LIVE UPDATES
Bota

Mbyllën universitetet për vajzat dhe gratë në Afganistan, OKB i bën presion talebanëve: Islami nuk e kërkon këtë

Gordon Brown u kërkon më shumë liderëve në vendet islamike të denoncojnë masën që ndalon gratë afgane nga arsimi i lartë.

23 Dhjetor 2022, 23:11 Nga k.m.
Mbyllën universitetet për vajzat dhe gratë në Afganistan,
Pamje nga protesta

AFGANISTAN- I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për arsimin global u ka bërë thirrje vendeve islamike që të dënojnë një masë të talebanëve që ndalon studentet femra nga universitetet, e fundit në një seri kufizimesh të vendosura ndaj grave në Afganistan.

"Kjo është një nga ditët më të trishtuara për ata që shqetësohen për të drejtat e grave dhe vajzave,"-tha Gordon Brown në lidhje me vendimin këtë javë nga Ministria e Arsimit të Lartë të udhëhequr nga talibanët. Në një intervistë me Al Jazeera të transmetuar të premten, Brown tha se ekonomia afgane do të dëmtohej në afat të gjatë nëse gratë nuk lejohen të trajnohen si mjeke, mësuese, studiuese, shkencëtarë dhe për profesione të tjera.

“Mënyra se si mund ta trajtojmë këtë është që të gjithë liderët tanë në vendet muslimane të protestojnë dhe të thonë se Islami nuk e kërkon këtë,”-tha ai.

Në një editorial të botuar në gazetën britanike The Guardian, Brown vuri në dukje se çdo vend në botën myslimane, përveç Afganistanit të drejtuar nga talibanët, është i përkushtuar publikisht ndaj qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së që çdo fëmije t'i sigurohet akses në "arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë" deri në vitin 2030.  Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të enjten se ndalimi nuk ishte "as islamik dhe as njerëzor". Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij jemenas, Cavusoglu u kërkoi talebanëve të anulonin vendimin.

“Çfarë dëmi ka shkollimi i grave? Çfarë dëmi i bën Afganistanit? A ka ndonjë shpjegim islamik? Përkundrazi, feja jonë, Islami, nuk është kundër edukimit. Përkundrazi, inkurajon arsimin dhe shkencën,"- tha Çavusoglu. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite shprehu "habinë dhe keqardhjen" për gratë afgane që u mohohet arsimi universitar. Në një deklaratë të mërkurën vonë, ministria tha se vendimi ishte "befasues në të gjitha vendet islamike".

Që nga kthimi në pushtet pas tërheqjes së trupave amerikane në vitin 2021, talebanët janë tërhequr nga premtimi i tyre për të garantuar të drejtat e vajzave për t'u arsimuar dhe liri të tjera. Në mars, ndaluan vajzat nga arsimi i mesëm, duke i shtrirë më vonë kufizimet në arsimin fillor dhe më në fund në arsimin e lartë. Grupi argumenton se rregullat e tij janë në përputhje me interpretimin e tyre të Islamit. Studentet femra afgane protestuan kundër masave të premten në Kabul, por protestat u mbyllën shpejt.

okb afganistan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale