17 Janar 2023, 23:16
Nga k.m.
Matteo Messina Denaro
ITALI- Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro u arrestua në një klinikë private ku kurohej nga kanceri në zorrën e trashë. Siç duket edhe nga pamjet e sigurara nga mediat italiane, bosi i mafias, ishte maskuar me detaje për të mos u njohur. Në pamjet e mëposhtme, ai kishte vendosur një kapuç në kokë, maskë anti-COVID dhe syze.
Denaro kishte shkuar disa herë në këtë klinikë. Madje kishte kryer një operacion gjatë kohës së pandemisë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur ai ka shkuar në klinikën ku më pas do të arrestohej.
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
matteo messina denaro
Bota
17 Janar 2023, 23:20
k.m.
Mark Rutte
HOLANDË- Kryeministri holandez, Mark Rutte, sinjalizoi për “qëllimin” e tij që të dërgojë në...
Bota
17 Janar 2023, 23:09
k.m.
Henry Kissinger
SHBA- Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, tha më 17 janar se pushtimi rus tregon se nuk ka më arsye që Ukrain...
Bota
17 Janar 2023, 22:44
k.m.
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka pushuar nga puna 40 ushtarë që ruanin rezidencë...
Bota
17 Janar 2023, 22:00
k.m.
Pamje nga lufta
BAKHMUT- Një ekskavator nxjerr copa të mëdha dheu kafe buzë rrugës, duke depozituar papastërtitë në...
Bota
17 Janar 2023, 21:35
k.m.
Joe Biden
UASHINGTON- Presidenti Joe Biden do të udhëtojë të enjten në bregdetin qendror të Kalifornisë për të...
Bota
17 Janar 2023, 21:23
A.B
Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez
BARCELONË- Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë një histori të bukur romantike. Ç...
Bota
17 Janar 2023, 21:05
A.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz shprehu besimin e tij se ekonomia gjermane do të shmangë përfundimisht recesionin këtë...
Bota
17 Janar 2023, 20:38
A.B
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç ishte sot në Shtëpinë e Gardës së U...
Bota
17 Janar 2023, 20:27
k.m.
Solomon Peña
SHBA- Një ish-kandidat republikan për legjislaturën në Nju Meksiko është arrestuar pasi pretendoi se kish...
Bota
17 Janar 2023, 20:28
A.B
Autobusi
BRITANI E MADHE- Një autobus dykatësh në Angli është përmbysur duke plagosur dhjetëra persona. Mjeti me 71...