LIVE UPDATES
Bota

Lideri sllovak e quan konflikt të ngrirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës

Pas takimit me homologun e tij çek, Petr Fiala, në Pragë më 24 nëntor, Fico tha se ai do të preferonte që pala ruse dhe ukrainase të uleshin në tavolinën e negociatave. Megjithatë, lideri sllovak nuk tregoi se si mund të arrihej kjo.

24 Nëntor 2023, 18:29 Nga I.A
Lideri sllovak e quan konflikt të ngrirë luftën midis Rusisë
Robert Fico

SLLOVAKI- Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është një konflikt i ngrirë që nuk mund të zgjidhet duke dërguar armë për forcat e armatosura ukrainase. Fico ka ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën pasi Qeveria e tij u betua më 25 tetor.

Pas takimit me homologun e tij çek, Petr Fiala, në Pragë më 24 nëntor, Fico tha se ai do të preferonte që pala ruse dhe ukrainase të uleshin në tavolinën e negociatave. Megjithatë, lideri sllovak nuk tregoi se si mund të arrihej kjo.

Fico udhëtoi në Pragë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pasi u zgjodh kryeministër. Liderët e të dyja shteteve, që më herët ishin pjesë e një shteti të quajtur Çekosllovaki, tradicionalisht vizitojnë njëri-tjetrin, pasi të zgjidhen në postet udhëheqëse shtetërore. Sllovakia dhe Republika Çeke kanë raporte të mira edhe pas ndarjes në dy shtete më 1993.

Çekia është një mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe i ka dhuruar Kievit armë të rënda dhe armatime të tjera.

“Nuk ka dyshim që ne kemi pikëpamje të ndryshme për disa çështje”, tha Fiala.

Fico tha se respekton pozicionin çek dhe përsëriti se Sllovakia është e gatshme që t’i japë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ndihmë tjetër.

Ai tha se nuk sheh asnjë arsye që të vizitojë Kievin, por njoftoi se do të bisedojë në telefon me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal, lidhur me nevojat e Ukrainës para stinës së dimrit.

Fico u rikthye në pushtet dhe për herë të katërt do të shërbejë si kryeministër i Sllovakisë, pasi partia e tij, Smer fitoi zgjedhjet parlamentare më 30 shtator, me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.

Fico ka formuan qeverinë me një parti të majtë dhe një parti ultra-nacionaliste. Sllovakia, shtet me 5.5 milionë banorë, gjendet në kufi me Ukrainën. Ky shtet ka qenë një mbështetës i madh i Kievit pas nisjes së pushtimit nga Rusia shkurtin e vitit të kaluar, duke i dhuruar armë Ukrainës dhe duke hapur kufijtë për refugjatët që ikin nga lufta.

Përveç ndaljes së dërgesave me armë, Fico po ashtu ka shprehur kundërshti për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe ka thënë se dëshiron që të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Marrë nga REL

robert fico

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë