LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, Kievi ka filluar kundërofensivë për të rimarrë jugun e kontrolluar nga Rusia

Ndërkohë një ekip nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara ka udhëtuar drejt Ukrainës për të inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhzhias, i marrë nën kontroll nga forcat ruse në mars, por ende i drejtuar nga stafi ukrainas. Kjo zonë e kthyer në vijë të frontit është bërë shumë e rrezikshme.

29 Gusht 2022, 22:04 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Kievi ka filluar kundërofensivë për
Foto ilustruese

UKRAINA- Trupat ukrainase të përforcuara nga furnizimet e shtuara të ndihmës ushtarake perëndimore filluan të hënën një kundërofensivë për të rimarrë territorin në jug të pushtuar nga forcat ruse para gjashtë muajsh. Megjithatë, qyteti port jugor Mykoliav po përballet me bombardime të shtuara ruse. Kryebashkiaku tha se sulmet po godasin shtëpitë dhe të paktën dy persona ishin vrarë.

Ndërkohë një ekip nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara ka udhëtuar drejt Ukrainës për të inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhzhias, i marrë nën kontroll nga forcat ruse në mars, por ende i drejtuar nga stafi ukrainas. Kjo zonë e kthyer në vijë të frontit është bërë shumë e rrezikshme.

Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza për bombardime në afërsi të centralit bërthamor, më i madhi në Evropë, duke rritur frikën për një rrjedhje rrezatimi në rajonin që ende e kujton me tmerr fatkeqësinë e Çernobilit në vitin 1986.

Zëdhënësja e komandës jugore të Ukrainës, Natalia Humeniuk, tha se trupat e saj kishin filluar aksionet sulmuese në disa drejtime në jug, duke përfshirë rajonin Kherson.

GODITJA E DEPOVE TË MUNICIONIT

Rusia mori shumë shpejt nën kontroll pjesë të jugut të Ukrainës pranë bregut të Detit të Zi, duke përfshirë qytetin Kherson, në fazën e hershme të luftës.

Rajoni Kherson shtrihet në veri të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia dhe ka brigje në Detin e Zi dhe Detin Azov.

Ukraina ka përdorur armë të sofistikuara të marra nga perëndimi për të goditur depot ruse të municioneve dhe për të shkatërruar linjat e furnizimit rus. Zonja Humeniuk tha në një konferencë se Ukraina kishte goditur më shumë se 10 depo në javën e kaluar duke e "dobësuar pa dyshim armikun".

Ajo nuk pranoi të jepte detaje të kundërsulmit, duke thënë se forcat ruse në Ukrainën jugore mbetën "mjaft të fuqishme".

Guvernatori i Krimesë së aneksuar, Sergei Aksyonov, e hodhi poshtë njoftimin e saj si "propagandë ukrainase".

Agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar zyrtarin vendor, Vladimir Leontiev, tha se njerëzit po evakuoheshin nga vendet e punës në Nova Kahokva, një qytet 58 km në lindje të Khersonit, pasi forcat ukrainase kryen më shumë se 10 sulme me raketa.

Në perëndim të Khersonit, qyteti i Mykolaiv u bombardua nga forcat ruse të hënën, thanë zyrtarët lokalë.

Kryebashkiaku Oleksandr Senkevych tha se dy persona ishin vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur. Shtëpitë e banimit dhe institucionet arsimore u vunë në shënjestër, ka shkruar ai në “Telegram”.

Mykolaiv, një qendër ndërtimi anijesh dhe një port lumi afër Detit të Zi, ka pësuar bombardime të rënda ruse gjatë gjithë luftës.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike (IAEA) tha se ai do të drejtonte një ekip inspektorësh në uzinën Zaporizhzhia në lumin Dnipro në jug të Ukrainës qendrore.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi Rafael Grossi në Twitter.

Përmes një njoftimi tjetër, IAEA tha se misioni do të vlerësojë dëmin fizik, do të vlerësojë kushtet e punës dhe do të kontrollojë sistemet e sigurisë. Njoftimi gjithashtu tha se do të "kryhen aktivitete urgjente mbrojtëse", duke thënë se do të përcjellen gjurmët e materialit bërthamor.

Kremlini tha se misioni i IAEA-s ishte "i domosdoshëm" dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ushtronte presion ndaj Ukrainës për të ulur tensionet ushtarake në termocentral.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë bërë thirrje për tërheqjen e pajisjeve ushtarake dhe personelit nga kompleksi bërthamor për të siguruar që ai të mos jetë objektiv sulmesh.

Por Kremlini përsëri e përjashtoi mundësinë e largimit nga kjo zonë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se misioni i IAEA-s duhet të kryejë punën e tij në mënyrë politikisht neutrale.

Forcat ruse e sulmuan Enerhodarin, qytetin buzë lumit Dnipro ku ndodhet uzina, tha të dielën shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në kanalin e tij në “Telegram”. Deklarata u publikua krahas videos së zjarrfikësve që shuan makinat e djegura.

Liliia Vaulina, 22 vjeç, një nga refugjatët e Enerhodarit që çdo herë e më shumë po ikin për në qytetin e Zaporizhzhias të kontrolluar nga Ukraina, rreth 50 km nga uzina, tha se shpresonte se misioni i IAEA-s do të çonte në çmilitarizimin e zonës së saj.

"Unë mendoj se ata do t’i ndalojnë bombardimet," i tha ajo “Reutersit”.

“ÇDO PREDHË KA RËNDËSI”

Në rajonin e Donjeckut të Ukrainës lindore, forcat ruse bombarduan infrastrukturën ushtarake dhe civile pranë Bakhmutit, Shumyt, Yakovlivkas, Zaytsevos dhe Kodemas, tha ushtria e Ukrainës mëngjesin e të hënës.

Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak" për të çmilitarizuar fqinjin e saj jugor. Ukraina, e cila fitoi pavarësinë kur Bashkimi Sovjetik i dominuar nga Rusia u shpërbë në vitin 1991, dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë hedhur poshtë këtë si një pretekst të pabazë për një luftë pushtuese.

Mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur dhe qytetet janë kthyer në gërmadha. Lufta ka kërcënuar gjithashtu ekonominë globale me një krizë energjie dhe furnizimi me ushqime.

Suedia, e cila së bashku me Finlandën planifikon t'i bashkohet NATO-s si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë, njoftoi të hënën një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej afro 50 milionë dollarësh për Ukrainën. Njoftimi u bë gjatë një vizite në Stokholm nga Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Zoti Kuleba i kërkoi Suedisë të siguronte armë të tilla si “howitzers” dhe predha. “Çdo euro, çdo plumb, çdo predhë ka rëndësi”, tha ai.

Gjermania gjithashtu do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në javët e ardhshme dhe do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të artilerisë dhe mbrojtjes ajrore të Kievit, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konference në Pragë.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës