LIVE UPDATES
Bota

Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve nga komunat në veri të Kosovës, peticioni firmoset edhe nga përfaqësuesit e Listës Srpska

Përfundoi mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kososvës. Peticioni me nënshkrimet është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Srpska.

23 Janar 2024, 14:41 Nga I.A
Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve nga komunat
Kosove

KOSOVË- Në katër komunat në veri të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe, ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë. Në prill të vitit të kaluar serbët e atjeshëm bojkotuan zgjedhjet lokale, por me një pjesëmarrje minimale të komuniteteve tjera në zgjedhje u zgjodhën kryetarët shqiptarë në katër komuna; Veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryesuesit serbë të grupeve inicuese të mbledhjes së nënshkrimeve, thanë se janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme që do ta mundësonin më pas mbajtjen e një referendumi të nevojshëm për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila në prill të vitit të shkuar pati bojkotuar zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Peticionet duhet t’i dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin është dashur ta nënshkruajnë së paku 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues. Këto shifra përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna, e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ të qeverisë së Kosovës i miratuar muaj më parë me kërkesë edhe të bashkësisë ndërkombëtare që në këto komuna të organizohen zgjedhje të reja.

Peticionet me nënshkrime të votuesve të regjistruar duhet t’u dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale, të cilët kanë tri ditë kohë për t’ia përcjellë ato Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre. Hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Szunyog: Me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Krei i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e mirëpriti vendimin e serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kornizën ligjore për të mbledhur nënshkrime për peticionin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. “Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, mbetet e rëndësishme”, shkroi Szunyog, në platformën X.

Me 3 qershor të vitit 2023, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i kërkuan Kosovës që sa më shpejt të organizojë zgjedhje në veri, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së më 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin, se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, pati thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj me shoqërimin e policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që eskaluan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it.

Serbët nuk i pranojnë kryetarët shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri.

Përderisa nuk ndodh kjo, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Marrë nga DW

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës