20 Qershor 2022, 08:06
Nga d.d
Foto ilustruese
UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 117. Sulmet ruse ndaj ukrainasve nuk po reshtin, dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin çdo ditë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka parashikuar se Rusia do të intensifikojë sulmet e saj këtë javë, duke paralajmëruar partnerët evropianë se edhe ata duhet të jenë të përgatitur për një rritje të armiqësive.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë mënyrat për të çliruar miliona tonë drithë të ngecur në Ukrainë në një takim në Luksemburg ditën e sotme.
Forcat e Ukrainës mbeten në mbrojtje në rajonin lindor të Donbasit, ku luftimet vazhdojnë në Sievierodonestsk. Qeveria e Austrisë, do të rihapë një termocentral për shkak të mungesës së energjisë që vjen nga furnizimet e reduktuara të gazit nga Rusia.
Ngjarjet më të fundit të luftës
Rusia është bërë furnizuesi kryesor i Kinës me naftë mes sanksioneve të luftës ndaj Ukrainës. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës nga Rusia u rritën me 55% nga një vit më pare.
Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite dhe do të kërkojë mbështetje ushtarake afatgjatë, sipas NATO-s dhe liderëve të tjerë perëndimorë.
Janë identifikuar 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.
Australia ka dërguar katër të parat nga 14 transportuesit e personelit të blinduar në Ukrainë si pjesë e një pakete ndihme prej 285 milionë dollarësh.
Gjermania ka thënë se do të kufizojë përdorimin e gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike dhe do të rrisë varësinë e saj nga termocentralet me qymyr, mes shqetësimeve për mungesat e mundshme të shkaktuara nga një ndërprerje e furnizimeve nga Rusia.
Gazetari rus Dmitry Muratov, do të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe sot, pasi ato para do t'i jap tek UNICE për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.
lufta ukraine-rusi
Bota
20 Qershor 2022, 08:26
F.M
Pavia, vendi ku vdiq 41-vjeçari
ITALI- Një 41-vjeçar me kombësi peruane ka humbur jetën pasi u fut të lahej në Pavia...
Bota
20 Qershor 2022, 08:20
j.c
Bangladesh
BANGLADESH- Rreth 59 persona janë raportuar të vdekur nga rrufetë dhe rrëshqitjet e dheut nga stuhitë e forta q&...
Bota
20 Qershor 2022, 08:24
A.B
Pas publikimit disa javë më parë të raportit alarmues të Këshillit Botëror të Klimës (IPCC), Indonezia ësht&...
Bota
20 Qershor 2022, 08:22
F.M
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentar...
Bota
20 Qershor 2022, 08:16
Foto ilustruese
EUROPË-Çmimet e gazit në Evropë dhe Britani janë në rritje e sipër, pasi Rusia ka thënë se k...
Bota
20 Qershor 2022, 08:17
A.B
Krizat, edhe ato globale, nuk përbëjnë më përjashtim, por janë kthyer në gjendje normale. Ndryshimi i klimës, rritja e...
Bota
20 Qershor 2022, 08:16
A.B
Refugjat
"Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo ishte gjithçka për mua", rrëfen Kiano (emr...
Bota
20 Qershor 2022, 07:55
A.B
Policia ne SHBA
SHBA- Një djalë 15-vjeçar ka vdekur dhe tre persona janë plagosur, përfshirë një oficer policie. ...
Bota
20 Qershor 2022, 07:40
A.B
Bitcoin
SHBA- Bitcoin është rritur me 7.6% në 20,404 dollarë nga mbyllja e mëparshme, duke sinjalizuar një rikuperim nga ...
Bota
20 Qershor 2022, 07:27
A.B
Greqi
GREQI- Kufoma e gjetur pa kokë në Selanik nga një peshkatar në zonën detare të Kalochorit ende nuk është...