22 Shkurt 2024, 14:28
Nga r.ll
hyeong do kwon
MAL I ZI- I ashtuquajturi “mbreti i kriptomonedhës”, Hyeong Do Kwon do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ku po ndiqet penalisht për vepra penale të kryera në fushën e operacioneve financiare, njoftoi Gjykata e Lartë e Podgoricës.
Vendimi për ekstradimin e Do Kwon-it në SHBA erdhi pasi Gjykata e Apelit urdhëroi Gjykatën e Lartë të vendosë nëse "mbreti i kriptomonedhës" duhet të ekstradohet në Korenë e Jugut apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vendimet e mëparshme, Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se kushtet për ekstradimin e Do Kwon-it ishin plotësuar dhe ia la Ministrit të Drejtësisë, Andrej Miloviç, të vendoste se cilit prej vendeve kërkuese do t'i jepte përparësi.
“SHBA është partneri ynë kryesor i politikës së jashtme, ne duam të nënshkruajmë një marrëveshje dypalëshe ekstradimi sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të krijojmë një kornizë ligjore për ekstradimet e ardhshme”, tha Miloviç.
Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë, i njohur si SEC, ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi ekstradimin e të pandehurit Hyeong Do Kwon, shtetasit korean të akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për mashtrim me kriptomonedha.
I akuzuari Do Kwon dyshohet se ka shkaktuar më shumë se 40 miliardë dollarë humbje si pasojë e përmbysjes së kompanisë që themeloi kriptomonedhën Terra.
Ai u arrestua nga policia malazeze në aeroportin e Podgoricës derisa po udhëtonte për Dubai me pasaportë të falsifikuar. Ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar.
Sipas Ministrisë malazeze të Drejtësisë, Komisioni amerikan po ashtu ka kërkuar nga zyrtarët malazezë që të marrin në pyetje të akuzuarin Do Kwon për të përmbushur procedurat civile në Shtetet e Bashkuara.
Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë ka ngritur padi ndaj Do Kwon-it në gjykatën e Nju Jorkut.
Arrestimi i tij tërhoqi vëmendjen e publikut botëror, pasi ai është një nga personat më të kërkuar që akuzohet për një mashtrim përmes kriptomonedhave./VOA
mal i zi hyeong do kwon
Bota
22 Shkurt 2024, 14:22
M.B
Fermerët
SLLOVAKI- Fermerët nga Republika Çeke, Sllovakia dhe vende të tjera të Evropës Qendrore protestuan përgjat&eu...
Bota
22 Shkurt 2024, 14:03
M.B
Dasha Navalnaya dhe Yulia Navalnaya
MOSKË- Gruaja e Alexei Navalny, Yulia tha sot se ajo dhe vajza e saj Dasha ishin së bashku dhe ngush&...
Bota
22 Shkurt 2024, 13:48
E.d
Mark Rutte
SHBA- Presidenti Joe Biden po mbështet kryeministrin holandez Mark Rutte që të bëhet sekretari i ardhshëm i përgji...
Bota
22 Shkurt 2024, 12:51
M.B
Vladimir Putin dhe Joe Biden
RUSIA- Kremlini ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden bëri një përpjekje për t'u dukur ...
Bota
22 Shkurt 2024, 13:00
r.ll
peter stano, besnik bislimi
BRUKSEL- Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj zyrtarëve të Bashkimit ...
Bota
22 Shkurt 2024, 12:50
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Pas Kroacisë në mëngjes, lëkundje të tjera toke janë regjistruar në rajon. Një tër...
Bota
22 Shkurt 2024, 12:32
r.ll
MAQEDONI E VERIUT- Videoja e mëposhtme që tregon grupe burrash të zhveshur në temperatura shumë të ulëta dhe që detyro...
Bota
22 Shkurt 2024, 12:23
M.B
Avioni patrullues francez AWACS. Fotografi ilustruese.
FRANCA- Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që ...
Bota
22 Shkurt 2024, 12:14
M.B
Joe Biden dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin “bir kurve”, në një mbledh...
Bota
22 Shkurt 2024, 12:03
M.B
Gratë afgane duk pritur për të marrë ushqim nga agjencitë e huaja të bamirësisë në Kandahar, Afganistan, gusht 20...