancelari Scholz i kaloi pushimet e tij verore në Gjermani – duke shëtitur nëpër Allgäu në Bavari. Atje është lokalizuar nga një fotograf i gazetës Bild. /DW
Ish-princesha e Japonisë, Mako me bashkëshortin e saj në autobus JAPONI- Ajo mund të jetë rritur në familje mbretër...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka dërguar aksidentalisht informacione të ndjeshme në Mali, një vend aleat ...
Tajfuni Doksuri KINË- Tajfuni Doksuri me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë provincën juglindore të Kinë...
anija Galaxy Blu GREQI- 605 pasagjerë në "Galaxy Blu" u janë dashur më shumë se 7 orë pritje, për shkak të një...
Shpërthim në depon me municion GREQI- Kontrolli dhe pastrimi i mbetjeve eksplozive të zonës përreth depove të municionev...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij malian Abdoulaye Diop në Moskë vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes ka nisur një...
tenda per azilkerkuesit BRITANI- Zyra e Brendshme ka blerë tenda për të akomoduar 2 mijë emigrantë deri në fund të gush...
Giorgia Meloni dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë, kryeminist...
Giorgia Meloni dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur në takim kryeministren italiane Giorgia Meloni ku kanë diskutuar mbi ...
Foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjat&eu...