LIVE UPDATES
Bota

Masat ndëshkuese të vendosura një vit më parë, KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

10 Maj 2024, 12:15 Nga r.ll
Masat ndëshkuese të vendosura një vit më parë, KE:
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tjera, do të kualifikohet për t’i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, nëse i përmbush kushtet e kërkuara. Por, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjen e Radios Evropa e Lirë (REL) nëse masat e tanishme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës do të vlejnë edhe për mjetet nga kjo paketë e veçantë financiare.

“Kosova, sikur edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, konsiderohet e kualifikuar për fondet nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet për pagesa”, tha Pisonero për REL.

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit. Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh. Autoritetet kosovare argumentojnë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e këtyre masave.

BE-ja është duke e shqyrtuar tani heqjen shkallëzore apo të menjëhershme të këtyre masave. Për këtë pritet një raport i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Ndërkohë, në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që u miratua zyrtarisht së fundmi për Ballkanin, Pisonero e ka përsëritur se, për Kosovën dhe Serbinë, parakusht për të përfituar pagesa nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

“Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh për gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor paraqet një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për t’ië forcuar kushtet socio-ekonomike. Po ashtu, ai parasheh edhe qasje progresive në tregun unik të BE-së, me kusht që të arrihet përparim edhe në tregun e përbashkët rajonal dhe mekanizmat për reforma intensive” shtoi ajo.

Ajo nënvizoi se Plani i Rritjes nuk është alternativë për procesin e zgjerimit në BE-së, “por është një ofertë, e cila do ta ndihmojë dhe përshpejtojë këtë proces”. Pisonero ka përsëritur se janë disa kushte të rrepta që do të kërkohen nga vendet e rajonit për të siguruar pagesat nga kjo paketë.

“Pagesat nga paketa e rritjes do t’iu nënshtrohen kushteve strikte. Kjo nënkupton edhe reformat në fushat kryesore edhe ato socio-ekonomike. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ka një parakusht të përgjithshëm që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve të tyre përkatëse, që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin e zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, nënvizoi ajo.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Pisonero u bëri jehonë deklaratave të vazhdueshme të zyrtarëve të BE-së se zbatimi i këtyre marrëveshjeve është thelbësor në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së, pasi i cilëson ato si detyrim për të dyja palët./REL

kosove ke ana pisonero

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet