Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në konsultim me psikiatren është edhe Melika, e cila tregon torturat e gardianëve të burgut.
IRAN- Melika dhe Aazam - emra fiktiv - janë dy vajza iraniane nga Mashhad dhe Tabriz, ato janë 20 dhe 21 vjeç dhe sapo kanë mbërritur në Itali pasi kanë kaluar Turqinë. Ato kanë ikur nga Republika Islamike e cila kërkon t'i ndëshkojë për pjesëmarrjen në demonstratat e muajve të fundit dhe për mosmbajtjen e 'Hixhabit'. Melika dhe Aazam studiojnë filozofi dhe mjekësi. Ato nuk i përkasin asnjë grupi politik, dhe zotërojnë rrjete sociale si Instagram dhe TikTok. Ato janë vajzat e lëvizjes 'Gruaja, jeta, liria' që ne kemi njohur përmes historive të guximit të pakufishëm që, shpesh, brutaliteti i papërshkrueshëm i regjimit të Ajatollah Khameneit i ka dënuar me dhunë dhe vdekje.
“Unë marr droga psikotrope. Psikiatri më diagnostikoi me çrregullim të stresit traumatik. Ende zgjohem natën për të kontrolluar nëse ka njeri jashtë derës”, thotë Aazam, e cila është marrë në pyetje nga policia shtatë herë në gjashtë muaj.
Në konsultim me psikiatren është edhe Melika, e cila tregon torturat e gardianëve të burgut.
“Që kur më kanë çuar në burg, kam pasur sulme paniku dhe makthe. E vërteta këtu ka një çmim shumë të lartë. Në nëntor, gardianët më nxorrën zvarrë nga makina, sepse isha pa mbulesë dhe po i bija borisë në shenjë solidariteti me protestat.. Më rrahën dhe më futën me forcë në motoçikletën time, të shtrënguar mes dy burrave. Ai që ishte pas po më fërkohej. E dija saktësisht se çfarë do të më ndodhte: e kisha dëgjuar në një mijë histori", shpjegon Melika.
Kur ajo mbërriti në qendrën e paraburgimit, i mbuluan sytë dhe e morën në pyetje.
“Më prekëm gjithandej, më goditën dhe më pyetën: i ke vënë zjarrin koshit? E keni bllokuar atë rrugë? Rrëfeni dhe asgjë nuk do të ndodhë me familjen tuaj. Më kishin ndjekur prej javësh, e dinin që isha pjesë e lëvizjes. Më liruan me kusht", tha ajo.
Melika thotë se është ndër “fatlumet” sepse nuk është përdhunuar por “vetëm” ngacmuar. Përdhunimet janë aq të zakonshme sa që vajzat në burg u kërkojnë familjeve që fillimisht të sjellin paketat e mëngjesit pas pilulave.
“Në qeli i kaloja ditët duke menduar se kur do të vinte radha ime”, tregon ajo. Ndërsa shton se nuk mund të veshë më rroba të ngushta nga frika e shikimeve mashkullore. Ajo nuk mund të jetë as në një dhomë me burra që nuk i njeh.
“Disa vajza vriten sepse janë shtatzënë. I heqin mitrën për të fshehur provat dhe më pas bëjnë sikur janë vetëvrarë”, shpjegon Aazam, e cila nga të dyja ka më shumë vështirësi në të folur.
"I dashuri im nuk më njeh më. Ai është një student universiteti, një intelektual me një dëshirë të madhe për të jetuar në një vend të lirë ku gratë dhe burrat kanë të drejta të barabarta. Niveli ynë i ndërgjegjësimit është aq i lartë sa askush nuk mund të na mashtrojë më as me Kuran, as me tortura," shton Melika.
"Ata e morën atë në një bastisje në universitet. Ata donin që ai të akuzonte një mik për vrasjen e një pasdaran: ai nuk u dorëzua kurrë. Ata e përdhunuan aq shumë sa iu desh ta çonin në spital për t'i qepur trupin e tij të zbërthyer. E kanë droguar dhe i kanë bërë elektroshok. Ai është një nga qindra të dënuarit me vdekje nga regjimi. Tani ai është i mbyllur në një spital psikiatrik dhe nuk e di më emrin e tij”, tregoi Azam.
Aazam thotë se kur ajo dhe prindërit e saj shkuan për ta parë atë, mjekët qanë. Ai ishte dashuria e jetës së saj, thotë ajo, dhe ka frikë se nuk do ta shohë më.
"Ai është 24 vjeç, por duket 90 vjeç, ai tashmë ka vdekur edhe nëse po merr frymë", tregon Azam.
Përshtatur nga Corriere.it
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot s...
Ana Bërnabiç SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në kat&e...
Kyrylo Budanov RUSI- Gjykata e Moskës ka lëshuar urdhër arrest për shefin e inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov. Me...
Volodymyr Zelenskyy KANADA- Kanadaja ka njoftuar sot një paketë ndihme mbrojtëse prej 28 milionë dollarësh gjatë Sa...
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës bën të ditur se bazuar në planifikimet e saj operacionale dhe në bashkërendi...
Elon Musk SHBA- Gjigandi i teknologjisë, Elon Musk po pëson tronditje në pasurinë e tij, pasi brenda 24 orëve ai ka humbur 13 mil...
KOSOVË- Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës - u bëri thirrje serbëve nga veriu i vendit që t’i ...
Foto Ilustruese RUSI- Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin afatin për të ulur me 15 për qind sasin&eu...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pretendon seNATO po tregon natyrën e saj agresive dhe vazhdon politikën ...
Sudan SUDAN- Grupi paraushtarak RFS që lufton ushtrinë në Sudan ka rënë dakord për një "armëpushim të plo...