LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim

Zyrtarët e administratës theksuan vazhdimisht se nuk do të ketë një marrëveshje të menjëhershme, pavarësisht përparimit të dukshëm në bisedime gjatë fundjavës.

25 Maj 2026, 09:05 Nga I.A
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati
Rubio dhe Trump

SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja dhe Irani janë më pranë një marrëveshjeje bërthamore se kurrë në vitet e fundit, por theksoi se ajo ende nuk është përfundimtare dhe se disa çështje kryesore mbeten të hapura.

Duke folur në një bisedë informuese me gazetarët, zyrtarë të lartë amerikanë thanë se negociatat me Iranin janë rreth “90-95%” të përfunduara dhe se marrëveshja e re pritet të jetë ndryshe nga ajo e arritur gjatë kohës së presidentit Barack Obama, nga e cila Trump u tërhoq gjatë mandatit të tij të parë.

“Ajo nuk është negociuar ende plotësisht. Prandaj, mos i dëgjoni humbësit, që kritikojnë diçka për të cilën nuk dinë asgjë”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

“Ndryshe nga ata para meje, që do të duhej ta kishin zgjidhur këtë problem shumë vite më parë, unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, shtoi ai.

Zyrtarët e administratës theksuan vazhdimisht se nuk do të ketë një marrëveshje të menjëhershme, pavarësisht përparimit të dukshëm në bisedime gjatë fundjavës.

“Nuk kemi arritur ende aty”, tha një zyrtar i lartë më 24 maj. “Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje sot apo nesër”, theksoi ai.

Përparimi më i madh në negociata duket se lidhet me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat, prej kohësh, janë pengesë kryesore në bisedime.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës Trump, Teherani ka rënë dakord “në parim” që të heqë dorë nga rezervat e uraniumit pranë nivelit për armë bërthamore, megjithëse ende janë duke u negociuar mënyrat e zbatimit dhe verifikimit.

“Çështja është se si do të bëhet kjo”, tha zyrtari, duke kundërshtuar pretendimet se Irani ka refuzuar ta dorëzojë materialin.

Aktualisht, Irani posedon mbi 440 kilogramë uranium të pasuruar në 60 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore - një nivel shumë përtej nevojave civile dhe vetëm një hap teknik larg nivelit për armë bërthamore.

Burimet iraniane sugjerojnë se një nga zgjidhjet mund të jetë hollimi i uraniumit nën mbikëqyrjen ndërkombëtare të agjencisë bërthamore të OKB-së.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan tha se është duke u diskutuar një kornizë që parashikon një afat 60-ditor për finalizimin e një marrëveshjeje të plotë.

Zyrtarët e administratës Trump argumentojnë se korniza e re e marrëveshjes bazohet në kushte të rrepta dhe mekanizma të fortë zbatimi, për dallim, sipas tyre, nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 (JCPOA).

Ata përdorin vazhdimisht shprehjen “pa pluhur, pa dollarë” për të përshkruar strukturën e marrëveshjes së propozuar.

Sipas kësaj kornize, Irani do të përfitojë lehtësim gradual të sanksioneve vetëm pasi të përmbushë disa detyrime konkrete, përfshirë eliminimin e rezervave të uraniumit të pasuruar dhe ndalimin e ndërhyrjeve në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Nuk do të ketë lehtësim pa e përmbushur Irani fillimisht pjesën e tij të marrëveshjes”, tha një zyrtar.

Zyrtarët theksuan, gjithashtu, se SHBA-ja nuk do t’i dërgojë Iranit pagesa direkte në para - një referencë e qartë ndaj kritikave të kahershme të republikanëve ndaj administratës së Obamës.

“Nëse ata nuk i përmbushin zotimet e tyre, atëherë nuk përfitojnë asgjë. Ne kemi vendosur mekanizma zbatimi”, tha një zyrtar.

Sipas administratës amerikane, Irani ka rënë dakord “në parim” që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, pa pengesa apo tarifa për anijet tregtare, ndërsa, në këmbim, Uashingtoni do t’i lehtësojë masat e tij të bllokadës detare.

Megjithatë, zyrtarët theksuan se opsionet ushtarake mbeten në tryezë, nëse diplomacia dështon.

“Kemi alternativa. Mund t’u rikthehemi goditjeve ushtarake nëse nuk arrihet marrëveshja”, tha një zyrtar.

Zyrtarët e administratës e paraqesin këtë proces jo vetëm si një marrëveshje për çështjet bërthamore, por edhe si pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndikuar në balancat e brendshme të pushtetit në Iran.

“Qëllimi kryesor është të fuqizohen elementet më të moderuara në Iran, në mënyrë që të zbehet ndikimi i linjës së ashpër”, tha një zyrtar, duke shtuar se, sipas inteligjencës amerikane, të moderuarit janë duke fituar terren, edhe pse konservatorët e fortë vazhdojnë të kenë kontroll të konsiderueshëm.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë qartë nëse presioni ushtarak apo sanksionet ekonomike kanë ndikuar më shumë në ndryshimin e qëndrimit të Teheranit, por pranuan se negociatorët iranianë janë duke bërë lëshime - veçanërisht për pasurimin e uraniumit.

Zyrtarët zbuluan, gjithashtu, se Trump u ka bërë trysni liderëve rajonalë, përfshirë ata nga Arabia Saudite, Katari dhe Pakistani, që të mbështesin një proces më të gjerë normalizimi në rajon, që përfshin edhe Izraelin - një kërkesë që, sipas raportimeve, i ka zënë në befasi disa prej tyre.

“Kishte heshtje në linjë dhe Trump bëri shaka, duke pyetur nëse janë ende aty”, tregoi një zyrtar amerikan.

Aktualisht, Shtëpia e Bardhë është duke bërë përpjekje të shfaqë optimizëm të kujdesshëm.

Zyrtarët këmbëngulin se ka ende shumë punë, përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Nuk ka marrëveshje, derisa të ketë marrëveshje”, tha një zyrtar./REL

donald trump marco rubio.

Sondazh

Poll
Bota 25 Maj 2026, 08:46 I.A

Aleanca të reja në Gjirin Persik

Nga të gjitha pamjet, duket vërtet sikur Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zgjedhur një anë si rezultat i luftës së SHBA-s&eu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës