LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur, autorin e ekzekutoi një qytetar. 3 ditë zie

• Masakër në Malin e Zi. 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave ka dy fëmijë. E gjitha ka ndodhur prej Vuk Boriloviç, 34 vjeç, i cili për arsye të pashpjegueshme mori një armë zjarri dhe vrau qiramarrësit e tij. • Ngjarja e rëndë ndodhi në Çetinje të Malit të Zi, rreth orës 16:00. • Boriloviç hapi zjarr dhe më pas mori në telefon kryefamiljarin duke e informuar se i kishte masakruar gruan dhe fëmijët. • Më pas, plagosi të tjerët dhe një nga efektivët që mbërritën në vendin e ngjarjes. • 34-vjeçari u qëllua nga një qytetar pasi nuk iu përgjigj thirrjeve për t'u dorëzuar. • Madje gjatë negociatave, plagosi dhe një polic. • Të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. • Njëri është në rrezik. • Ndërkohë hetimet kanë nisur për të zbuluar shkaqet e nisjes së sherrit. • Mali i Zi ka shpallur tre ditë zie për masakrën e ndodhur.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Masakra me 10 të vrarë, historiku i masakrave që ka njohur Mali i Zi, datojnë nga 1992

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Mali i Zi

MALI I ZI- Vetëm një ditë pas krimit e masakrës me 10 të vrarë, Vijesti sjell një përmbledhje të ngjarjeve më të rënda që ka njohur Mali i Zi.

30 vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviç, vetëm 22 vjeç ekzekutoi 9 persona në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja. Më pas, edhe vetë autori u vra.

Një vit më vonë, në Çokrije në komunën e Bjelopoljes, 14-vjeçari Momçilo Ceroviç vrau familjen e tij, prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën 3-vjeçare dhe më pas u vetëvra. 

Në vitin 1993, në Bijelo Polje, Novo Soshiç, 44 vjeç eliminoi katër anëtarë të familjes në shtëpinë e tij. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç. I mbijetuari i vetëm ishte një djalë 11-vjeçar.

Në vitin 2001, një ndërtesë u shpërthye me lëndë plasëse dhe Srgjaan Stamenkoviç nga Nishi e pesë persona të tjerë mbetën të vrarë.

Në vitin 2006, natën e ndërrimit të viteve, Milan Zekoviç vrau një familje prej 5 anëtarësh në Zelenica, Herceg Novi.

Në vitin 2012, ish-polici Slavko Miloviç nga Andrijevica vrau tre persona në Rijeka Marseniç. Ai ekzekutoi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën. Më pas u vetëvra. 10 vite pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Mali i Zi njohu një tjetër masakër. 34-vjeçari Vuk Boriloviç qëlloi 10 persona, duke u marrë jetën edhe dy fëmijëve. Ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën. Boriloviç u vra nga një qytetar në zonë, Nenad Neno Kaluđeroviç, që për qytetarët e tjerë, tashmë është hero.

3 VITE ME PARE

“Një i vdekur ishte i shtrirë në portën time”/ Dëshmitë rrëqethëse nga masakra ne Cetinjë: Njerëzit vraponin të shpëtonin

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Varrezat

Njëri prej banorëve thotë se është i habitur nga ngjarja, pasi në sjelljen e tij nuk shfaqte apo tregonte se mund të ishte i rrezikshëm. Por një tjetër mendon se ngjarja mund të ishte parandaluar, shkruan Vijesti.

“Kohët e fundit, ndoshta edhe në muajt e fundit, nuk ishte më Vuku që njihnim më parë. Mund të themi se ai vazhdimisht kishte ndjenjën se dikush po e përndiqte – thotë një prej banorëve në Cetinjë.

Në lagjen ku ndodhi masakra dje nuk dëgjohet asgjë. Në një nga shtëpitë ku janë vrarë njerëz, janë mbledhur të afërmit, ndërsa në ballkon shihen persona me të zeza.

“ Një i vdekur dje ishte shtrirë në portën time. Gruaja ime ishte aty me fëmijët kur filluan të shtënat, në njëfarë mënyre arriti t’i tërhiqte në shtëpi dhe të mbyllej – thotë një banor.

“Vrau djalin te dera, dhe më pas edhe vëllain e tij më të vogël që tentoi të fshihej. Ai vrau nënën e tyre për herë të tretë. Pastaj thirri burrin e Natashës dhe i tha: Unë vrava familjen time”

“Ai doli nga shtëpia dhe 80 metra larg saj filloi të qëllonte me radhë ndaj të gjithëve. Ai vrau xhaxhain e tij që u përpoq të arsyetonte me të. Njerëzit vraponin në rrugë, mbylleshin, e ai ecte rrezikshëm tyre” rrëfen një tjetër banor, dëshmitar i masakrës. 

3 VITE ME PARE

“Personi që pastroi rrugën nga demonët, HERO”/ Ja kush e vrau autorin e masakrës në Mal të Zi

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Nenad Neno Kaluđeroviç

MAL I ZI- Personi që shihni në foto është Nenad Neno Kaluđeroviç, qytetari hero në Mal të Zi i cili eliminoi ‘demonin kaotik’ Vuk Boriloviç që vrau 10 persona dhe plagosi 6 prej tyre. Fotoja e tij është përhapur kudo në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungojnë komentet që e cilësojnë hero.

“Njeriu që pastroi rrugët e Cetinjës nga demonët! Hero, hero! Ju shpëtuat disa jetë sot! Burgu nuk është për ty sepse nuk ke shkelur ligjin, ke mbrojtur veten, ke shpëtuar një numër të madh të fqinjëve, kumbarëve, miqve. I gjithë Mali i Zi është me ju në këto kohë të vështira!”

POSTIMI I PLOTË:

34-vjeçari Boriloviç qëlloi 10 persona, një familje të tërë dhe çfarë t’i dilte përpara, duke u marrë jetën edhe dy fëmijëve, ndërsa 6 persona të tjerë ndodhen në spital, pasi gjithashtu ishin viktima të të shtënave të tij. 

3 VITE ME PARE

Profil- Kush është Vuk Boriloviç, 'përbindëshi' që vrau 10 persona ishte punëtor model

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Vuk Boriloviç

MAL I ZI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me 34-vjeçarin Vuk Boriloviç, i cili është autori për masakrën në Cetinje. Mediat serbe kanë bërë me dije se Vuk kishte punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet, dhe kishte mbajtur rolin e shefit të shërbimit të higjienës së mjedisit.

Kolegët e përshkruanin si një njeri punëtor por së fundmi kishte rënë në sy se ishte kthyer në një “ujktëi vetmuar”. Shkonte në punë, bënte atë që duhej të bënte dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Vuk Boriloviç ka vrarë dje 10 persona në Cetinje dhe më pas është vrarë nga Policia.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, pas së cilës e ka telefonuar bashkëshortin e vrarë dhe i ka treguar se çfarë kishte bërë. Më pas, sipas të njëjtave burime, ai vazhdoi sulmin, duke shtënë në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve. 

3 VITE ME PARE

“Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi telefonoi qiradhënësin pasi i vrau fëmijët dhe gruan

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
masakra ne Malin e Zi

MAL I ZI- Detaje të reja janë zbuluar nga masakra e ndodhur ditën e djeshme në Malin e Zi ku 34-vjeçari Vuk Boriloviç ka vrarë dhjetë persona në Cetinjë, derisa më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga policia.

Autoritetet atje kanë treguar edhe me detaje se si Boriloviç vrau fqinjët e tij rend nëpër shtëpitë e tyre dhe para familjarëve të tyre. Ai e kishte filluar nga shtëpia e qiramarrësit e tij kur hyri në banesën e tyre rreth orës 15:30 dhe vrau 11 vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinoviç.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar edhe babanë e fëmijëve dhe burrin e Natashas, Millosh Martinoviç dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde”.

Për 45 minuta të tjera, Boriloviç me armë gjuetie në dorë shkoi edhe në shtëpitë e fqinjve të tjerë, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Masakra ndodhi më 12 gusht ku një 34-vjeçar me inicialet Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 11 të tjerë në Cetinjë të Malit të Zi. Pas mbërritjes së policisë autori ka vijuar të qëllojë kundët efektivëve ku më pas është ekzekutuar ngë një bashkëqytetar. Kyreministri i vendit Dritan Abazoviç ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe ka shpallur 3 ditë zie në vend.

3 VITE ME PARE

KRONOLOGJIA- Fillimisht vrau fëmijët, si ndodhi masakra në Cetinje, hakmarrja e përgjakshme zgjati 45 MINUTA!

 

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Vuk Boriloviç

 

MAL I ZI- Vuk Boriloviç nga Cetinja, dje vrau 10 persona, e plagosi 6 të tjerë. Autoritetet thonë se ende nuk e kanë zbuluar arsyen se përse Boriloviç (34 vjeç) vendosi të kryente atë "akt të urryer", derisa u qëllua për vdekje nga Policia. Por si ndodhi tragjedia e madhe dhe si u vra Boriloviç?

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau njëmbëdhjetë vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre - Natasha Pajović Martinoviç, e cila kishte dalë në dritare. Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë dhe bashkëshortin e tyre, Millosh Martinoviçin dhe i ka thënë: Kam vrarë familjen tënde dhe timen.

Në 45 minutat e ardhshme, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar - Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32 vjeç). Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun (56), i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviç (37), e më pas dajën e tij Goran Gjurishiç (54), dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra (52) dhe Danijela Radunoviç (51). Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë - Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviç, Mileva Ramadanoviç dhe Darinka Çelebiç, si dhe polici Ljubisha Maksimoviç, i cili po përpiqej ta qetësonte vrasësin.

Ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit plagosi rëndë edhe një polic, e për asnjë moment nuk iu bind thirrjeve për t'u dorëzuar, ndaj dhe efektivët e Policisë u detyruan që ta qëllonin për vdekje. Aktualisht 6 nga të plagosurit e Boriloviç ndodhen në spital, ku njëri është në gjendje të rëndë për jetën./ Kurir

3 VITE ME PARE

Masakra me 11 viktima në Cetinjë, Osmani: Kosova qëndron me Malin e Zi

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e saj për 11 viktimat e masakrës së Cetinjës në Malin e Zi.

Në një postim në Twitter Osmani u shpreh se Kosova i qëndron pranë Malit të Zi dhe i uroi shërim të shpejtë dhjetëra personave që mbetën të plagosur.

E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, familjeve që humbën të dashurit e tyre u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani.

Masakra ndodhi më 12 gusht ku një 34-vjeçar me inicialet Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 11 të tjerë në Cetinjë të Malit të Zi. Pas mbërritjes së policisë autori ka vijuar të qëllojë kundët efektivëve ku më pas është ekzekutuar ngë një bashkëqytetar. Kyreministri i vendit Dritan Abazoviç ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe ka shpallur 3 ditë zie në vend.

3 VITE ME PARE

Masakra në Cetinjë, kryeministri Abazoviç shpall tre ditë zie në Malin e Zi

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Abazovic

MAL I ZI- Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi, ka bërë të ditur prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq.

Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë. Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetë. Sipas deklaratës së prokurores Nastiq dhënë për televizionin Vijesti, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar.

Pesë orë pas tragjedisë, drejtori i policisë, Zoran Bërgjanin, ka thënë se sipas informacioneve të policisë, rreth orës 15:30 të datës 12 gusht, 34-vjeçari me inicialet V.B. nga Cetinja ka qëlluar me armë në drejtim të një familjeje, anëtarët e të cilës ishin qiramarrës në shtëpinë e tij, në vendbanimin Medovina.

“Në këtë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri 11 vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në spital nga plagët e marra. Më pas ai ka dalë dhe ka qëlluar banorët të kësaj lagjeje me të njëjtën armë zjarri, me ç’rast u ka marrë jetën shtatë personave të tjerë, ndërsa gjashtë të tjerë i ka plagosur”, ka shpjeguar Bërgjanin.

Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë një polic, ka deklaruar drejtori i policisë, duke shtuar se nuk dihet se çfarë e ka motivuar V.B. që ta kryejë këtë akt, me ç'rast edhe ai vetë është privuar nga jeta.

Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Cetinjës, ndërsa të tjerët në Podgoricë.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviq në Telegram.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik./REL/

3 VITE ME PARE

Masakra në Malin e Zi, autorin e vrau një qytetar, mes viktimave janë dy fëmijë

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Mali i Zi

MALI I ZI- Prokurorja që po ndjek masakrën me dhjetë të vrarë në Malin e Zi, Andrijana Nastiç, njoftoi për mediat se janë gjetur nëntë persona të vdekur në vendin ku ka ndodhur sulmi.

Ajo shtoi se dy të tjerë kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike për shkak të plagëve të marra. Prokurorja tha se në mesin e viktimave janë 2 fëmijë. Ndërsa autori i masakrës, 34-vjeçari rezulton të jetë vrarë nga një qytetar dhe jo policia, siç u raportua më herët.

3 VITE ME PARE

Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, Abazoviç: Jemi me familjet e viktimave të pafajshme

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi ka reaguar pas tragjedisë që ka tronditur vendin këtë pasdite. Në një postim në Telegram, Abazoviç ka bërë lutje për ngushëllim për të gjithë familjarët e 10 personave që u vranë në Cetinje.

 “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kryeqytetit të Cetinjës,”- tha Abazovic në Telegram.

34-vjeçari Vuçko Boriloviç ka vrarë sot 10 persona dhe ka plagosur 11 të tjerë. Gjithçka ndodhi pas një konflikti në familje. Ndërhyrja e policisë nuk e ka bindur të riun të dorëzohej, ai ka qëlluar edhe në drejtim të efektivëve që e kanë ekzekutuar më pas. Mes viktimave ka fëmijë.

3 VITE ME PARE

Identifikohet autori i masakrës në Malin e Zi, u vra pasi qëlloi mbi efektivët

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Vendi ku ndodhi tragjedia në Malin e Zi

MALI I ZI- Vuçko Boriloviç është 34-vjeçari, autori i vrasjes së 10 personave në Malin e Zi. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme pas orës 16:00 në Cetinje. 34-vjeçari shkoi në shtëpinë e një familjeje në Medovina me të cilët debatoi. Pas sherrit, ai qëlloi me armë duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë. Mbërritja e policisë nuk e bëri të riun që të lëshonte armën dhe të dorëzohej.

Ai qëlloi edhe në drejtim të efektivëve, të cilët më pas iu kundërpërgjigjën me armë duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin. Mes të vrarëve ka edhe të mitur dhe një prej të plagosurve është efektiv policie, por ende nuk janë zbardhur të tjera detaje mbi ngjarjen. Nuk dihet sae cili ka qenë shkaku që ka sjellë sherrin që u mbyll me këtë bilanc tragjik.

3 VITE ME PARE

TRAGJEDI në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 10 persona, plagos 11 të tjerë, mes viktimave ka edhe fëmijë

Masakër në Malin e Zi, 11 të vrarë e 6 të plagosur,
Vendi ku ndodhi tragjedia në Malin e Zi

MALI I ZI- Tragjedi me 11 viktima dhe 10 të plagosur në Malin e Zi! Një 34-vjeçar me inicialet V.B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 10 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cetinja, pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 16:00.

 

34-vjeçari shkoi në shtëpinë e një familjeje në Medovina me të cilët debatoi. Pas sherrit, ai qëlloi me armëduke vrarë disa dhe duke plagosur persona të tjerë. Mbërritja e policisë nuk e bëri të riun që të lëshonte armën dhe të dorëzohej. Ai qëlloi edhe në drejtim të efektivëve, të cilët më pas iu kundërpërgjigjën me armë duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

Me vrasjen e autorit, bilanci i tragjedisë shkoi në 11 të vrarë dhe 10 të plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, se çfarë e ka nisur debatin mes të riut dhe familjes tjetër, gjë që çoi në shkaktimin e kësaj tragjedie. Ende nuk janë zbardhur identitetet e viktimave apo të të plagosurve, por bëhet me dije se të plagosurve është edhe një polic. Mes të vrarëve ka edhe të mitur.

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

mali i zi masaker me 10 te vrare ne malin e zi masakra ne malin e zi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës