LIVE UPDATES
Bota

Ndodh për herë të parë në SHBA! Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të kryetarit Kevin McCarthy

216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër. Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të zotit McCarthy.

4 Tetor 2023, 07:28 Nga A.B
Ndodh për herë të parë në SHBA! Dhoma e
Kevin McCarthy

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy. Është hera e parë në historinë e vendit që shkarkohet kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.

216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër. Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të zotit McCarthy.

Gaetz, një republikan i vijës së ashpër, e kishte akuzuar zotin McCarthy se nuk kishte bërë sa ç'duhej për të shkurtuar shpenzimet federale. Për shkak të epërsisë së lehtë republikane ndaj demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, mjaftonte vota kundër e vetëm një numri të vogël republikanësh, së bashku me ato të demokratëve për të shkarkuar zotin McCarthy.

Shumica e republikanëve votuan për të mbajtur McCarthy në detyrë.

"Mendohuni mirë përpara se të na zhytni në kaos, sepse ai do të jetë rezultati nëse e lëmë atë post të zbrazët”, i paralajmëroi ligjvënësi Tom Cole kolegët e tij republikanë në debatin në sallën e Kongresit të martën.

Gaetz u kundërpërgjigj:

"Unë nuk mendoj se votimi kundër Kevin McCarthy-t është kaos. Mendoj se 33 trilionë dollarë borxh është kaos. Mendoj se përballja me një deficit vjetor prej 2.2 trilion dollarësh është kaos”.

Disa republikanë kishin shprehur gjithashtu pakënaqësinë në lidhje me një marrëveshje që zoti McCarthy kishte arritur me Presidentin Joe Biden në fillim të këtij viti për të kufizuar nivelet e shpenzimeve në këmbim të rritjes së tavanit të borxhit.

"Shumë prej nesh i ishin lutur në mënyrë të përsëritur kryetarit, që të përdorte kërkesën për ngritjen e tavanit të borxhit për të nxitur shkurtimet e shpenzimeve dhe reformat. Përkundrazi, ai negocioi një rritje të pakufizuar të tavanit të borxhit," tha ligjvënësi republikan Bob Good në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të martën, duke u kërkuar kolegëve të tij të votonin për shkarkimin e McCarthy.

Është hera e parë në Shtetet e Bashkuara që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve shkarkohet nga posti.

“Po të numëroja se sa herë dikush ka dashur të më shkarkojë, do isha larguar shumë kohë më parë”, u tha McCarthy gazetarëve të martën në mëngjes.

Shkarkimi i McCarthy nga posti i kryetarit në thelb paralizon aktivitetin legjislativ në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa ajo përballet me një tjetër afat për mbylljen e qeverisë më 17 nëntor nëse Kongresi nuk voton për zgjatjet e afatit. Shtëpia e Bardhë tha se shpreson që Dhoma të lëvizë me shpejtësi për të zgjedhur kryetarin e ri, në një post që është i dyti në radhë në hierarkinë politike në Shtetet e Bashkuara pas atij të presidentit dhe nënpresidentit./Dosja.al

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet