LIVE UPDATES
Bota

Kujt i pengoi heqja e barrikadave?

Grupe serbësh në veri kanë mbajtur të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, për gati tri javë. Ata i janë përgjigjur kështu arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, nën dyshimet për sulm ndaj disa zyrtarëve kosovarë.

30 Dhjetor 2022, 08:09 Nga A.B
Kujt i pengoi heqja e barrikadave?
Ushtria

Në veri të Kosovës ka elemente ekstreme, që nuk janë nën kontrollin e Beogradit zyrtar, dhe atyre nuk u konvenon heqja e barrikadave që u ngritën në atë zonë, vlerëson politologu Ognjen Gogiq nga Mitrovica e Veriut.

Një shenjë e kësaj, sipas tij, është nisja me vonesë e largimit të barrikadave.

Grupe serbësh në veri kanë mbajtur të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, për gati tri javë. Ata i janë përgjigjur kështu arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, nën dyshimet për sulm ndaj disa zyrtarëve kosovarë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka mbështetur barrikadat, ka thënë mbrëmjen e 28 dhjetorit se ato do të hiqen “për 24 orë ose 48 orë”, pasi ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar, se kërkesat e serbëve që kanë bllokuar rrugët, do të plotësohen.

Largimi i barrikadave, megjithatë, nuk ka nisur deri pasditen e 29 dhjetorit dhe, ndërkohë, janë djegur edhe dy kamionë që kanë bllokuar rrugën te lokacioni i njohur si Shkëmbi i Dudës, në Mitrovicë të Veriut.

Gogiq thotë se këto zhvillime, bashkë me afatin 48-orësh të Vuçiqit, janë shenja se presidentit serb i duhet kohë, pasi “ka probleme me kontrollin e situatës” në veri të Kosovës, ku popullatën shumicë e përbëjnë serbët.

Gogiq thotë se ekzistojnë grupe që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar, por marrin instruksione nga disa “njerëz të pushtetshëm në Kosovë”.

“Sipas njohurive që kam, duket se Millan Radoiçiq ka një rol të pavarur dhe se ai po lufton për pozitën e tij në Kosovë. Ndonëse, ditë më parë, janë fotografuar bashkë [Vuçiq dhe Radoiçiq] dhe ai u paraqit në disa tubime ku ishte edhe Vuçiqi, marrëdhëniet e tyre nuk janë më të mirat. Mendoj se aty ekziston lufta për epërsi. Në disa momente është dukur sikur Vuçiqi është përpjekur të lirohet nga Radoiçiqi. Në anën tjetër, Radoiçiq po përpiqet të ruajë pozitën e tij relevante. Unë mund të supozoj se elementet rreth barrikadave, që nuk kanë qenë nën kontrollin e Beogradit, janë pikërisht njerëz të Millanit”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Millan Radoiçiq është aktualisht nënkryetar i Listës Serbe, e cila njihet si partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Zyrtarë të kësaj partie janë parë në vazhdimësi afër barrikadave në veri.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe me pyetjen se a ka dallime në qasje brenda këtij subjekti politik, lidhur me vendimin për heqjen e barrikadave, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Agon Maliqi, njohës i proceseve politike në Kosovë, thotë se në veri të vendit ka elemente ekstreme, por, siç thotë ai, gjatë javëve të kaluara, është parë që Beogradi zyrtar ka kontroll të plotë mbi to.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur nën dirigjimin e Beogradit zyrtar dhe ato largohen, po ashtu, me urdhër prej atje.

Mospajtimi i disave në veri të Kosovës me heqjen e barrikadave, thotë Maliqi, i krijon Vuçiqit alibi për politikën e tij të mëtejshme.

“Është një pretekst i mirë për Vuçiqin, për ta penguar ecjen përpara në proceset e mëtejshme, sidomos të dialogut [për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën] - kjo alibi se aty ka elemente që ndoshta nuk do t’i dëgjojnë urdhrat e tij. Aty mund të ketë serbë që janë të interesuar për masa më ekstreme, por unë dyshoj shumë që Beogradi e ka të pamundur t’i disiplinojë ata. Së dyti, në rast se kjo është e vërtetë, atëherë Beogradi, thjesht, nuk mund të jetë palë garantuese për asgjë dhe as për marrëveshjen përfundimtare [me Kosovën]”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Si e komentojnë disa qytetarë të anketuar në veri të Kosovës heqjen e barrikadave?

Pas takimit që zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve të Kosovës, mbrëmjen e 28 dhjetorit në Rashkë, Vuçiq tha se ka marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e protestuesve serbë që mbajtën të bllokuara rrugët, do të plotësohen.

Nga komuniteti serb në Kosovë nxorën tri kushte: lirimin e Pantiqit, garanci se njerëzit që ishin në barrikada, nuk do të ndiqen penalisht, dhe garanci se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk do t’i lejojë forcat speciale të Kosovës të hyjnë në veri të Kosovës.

Masa e paraburgimit prej 30 ditësh për Pantiqin u zëvendësua më 28 dhjetor me arrest shtëpiak.

Gogiq thotë se deklarata e Vuçiqit lë të kuptohet se as personat që kanë kryer vepra kriminale, nuk do të ndiqen.

“Kjo do të thotë se edhe aktivitetet e rregullta të policisë për ruajtjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit, ata [grupet e serbëve] mund t’i shpallin si terror të Prishtinës dhe sërish të dalin në barrikada. Kjo do të thotë se në këtë mënyrë formohet vakum i sigurisë”, thotë Gogiq.

Garancia se askush nuk do të ndiqet penalisht në veri të Kosovës, të cilën e përmendi Vuçiq, sipas analistit Agon Maliqi, është një lloj amnistie për personat me vepra kriminale.

Në këtë mënyrë, shton ai, mungesa e çfarëdolloj kontrolli efektiv të institucioneve të Kosovës në veri të vendit, bëhet zyrtare.

“Kjo është heqje dorë prej ushtrimit të funksionit të sigurisë në veri, në një kohë kur atje strukturat e caktuara pretendojnë se nuk marrin urdhra as nga Beogradi. Është krejtësisht e qartë se atje [në veri], në këtë kontekst, sundon Qeveria e Beogradit dhe ka kontroll efektiv mbi territorin”, thotë Maliqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar shkurtimisht nisjen e largimit të barrikadave, tha se “vetë i vunë” dhe “vetë i hoqën”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë paraprakisht se janë duke punuar me Kurtin dhe Vuçiqin, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Serbia, që nga koha e pasluftës më 1999, mbështet strukturat e saj paralele në veri të Kosovës.

Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje, zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur./REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës