LIVE UPDATES
Bota

Luftëra dhe tërmete - Pse dhembshuria jonë dikur mpihet

Lodhja nga keqardhja është një përgjigje e natyrshme ndaj vuajtjes së tepërt të të tjerëve. Por studiuesit pajtohen në një pikë, se empatia e humbur mund të rikthehet.

2 Mars 2023, 16:39 Nga k.m.
Luftëra dhe tërmete - Pse dhembshuria jonë dikur mpihet
Foto ilustruese

Nga një moment i caktuar shumë nga personat e papërfshirë nuk mund ta përballojnë më vërshimin e lajmeve të këqija. Ata nuk duan më të lexojnë informacione për luftën, shkatërrimin, katastrofat dhe mjerimin njerëzor dhe nuk duan as të shohin më foto të tyre. Ndjehen të mbingarkuar, megjithëse vetë janë në siguri. Ky fenomen ka një emër. Lodhja nga keqardhja është një përgjigje e natyrshme ndaj vuajtjes së tepërt të të tjerëve. Por studiuesit pajtohen në një pikë, se empatia e humbur mund të rikthehet.

"Këtë e kam ndjerë pas pushtimit të Ukrainës,"- thotë Jessica Roberts, profesore asistente për shkencat e komunikimit në Universidade Católica Portuguesa në Lisbonë.

"Kur dëgjova për herë të parë për mizoritë, u tmerrova, por më vonë dëgjova për një qytet tjetër [që u prek] dhe reagimi im nuk ishte më aq ekstrem".

Lodhja nga keqardhja nuk ka pse të jetë e përhershme. Siç shkruan Susan Sontag në esenë e saj të vitit 2003 „Duke parë dhimbjen e të tjerëve" (titulli në origjinal "Regarding the Pain of Others"): "të ndjesh me të tjerët është një emocion i paqëndrueshëm. Ai duhet të kalojë në vepra, përndryshe atrofizohet". Atëherë si mund ta vëmë në veprim dhembshurinë? Ndjenja e dhembshurisë mund të lodhet, por ajo edhe mund të rifitohet.

Lodhja me mëshirën dhe pandjeshmëria ndaj dhunës

Brad Bushman, studiues i mediave në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA, ka kryer eksperimente lidhur me këtë. Ato tregojnë, se si dhuna në formate të ndryshme të mediave digjitale, si videolojërat dhe filmat, mund t'i desensibilizojë njerëzit ndaj vuajtjeve të të tjerëve ose ndaj dhunës në jetën reale. Një pjesë e 320 studentëve, që morën pjesë në studimin e kryer nga Bushman dhe kolegët e tij, luajtën për 20 minuta videolojëra të dhunshme, të tjerët me video jo të dhunshme. Pas lojës pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor. Ndërkohë ata dëgjuan se si jashtë në korridor shpërtheu një sherr i madh.

"Në fakt ai ishte një filmim aktorësh profesionistë, që rriheshin. Ne kishim edhe një ndihmës jashtë dhomës, që godiste koshin e plehrave dhe filloi të gulçonte", tregon Bushman. Studiuesit bënë matjen se sa kohë iu desh pjesëmarrësve për të ndihmuar asistentin që rënkonte. Mesatarisht pjesëmarrësve, që luajtën lojën pa dhunë, iu deshën 16 sekonda ndërsa pjesëmarrësve, që luajtën lojën e dhunshme, iu deshën 73 sekonda për të nxituar që t`i vinin në ndihmë personit, që mendohej se ishte plagosur.

Përpos kësaj, thotë Bushman, ata që luajtën lojën e dhunshme, e vlerësuan luftën si më pak serioze sesa ata, që luajtën lojën jo të dhunshme. Por do të ishte shumë e lehtë, që nga kjo të arrihej në përfundimin, se video lojërat e dhunshme shkaktojnë dhunë. Megjithatë në eksperimentet e Bushman-it dukej se, të paktën përkohësisht, ato ndryshonin përgjigjet e pjesëmarrësve ndaj dhunës në botën reale.

"Rrjedhoja është, se kur sheh imazhe të dhunshme humbet sensibilitetin dhe mendon se dhuna nuk është ndonjë gjë e madhe. Në botën reale kjo ju bën më pak të prirur për të ndihmuar një viktimë të dhunës", thotë Bushmann.

Lodhja nga keqardhja është një formë e mbrojtjes emocionale

Sipas Bushman mekanizmi psikologjik, që qëndron në themel të lodhjes nga keqardhja, është desensibilizimi. "Është një lloj filtri emocional, që na mbron, që vuajtja të mos bëhet aq stresuese apo traumatike për t'u menaxhuar", thotë Bushman.

Desensibilizimi ndaj imazheve të dhunshme mund të vërehet edhe nga mënyra, se si njerëzit reagojnë fizikisht ndaj stresit. "Nëse mat reagimin kardiovaskular ose rrymat në tru, do të zbulosh se reagimet e shokut fiziologjik ndaj imazheve të dhunshme janë dobësuar te njerëzit, që sapo kanë luajtur një videolojë të dhunshme”, thotë Bushman.

Por, vazhdon Bushman, desensibilizimi ndaj dhunës dhe traumës mund të jetë një strategji e rëndësishme përshtatjeje për njerëzit, që shpesh përballen me ngjarje traumatike në punë, si ushtarët, punonjësit e ndihmës për zhvillimi, apo mjekët. Problemi është, kur këtë desensibilizim e gjejmë te popullata "normale”. "Kjo përshtatje është një nga mekanizmat, që nxit agresionin dhe dhunën në shoqëri", shpjegon Bushman. Ai u referohet rezultateve të hulumtimit, që tregojnë se si konflikti në Izrael dhe Palestinë e përshkallëzon dhunën mes fëmijëve.

Lodhja nga dhembshuria ndaj refugjatëve

Jasmin Aldamen nga Universiteti Ibn Haldun në Stamboll tregon rrezikun se lodhja nga keqardhja mund të çojë në më shumë dhunë dhe gjuhë të urrejtjes në shoqëri. Hulumtimi i Aldamen fokusohet në efektet e lodhjes nga keqardhja dhe raportimet negative të mediave për refugjatët sirianë në Turqi dhe Jordani. "Ne kemi konstatuar, se sjellja e pamjeve dhe mesazheve negative për refugjatët në media, bën që audienca të humbasë ndjeshmërinë për ta apo edhe t`i urrejë refugjatët", thotë Aldamen.

Për fat të keq kjo nuk është as e re dhe as befasuese. Dhuna kundër refugjatëve dhe emigrantëve ka ekzistuar, që kur njerëzit kanë ikur nga konfliktet dhe janë zhvendosur. Por e reja është, se sa shpejt mediat e ndryshme mund të çojnë te lodhja nga keqardhja dhe respektivisht te gjuha e urrejtjes dhe racizmi.

Ne e shohim këtë vazhdimisht, kur refugjatët ikin nga talebanët në Afganistan, gjatë krizës në Ukrainë dhe me refugjatët, që përpiqen t'u shpëtojnë konflikteve dhe ndryshimeve klimatike në Afrikën e Veriut. "Ka prova se pas një fatkeqësie njerëzit me kalimin e kohës japin më pak ndihmë, kështu edhe në rastin e tërmeteve në Turqi dhe Siri", thotë Jessica Roberts nga Universidade Catolica Portuguesa.

Lodhja nga keqardhja mund të ndryshohet

Megjithatë sipas Roberts dhe Aldamen lodhja nga keqardhja mund të ndryshohet. Të dy besojnë se dhembshuria mund të rikthehet me kalimin e kohës. "Ne mund të përdorim mediat sociale për të krijuar ndjeshmëri dhe dhembshuri midis njerëzve. Në kërkimin tonë ne shqyrtuam ”Njerëzit e Nju Jorkut" (titulli  në origjinal "Humans of New York”). Aty një burrë fokusohet në historitë pozitive nga jeta e njerëzve dhe jo në traumat e tyre. Kjo ndihmoi për të krijuar empati të madhe”, thotë Roberts.

Aldamen merr një qasje të ngjashme. Ajo u bën thirrje mediave dhe njerëzve në mediat sociale, që të ndryshojnë mënyrën se si portretizojnë refugjatët dhe grupet e tjera të cënueshme të popullsisë. "Studimi im rekomandon që raportimi për krizën e refugjatëve sirianë [dhe kriza të tjera] të shihet nga një këndvështrim më humanist. Mediat duhet të tregojnë disa nga historitë më pozitive nga kriza e refugjatëve. Kështu ata garantojnë që njerëzit të mos fillojnë të zhvillojnë lodhjen nga keqardhja për shkak të historive tragjike”, thotë Aldamen.

Po ashtu është e rëndësishme, që artikujt informativë të inkurajojnë veçanërisht individët ose politikëbërësit për të ndërmarrë veprime. Kjo nuk i bën më lexuesit thjesht vëzhgues të një situate, që ata e konsiderojnë të pazgjidhshme./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës