LIVE UPDATES
Bota

Lutje, muzikë e bashkim komunitetesh, festa që gjallëron Letnicën e braktisur (FOTO)

Në fenë katolike kjo festë rikujton ndarjen nga jeta të Virgjëreshës Maria, nënës së Jezu Krishtit. Për Letnicën, festa ka edhe një simbolikë tjetër, pasi besohet se në gusht të vitit 1927, kishën e kishte vizituar dhe shenjtorja Nëna Terezë dhe pikërisht në këtë vend kishte marrë thirrjen për t’u bërë misionare.

16 Gusht 2024, 13:39 Nga N.F
Lutje, muzikë e bashkim komunitetesh, festa që gjallëron
Festa

LETNICË- Bardhësisë së kishës në qendër të fshatit Letnicë i jepnin kontrast ngjyrat e shumta të veshjes tradicionale kroate të Neda Periqit. Periq që u lind e u rrit në këtë fshat të Vitisë, në juglindje të Kosovës, tani jeton në Zvicër. Megjithatë, Letnicën dhe Kishën e Zojës së Bekuar e viziton të paktën një herë në vit, çdo gusht.

“Më kujtohet si fëmijë nga ballkoni i shtëpisë e kam përcjellë secilën meshë”, kujton 49- vjeçarja, e cila më 15 gusht po merrte pjesë në festën e Zonjës së Madhe.

Në fenë katolike kjo festë rikujton ndarjen nga jeta të Virgjëreshës Maria, nënës së Jezu Krishtit. Për Letnicën, festa ka edhe një simbolikë tjetër, pasi besohet se në gusht të vitit 1927, kishën e kishte vizituar dhe shenjtorja Nëna Terezë dhe pikërisht në këtë vend kishte marrë thirrjen për t’u bërë misionare.

Për fshatin që aktualisht numëron vetëm dhjetëra banorë, kjo festë nënkupton edhe rikthimin e një numri të madh të banorëve të dikurshëm, kryesisht të komunitetit kroat, në këtë pjesë të Kosovës.

“Ka pasur shumë njerëz, kanë qenë tri fshatra me familje deri në 8 fëmijë. Në Letnicë ka pasur thuajse vetëm kroatë”, thotë Periq. Ajo rikujton se nga fshati ishte larguar në fillim të viteve ‘90 në kohën e luftës së Kroacisë me Serbinë, së bashku me shumicën e bashkëfshatarëve.

Disa prej tyre ishin larguar për t’iu bashkuar luftës, e disa nga frika e përndjekjes nga regjimi serb në Kosovë. Përveç komunitetit kroat, më 15 gusht në Letnicë erdhën edhe shumë besimtarë katolikë shqiptarë nga rrethina e Kosovës, por edhe të tjerë nga komunitete e besime të tjera.

“Unë jam mysliman, kam ardhur për qejf. Është shumë mirë t’i shohësh njerëzit kështu”, thotë Besnik Hyska që kishte ardhur të përcjellë festën me shoqërinë nga qyteti i Vitisë. Ai thotë se simbolikën e festës e kuptoi nga shokët katolikë, kështu merr pjesë në festë thuajse çdo vit.

Në kulmin e festës, përreth fshatit u shëtit shtatorja e Zonjës së Madhe, që besohet të jetë qindra vjet e vjetër, nën shoqërimin e lutjeve e vargjeve të kënduara në shqip e kroatisht. Për ditë me radhë para 15 gushtit, besimtarët luten te kisha që besohet të jetë mrekullibërëse.

“Përpara njerëzit kanë ardhur me fëmijë që nuk kanë ecur e nuk kanë folur dhe sapo kanë dalë nga kisha kanë qenë më mirë”, thotë Roko Joziq, i ardhur nga Bjellovari i Kroacisë.

Ndonëse kishte lindur në Letnicë, Roko ishte zhvendosur në moshë të hershme në qytetin e afërt të Ferizajt derisa u shpërngul në Kroaci në moshën 18-vjeçare.

“I ka 36 vjet që nuk kam qenë këtu sepse në kohë të luftës në Kroaci kam qenë ushtar. Ata që kanë ardhur përpara për Zonjën e Madhe, policia e ushtria (serbe) i ka ndaluar, i ka rrahur”, thotë Joziq. Gjuhën shqipe që e kishte mësuar gjatë shkollimit në Ferizaj, Joziq e flet rrjedhshëm edhe tani.

“Në Gjuhë Shqipe (në shkollë) e kam pasur pesë (notën më të lartë) e në Serbo-kroatisht e kam pasur njësh”, thotë duke qeshur 61-vjeçari.

“Na gjallërohet fshati”


Pak metra nga hyrja e kishës së Letnicës, nis tregu i improvizuar që vërshohet nga vizitorët posa të përfundojë ceremonia kryesore e festës. Në qoshe qëndron një dyqan i vogël jashtë të cilit janë vendosur tenda për vizitorët që duan të hanë ushqim tradicional skare që po shërbehej këtë ditë.

Aty, pronari Shin Gjoni së bashku me nëntë fëmijët e tij punonin pa ndalur për të plotësuar të gjitha kërkesat e klientëve në kohën e drekës.

“Kur po kemi nevojë të punojmë, nëntë nuk po na dalin”, thotë 72-vjeçari shqiptar që mezi e pret këtë festë çdo vit.

I zhvendosur nga rrethina e Vitisë në Letnicë rreth 45 vjet më parë, ai bashkë me bashkëshorten ka mbetur ndër banorët e paktë që rrinë aty gjatë gjithë vitit, derisa fëmijët e vizitojnë herë pas here.

“Që 40 vjet e kam shitoren. Duhet të shkoj të furnizohem vet, se nuk t’i bie askush këtu gjërat”, thotë Gjoni.

“Këtu gjallërohet (për festë), duket sikur të jetë ndonjë qytet”, thotë tutje Gjoni që është i mërzitur nga zbrazja e fshatit ndër vite. Gjoni që tani është kryesues i fshatit, thotë se shqiptarët dhe kroatët që ishin shumicë më herët kanë jetuar në harmoni bashkë.

“Unë kam kaluar mirë me kroatët, kam qenë si pakicë. Por, biznesi më ka afruar me ta”, thotë Gjoni.

Sipas tij, bashkëfshatarët e tjerë, kryesisht të moshës së vjetër tani nuk merren me tregti, kështu tregu i improvizuar për festë bëhet kryesisht nga banorët e rrethinës së Vitisë. Dyqanin e vetëm të fshatit, ai nuk pret se do ta trashëgojnë fëmijët.

“Vështirë është të mbijetohet por mua më ka mbetur pak si hobi, sepse nuk kam çfarë të bëj se jam në pension”, thotë ai. 

Meqë fshati ka pak banorë dhe shtëpitë e vjetra me gurë janë bërë të pabanueshme, brenda oborrit të kishës janë krijuar streha të improvizuara për vizitorët që qëndrojnë aty për disa ditë. Strehët janë furnizuar edhe me kroje të ujit dhe banja të përbashkëta. Roko Joziq që nuk e pa Letnicën për shumë vite, thotë se përshtypjet e mira nga festa e sivjetshme do ta sjellin sërish në fshat.

“Këtë herë kam ardhur me vajzën, do që ta shohë se ku është lindur baba. Ndoshta vitin e ardhshëm do të vij me gjithë familjen”, thotë ai duke u larguar për të kryer lutjet e fundit në kishë./ REL

vitia kosove feste


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën