LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri britanik njofton planin ambicioz për të ndërtuar 12 nëndetëse të reja bërthamore

Këto njësi të avancuara pritet të zëvendësojnë flotën ekzistuese të shtatë nëndetëseve të klasit Astute duke filluar nga fundi i viteve 2030.

2 Qershor 2025, 19:14 Nga E. D
Kryeministri britanik njofton planin ambicioz për të ndërtuar 12
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve të reja bërthamore me armë konvencionale, në kuadër të një rishikimi të madh të politikës së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Këto njësi të avancuara pritet të zëvendësojnë flotën ekzistuese të shtatë nëndetëseve të klasit Astute duke filluar nga fundi i viteve 2030.

Nëndetëset Astute luajnë rol kyç në mbrojtjen e grupimeve detare dhe mbledhjen e inteligjencës, si dhe në sigurimin e nëndetëseve të klasit Vanguard, të cilat mbajnë arsenalin bërthamor të raketave Trident të Britanisë. Në tetor të vitit të kaluar u hodh në ujë njësia e gjashtë e kësaj klase, ndërsa e shtata dhe e fundit është ende në ndërtim.

Gjithashtu qeveria britanike i kërkon Forcave të Armatosura të kalojnë në “gatishmëri për luftë” për të përballuar kërcënimet në rritje, veçanërisht ato që burojnë nga Moska. Rishikimi është udhëhequr nga ish-ministri i Mbrojtjes, Lord Robertson, dhe përmban 62 rekomandime që pritet të miratohen tërësisht nga qeveria.

Politika e rishikuar e mbrojtjes

Sa i përket rishikimit të politikës së mbrojtjes, pritet që ai të rekomandojë që forcat e armatosura të kalojnë në gatishmëri luftarake për të penguar kërcënimet në rritje me të cilat përballet vendi. Qeveria është përqendruar në kërcënimin që paraqet Moska përpara një rishikimi të mbrojtjes të udhëhequr nga ish-sekretari i mbrojtjes i Partisë Laburiste, Lord Robertson.

- Raporti jep 62 rekomandime, të cilat qeveria pritet t'i pranojë plotësisht. 

- Investim prej 1.5 miliardë £ për ndërtimin e 6 fabrikave të reja për prodhimin e municioneve.

- Prodhimi i deri në 7,000 armëve me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketa dhe dronë.

- Krijimi i një “Komande Kibernetike dhe Elektromagnetike” për të përforcuar kapacitetet digjitale të ushtrisë në mbrojtje dhe sulm.

- 1.5 miliardë £ të tjera deri në vitin 2029 për rikonstruksionin e banesave ushtarake.

- Të paktën 1 miliard £ për teknologji të avancuar, që do të përshpejtojë sigurimin e të dhënave të objektivave për trupat në terren.

Starmer theksoi se prioritet i qeverisë së tij do të jetë aleanca e NATO-s, ndërsa Britania ka marrë angazhimin të rrisë shpenzimet për mbrojtjen nga 2.3% në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, një lëvizje që u përshëndet edhe nga opozita. Megjithatë, ka mosmarrëveshje mbi objektivin e arritjes së 3% të PBB-së për mbrojtjen, siç kërkon NATO.

Qeveria synon ta realizojë këtë objektiv deri më 2034, ndërsa Partia Konservatore kërkon që kjo të ndodhë brenda dekadës aktuale. Kjo qasje e re e Britanisë sinjalizon një kthesë drejt fuqizimit të kapaciteteve ushtarake dhe përgatitjes për skenarë më të ashpër sigurie në të ardhmen e afërt.

angli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet