LIVE UPDATES
Bota

Marshi i njëqindtë në Cetinë në mbështetje të Ukrainës

Në marshin protestues të njëqindtë, qytetarëve të Cetinës u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Ukrainës dhe qytetarët e atij vendi, të cilët po qëndrojnë në Mal të Zi

4 Qershor 2022, 08:36 Nga DOSJA
Marshi i njëqindtë në Cetinë në mbështetje të
Foto ilustruese

Në ditën e njëqindtë të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, më 3 qershor, u mbajt marshi i njëqindtë protestues i qytetarëve të Cetinës, në mbështetje të Ukrainës.

Qytetarët mbanin pankarta “Ukraina është Termopile e Evropës”, “Kjo luftë ka të bëjë me secilin prej nesh”, “Kaltër-verdhë dhe jo bota ruse-serbe”, si dhe fjalët e shkrimtarit Andrei Nikolaidis “Qëndrimi ndaj Ukrainës është test etik i kohës tonë”.

Cetina është i vetmi qytet në Ballkan, por edhe në Evropë, ku çdo ditë organizohen tubime në mbështetje të Ukrainës, ku pjesëmarrësit lyejnë çdo ditë një pllakë në Sheshin e Pallatit, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Siç tha për Radion Evropa e Lirë një nga organizatorët e tubimeve, Stefan Todoroviq, marshet mbështetëse të deritanishme do të marrin një koncept të ri.

“Grupet joformale do të formohen për të ofruar një formë të re ndihme për popullin ukrainas në bashkëpunim me Ambasadën e atij vendi. Ajo do të përfshijë integrimin e refugjatëve ukrainas në shoqërinë malazeze, organizimin e aksioneve humanitare, manifestimeve dhe ngjarjeve kulturore, artistike dhe edukative”.

Ndaj, siç paralajmëroi ai, marshet në të ardhmen do të organizohen më datën 24 të çdo muaji. Në marshin protestues të njëqindtë, qytetarëve të Cetinës u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Ukrainës dhe qytetarët e atij vendi, të cilët po qëndrojnë në Mal të Zi.

“Për më shumë se tre muaj, Ukraina është duke u mbrojtur heroikisht nga sulmi brutal i Federatës Ruse, duke paguar shtrenjtë jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e saj në luftën kundër agresorëve, por edhe për lirinë e të gjithë Evropës dhe për vlerat demokratike të botës së qytetëruar”, tha ambasada e Ukrainës në Mal të Zi, në prag të protestës.

Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën nga Mali i Zi dhe popullin e tij mik, veçanërisht për pjesëmarrësit në marshet e mbështetjes për Ukrainën, që mbahen çdo ditë në Cetinë që nga fillimi i luftës, Ambasada e Ukrainës zgjodhi selinë e Malit të Zi për të shënuar një datë simbolike – ditën e njëqindtë të luftës në Ukrainë, thuhet në njoftim.

Me rastin e ditës së njëqindtë të pushtimit rus të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Judy Rising Reinke u bëri thirrje të gjithë qytetarëve paqësorë të Malit të Zi që të solidarizohen me Ukrainën dhe të dënojnë Rusinë për brutalitetin e pamëshirshëm ndaj populli ukrainas.

“Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët dhe pajisjet që i nevojiten për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për ata që janë prekur nga lufta brutale dhe e pakuptimtë e Kremlinit”, tha Reinke në një tekst autorial, më 3 qershor. Rusia aktualisht ka pushtuar rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës dhe në mesin e qytetarëve të saj që u dërguan me forcë në Rusi, janë rreth 200,000 fëmijë, tha më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai vlerësoi se situata në lindje të vendit është shumë e vështirë, se linjat e betejës shtrihen për më shumë se 1000 kilometra dhe se Ukraina i humbë deri në 100 ushtarë në ditë.

Në fund të majit, qeveria ukrainase vlerësoi se që nga fillimi i agresionit ushtarak në atë vend, Rusia ka humbur më shumë se 30,000 ushtarë. Rreth 6.8 milionë njerëz u larguan nga Ukraina për shkak të pushtimit rus.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare