LIVE UPDATES
Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ Netanyahu nën trysni për të pranuar marrëveshjen me Hamasin

Një marrëveshje e re e mundshme për lirimin e 132 izraelitëve që po vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi në Gazë për gati katër muaj, me shumë gjasë do ta detyronte Izraelin t’i jepte fund luftës pa shkatërrimin e grupit militant.

2 Shkurt 2024, 22:02 Nga Linda Gradstein
Lufta Izrael-Palestinë/ Netanyahu nën trysni për të pranuar
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Sondazhet e reja tregojnë se mbështetja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu është gjithnjë e më në rënie. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, shumica e izraelitëve të anketuar thonë se ai duhet të largohet pushteti, pasi të përfundojë lufta. Një marrëveshje e re e mundshme për lirimin e 132 izraelitëve që po vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi në Gazë për gati katër muaj, me shumë gjasë do ta detyronte Izraelin t’i jepte fund luftës pa shkatërrimin e grupit militant. Kryeministri Netanyahu flet me bindje se kjo nuk do të ndodhë.

"Ne nuk do ta përfundojmë luftën pa arritur qëllimet. Kjo nënkupton shkatërrimin e Hamasit, kthimin e të gjitha pengjeve tona dhe garancinë që Gaza të mos përbëjë kurrë më një kërcënim për Izraelin. Ne nuk do të tërheqim forcat tona nga Rripi i Gazës dhe nuk do të lirojmë mijëra terroristë. Asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Çfarë do të ndodhë? Fitorja e plotë”, tha zoti Netanyahu.

Ndërsa lufta vazhdon pa një fund në horizont, një numër në rritje izraelitësh po bëhen më të zëshëm në mbështetjen e tyre për familjarët e pengjeve, duke bërë trysni ndaj zotit Netanyahu që të pranojë kushtet e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

"Mendojmë se duhet të ketë një ndryshim ose rishikim të planit aktual, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Nëse kryeministri do ta kishte djalin në Gazë, ndoshta do ta mendonte ndryshe çmimin që do të ishte i gatshëm të paguante”, thotë izraelito-amerikani Ruby Chen, djali i së cilit mbahet peng nga Hamasi.

Nga ana tjetër, anëtarët e ekstremit të djahtë në qeverinë e kryeministrit Netanyahu thonë se do të largohen nga koalicioni dhe do ta rrëzojnë qeverinë nëse ai i jep fund luftës me Hamasin, ndërsa grupi militant vazhdon të kontrollojë Gazën. Kryeministri Netanyahu është po ashtu nën trysninë e Presidentit amerikan Joe Biden për arritjen e një marrëveshjeje që do të krijonte një shtet palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, nën kontrollin e asaj që zyrtarët amerikanë thonë se duhet të jetë “Autoritet i rigjallëruar Palestinez”. Analistët izraelitë thonë se kërkesat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit janë sfiduese për zotin Netanyahu, kryeministrin më jetëgjatë të Izraelit. Shumica presin zgjedhje të reja në Izrael pas përfundimit të luftës, ose edhe më herët, nëse lufta vazhdon gjatë.

“Është e qartë se ka shumë trysni ndaj Kryeministrit Netanyahu për të caktuar një kohë për mbajtjen e zgjedhjeve. Por, siç e dimë, në Lindjen e Mesme marrëveshjet e përkohshme nuk janë të qëndrueshme, qoftë sa u përket marrëdhënieve politike, diplomatike apo strategjike”, thotë Dan Diker nga Qendra e Jeruzalemit për Marrëdhënie me Publikun.

Sondazhet e fundit tregojnë se vetëm 15 për qind e izraelitëve duan që zoti Netanyahu të mbetet kryeministër edhe pas luftës. Shumë thonë se e kanë humbur besimin tek qeveria e tij, pas dështimeve të autoriteteve të zbulimit dhe sigurisë për të penguar sulmet e Hamasit më 7 tetor.

“Shanset që Netanyahu të ketë të ardhme politike me gjithë këto dallime, janë shumë të ulëta”, thotë Amootz Asa-El nga Instituti “Shalom Hartman”.

Deri tani udhëheqësi i Izraelit ka refuzuar të marrë përgjegjësi për sulmet e 7 tetorit. Por analistët thonë se shumë izraelitë mendojnë se ai është përgjegjës dhe se është koha që të largohet nga pushteti./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet