LIVE UPDATES
Bota

Me kërkesë të SHBA, sot mbahet takimi për çështjen e Asociacionit në Kosovë, REL: Kurti është kundër, por duhet zbatuar marrëveshja

Diskutimi pritet të nisë në orën 10:00. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

31 Janar 2023, 08:31 Nga DOSJA
Me kërkesë të SHBA, sot mbahet takimi për
Foto Ilustruese

KOSOVË- Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë do të marrin pjesë sot në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë do të marrin pjesë sot në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutimi pritet të nisë në orën 10:00. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kundërshton themelimin e Asociacionit, teksa Serbia këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjet për të të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, SHBA-ja ka argumentuar se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, teksa u pyet për diskutimin e organizuar më 31 janar.

Kosova dhe Serbia më 2013 dhe 2015 arritën marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit e vitit 2015, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Janë gjithsej 23 pika të marrëveshjes që nuk janë në frymën e Kushtetutës, dhe ndër to është se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, pasi bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumicë, në këtë rast komuniteti serb.

Megjithatë, nenet që bien ndesh me Kushtetutën, sipas Gjykatës, mund të harmonizohen, në mënyrë që ky organ të formohet.

Pavarësisht kundërshtimit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova të respektojë marrëveshjet e arritura dhe të themelojë Asociacionin.

Kundërshtimi i Kosovës

Kryeministri Kurti, edhe në kohën kur ka qenë në opozitë, i ka parë si të dëmshme marrëveshjet për Asociacionin. Ai shpesh ka argumentuar se themelimi i një asociacioni njëetnik do të rrezikonte që në Kosovë të krijohej një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

“Natyrisht që Beogradi e dëshiron një Republikë Serbe brenda Kosovës, siç e ka në Bosnjë [dhe Hercegovinë]. Ju e dini që Serbia de jure e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën, por de facto nuk e njeh. Dhe, ata nuk e fshehin qëllimin e tyre për ta krijuar një Republikë Serbe [brenda Kosovës]. Ne konsiderojmë që një rrezik i tillë ekziston, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm, të jemi vigjilentë dhe të mos e lejojmë atë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 27 janar.

Madje, kryeministri Kurti në deklarime të tjera ka hedhur idenë edhe që Asociacioni të adresohet në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në bisedimet që zhvillohen në Bruksel. Edhe partitë e tjera opozitare në Kosovë janë shprehur kundër formimit të një Asociacioni që do të shkelte Kushtetutën. Megjithatë, opozita ka thënë se është përgjegjësi e ekzekutivit që Asociacioni të themelohet në bazë të aktit më të lartë juridik të shtetit.

Insistimi i Serbisë

Problemi kyç për themelimin e Asociacionit besohet se janë kompetencat që pritet të ketë ai. Kosova është shprehur kundër që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ashtu siç ka kërkuar Serbia. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, insiston në formimin e Asociacionit dhe shpesh ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë presion Kosova që të ndërmarrë hapa për jetësimin e tij. Në fillim të janarit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, deklaroi se SHBA-ja i ka premtuar Serbisë që formimi i Asociacionit do të nisë në janar.

Kërkesat e SHBA-së

Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se për ta, Asociacioni është prioriteti kryesor, teksa së bashku me Brukselin, po inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 janar deklaroi se për SHBA-në, “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”. Megjithatë, ai tha se Uashingtoni do të bëjë pjesën e tij për “ta çmitizuar Asociacionin në disa mënyra, sepse mendoj se ka shumë pasiguri lidhur me çfarë është Asociacioni dhe çfarë nuk është”.

Chollet ka qëndruar gjatë këtij muaji në Kosovë dhe Serbi, së bashku edhe me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përpjekje për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Chollet ka thënë se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë Asociacionin, dhe SHBA-ja pret që “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”. Në një shkrim autorial të publikuar më 30 janar, Chollet dhe Escobar thanë se ka pasur shumë diskutime për Asociacionin, por tani sipas tyre, ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, shkruan zyrtarët amerikanë.

Ata shtuan se Asociacioni do të shërbente për të përmirësuar jetën e serbëve, por edhe për krijimin e besimit dhe lidhjeve më të mira mes tyre dhe Qeverisë qendrore në Prishtinë. Ndërkaq, Escobar ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës, por nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”. Ai madje ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk formon Asociacionin, atëherë do të gjenden “partnerë alternativë”. I pyetur se cilët mund të jenë partnerët alternativë, ai ka përmendur shoqërinë civile, grupet multietnike, institutet, që sipas tij, mund të ndihmojnë që të krijojnë ide për themelimin e Asociacionit, pa prekur ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Një ditë para organizimit të diskutimit për Asociacionin nga Ambasada amerikane në Prishtinë, organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES),publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në bazë të sistemit juridik. I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Sipas FES, Asociacioni parashihet të ketë statutin, që duhet të miratohet nga kuvendet komunale të komunave pjesëmarrëse. Më pas ky statut, do të duhej të miratohej në Qeveri dhe do të hynte në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar nga kjo organizatë gjermane, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural. Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës