21 Qershor 2022, 21:08
Nga k.m.
Alexei Gorinov
MOSKË- Një gjykatë në kryeqytetin rus zgjati të martën periudhën e paraburgimit të një ligjvënësi komunal të akuzuar për diskreditimin e ushtrisë ruse pas kritikave të tij ndaj aksionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Gjykata e Qarkut Meshchansky e Moskës urdhëroi që Alexei Gorinov të mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit të tij.
Gorinov, një anëtar i këshillit bashkiak të rrethit Krasnoselsky të Moskës, është mbajtur në burg që nga arrestimi i tij në muajin prill. Ai u akuzua për diskreditim të ushtrisë së vendit pasi foli kundër aksionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë gjatë seancës së këshillit në mars.
Duke iu drejtuar gjykatës të martën, Gorinov hodhi poshtë akuzat dhe këmbënguli se ai ishte thjesht duke shprehur pikëpamjet e tij politike, duke theksuar se “ajo që thashë ishte mendimi dhe besimi im personal”.
Ai mund të përballet me gjobë ose me burgim deri në 10 vjet nëse dënohet.
Avokatët e Gorinov i kërkuan gjykatës ta lirojë atë nga burgu dhe ta vendosë në arrest shtëpiak, duke vënë në dukje se ai vuante nga tuberkulozi, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën dhe vendosi që Gorinov të qëndronte në burg deri më 19 nëntor.
Gorinov është ligjvënësi i parë bashkiak rus që përballet me akuzat për diskreditim të forcave të armatosura të vendit – një projekt-ligj i ri penal i prezantuar pas fillimit të fushatës ruse në Ukrainë që qeveria e përshkruan si “operacion special ushtarak”. Kritikët e Kremlinit e kanë denoncuar atë si pjesë të përpjekjeve të autoriteteve për të heshtur ata që nuk pajtohen me pushtimin e Ukrainës dhe kontrollin e informacionit në vend./REL
alexei gorinov rusi
Bota
21 Qershor 2022, 20:54
I.A
Te arratisurit
SHBA- Të burgosurit e vetëm që ndoshta janë arratisur nga Alkatraz mund të kenë shpëtuar me të p&eum...
Bota
21 Qershor 2022, 20:36
I.A
Dritan Abazovic
MALI I ZI- Kryeministri Dritan Abazovic tha se qeveria bëri gjithçka që mundi me politikën e saj të akcizës...
Bota
21 Qershor 2022, 19:53
d.a
HUNGARI- Inflacioni në rritje në Hungari detyroi kryeministrin e vendit të marrë masa për uljen e çmimit të karburantit. Qe...
Bota
21 Qershor 2022, 19:46
d.a.
Erdogan, Putin dhe Zelenskyy
TURQI- Një takim katërpalësh midis Turqisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara ...
Bota
21 Qershor 2022, 19:44
k.m.
Foto ilustruese
UASHINGTON – Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit dëgjon sot dëshmit...
Bota
21 Qershor 2022, 19:39
d.a
Foto ilustruese
ESTONI- Estonia ka akuzuar një helikopter rus të rojes kufitare për shkelje të hapësirës s&eum...
Bota
21 Qershor 2022, 19:29
d.a.
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar arritjen e marrëve...
Bota
21 Qershor 2022, 19:23
d.a
Foto ilustruese
FRANCË- Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi vendimin mbarëkombëtar p&e...
Bota
21 Qershor 2022, 19:03
d.a.
Manos Daskalakis
GREQI- Sipas Manos Daskalakis, babait të tri vajzave të vdekura në mënyrë misterioze në Patra, tha se ai nuk...
Bota
21 Qershor 2022, 18:58
d.a
Halil Hasani
KOSOVË- Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës së Zubin Potokut, jeton me besimin se katër ...