6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një njoftim për shtyp pas takimit me ambasadoret e QUINT-it, zyra e shtypit të kryeministrit Kurti thekson se të gjitha aktet e dhunshme duhet të dënohen.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se protestat në veri të vendit nuk janë paqësore, por janë turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi. Në një njoftim për shtyp pas takimit me ambasadoret e QUINT-it, zyra e shtypit të kryeministrit Kurti thekson se të gjitha aktet e dhunshme duhet të dënohen.
”Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeminsitrit.
Më pas përmenden simbolet nacionaliste shoviniste të përdorura nga protestuesit.
”Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë. Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
Izmir Zeqiri PRISHTINË- Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se çfarë është folur sot në...
Joe Biden dhe Recep Tayyip Erdogan SHBA- Fituesi i zgjedhjeve presidenciale turke, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me pre...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Pas fitores së bujshme përballë rivalit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan ka qëndrua...
Foto ilustruese PRISHTINË- Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke bërë thirrje p&eum...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ...
Pamje nga ngjarja KOSOVË- Gjatë protestës në komunën Zveçan, kanë ndodhur disa sulme të rënda ndaj...
Jorn Rohde PRISHTINË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se çdo veprim i dhunshëm ndaj...
Michael Kirby Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe ...
Alicia Kearns ANGLI- Alicia Kearns, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reagu...
Pamje nga Kosova TIRANË- Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës? Dosja.al ka bërë një përmbledhje të sh...