8 Prill 2023, 12:40
Nga I.A, A.B
Alessandro Parini
ITALI- Alessandro Parini, italiani që humbi jetën në sulmin në Tel Aviv, ishte një 35-vjeçar i cili pasi mbaroi shkollën e mesme Massimo me rezultatin 100 nga njëqind, i ishte përkushtuar studimeve juridike, në degën e së drejtës administrative.
Ai sapo kishte mbërritur në Izrael me një grup miqsh për një pushim të shkurtër.
Studimet dhe karriera
Siç shpjegon edhe biografia në faqen e studios “Police & Partners”, ku ka punuar, është diplomuar në vitin 2011 në Luiss në Romë (tema e tezës së tij ishin marrëveshjet e së drejtës administrative në fazën e mbledhjes së taksave). Më pas ai mori doktoraturën në vitin 2019 në Universitetin e Tor Vergata, gjithashtu në Romë. Ai kishte qenë i licencuar për të ushtruar profesionin e avokatit që nga viti 2014 dhe vitin e kaluar ka dhënë provimin për të mundësuar ushtrimin e profesionit pranë Gjykatës së Kasacionit dhe juridiksioneve të tjera më të larta.
Ai merrej me të drejtën e kontratave publike, konkurrencën dhe komunikimet elektronike dhe ishte anëtar i Shoqatës së Administratorëve të Rinj.
Pasioni për udhëtimin
Faqja e tij në Facebook dëshmon për pasionin e tij për të udhëtuar në Lindjen e Mesme e deri në Jordani. Foto të tjera e tregojnë atë të angazhuar në një shëtitje me biçikletë në shtegun e çiklizmit përgjatë Tiberit, me Castel Sant'Angelo në sfond, në një dasmë miqsh dhe në Milano, në Piazza del Duomo.
Po çfarë ka ndodhur në Izrael?
Një person është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar./Dosja.al
sulm ne tel aviv
Bota
8 Prill 2023, 12:20
f.i
Avionë luftarak
KINA- Kina së fundmi i ka bërë një paralajmërim Tajvanit, duke nisur stërvitjet ushtarake tre ditore me ...
Bota
8 Prill 2023, 12:08
A.B
Plazh
BRITANI E MADHE- Britanikët mund të shijojnë temperatura deri në 18 gradë Celsius të dielën e Pashkëve. Ajo &...
Bota
8 Prill 2023, 11:51
f.i
Silvio Berlusconi
ITALI- Silvio Berlusconi kaloi një natë të qetë në spital, aty ku po qëndron që prej ditës së...
Bota
8 Prill 2023, 11:59
A.B
Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 23 Prill n&e...
Bota
8 Prill 2023, 11:16
f.i
Mikhail Mishustin
RUSI- Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi pa leje të po...
Bota
8 Prill 2023, 11:02
f.i
Foto ilustruese
MEKSIKË- Një burrë i pafajshëm u vra nga oficerët e policisë në New Mexico. CNN raporton se 52-vje&...
Bota
8 Prill 2023, 10:24
f.i
Iftar për ushtarët ukrainas
UKRAINË- Volodymyr Zelensky ka shtruar iftar për ushtarët myslimanë të Ukrainës. M...
Bota
8 Prill 2023, 10:13
f.i
Foto ilustruese
VATIKAN- Papa Françesku mësohet se nuk do të marrë pjesë në procesionin tradicional të së Pr...
Bota
7 Prill 2023, 19:00
f.i
Foto ilustruese
LITUANI- Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shërbimi i detyrueshëm ushtarak është përsëri në mod&eum...
Bota
8 Prill 2023, 09:43
A.B
Për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe n&eu...