LIVE UPDATES
Bota

Kriza e Gilt-eve në Mbretërinë e Bashkuar, pararojë e gjërave që do të vijnë?

Qeveria e ish-kryeministres Truss e përkeqësoi gjendjen me një buxhet shumë të keq. Një optimist mund të thotë se kjo është një krizë “e vetme”, dhe se ka pak mundësi për të ndodhur gjetiu.

25 Dhjetor 2022, 07:17 Nga A.B

Kriza e Gilt-eve në Mbretërinë e Bashkuar, pararojë e

Në vitin 1994, James Carville, këshilltar i Clinton-it, deklaroi se do të dëshironte të rimishërohej si treg i bonove, sepse “mund t’i frikësosh të gjithë”.

Kriza e Gilt-eve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar frikë.

Siç deklaroi kohët e fundit ish-shefi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Larry Summers: “Mbretëria e Bashkuar po sillet paksa si një treg në zhvillim, që po kthehet në një treg që po fundoset”.

Në 18 muaj, yield-et e bonove shtetërore 30-vjeçare (të quajtura Gilt-e) janë katërfishuar dhe shumica e rritjes ka ndodhur në gjashtë muajt e fundit:

Ju mund të argumentoni se Mbretëria e Bashkuar është një rast i veçantë. Brexit shkaktoi humbje në tregje, përshpejtoi rënien e Londrës si qendër financiare, shkatërroi investimet dhe besueshmërinë dhe e çoi Mbretërinë e Bashkuar në buzë të një gremine.

Qeveria e ish-kryeministres Truss e përkeqësoi gjendjen me një buxhet shumë të keq. Një optimist mund të thotë se kjo është një krizë “e vetme”, dhe se ka pak mundësi për të ndodhur gjetiu.

Në këtë artikull, së pari do të flas për zhvillimet e fundit globale dhe më pas do të jap një analizë të shkurtër se përse, sipas mendimit tim, kriza e Gilt-eve në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë një pararojë e gjërave që do të vijnë.

Disa nga mesazhet që vijnë nga institucionet kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare kanë treguar, si mospërputhje, ashtu edhe një përkeqësim të shpejtë të perspektivës:

7 tetor, BQE                            “Një valë e mundshme e mosshlyerjeve bankare”

11 tetor, FMN                          “Rritja e rrezikut të rivlerësimit të shpejtë dhe të çrregullt të çmimeve në tregjet financiare… e përkeqësuar nga dobësitë ekzistuese dhe mungesa e likuiditetit”.

11 tetor, FMN                          “Në një rënie të rëndë ekonomike, deri në 29% e bankave të tregut në zhvillim, do të nënkapitalizoheshin…”

11 tetor, Janet Yellen               “Nuk po shoh asgjë në tregje që të më shqetësojë”.

12 tetor, Janet Yellen                “Jam e shqetësuar për humbjen e likuiditetit të mjaftueshëm në tregun e Thesarit”.

Është e habitshme që më 11 tetor 2022, në të njëjtën ditë kur FMN bëri një parashikim shumë negativ, Janet Yellen bëri një deklaratë kaq të fortë optimiste dhe më pas e ndryshoi të nesërmen. Kjo gjë dëmton besueshmërinë…

Stuhia e përsosur e ardhshme që po krijohet, rrjedh nga bashkimi i shumë faktorëve të ndërlidhur:

Në të kaluarën, bota është përballur me disa nga këto probleme veçmas, por asnjëherë nuk është përballur me të gjithë këta faktorë njëkohësisht. Pavarësisht se tregjet globale po integrohen gjithnjë e më shumë, nuk ka dëshmi të koordinimit ndërmjet bankave qendrore.

Për shkak të inflacionit të lartë dhe tregjeve të shtrënguara të punës, Rezerva Federale e SHBA-së mund të vazhdojë shtrëngimin, të paktën me disa qindra pikë bazë.

Grafiku i mëposhtëm tregon se, që nga Depresioni i Madh e deri tani, ka pasur vetëm tre vjet, duke përfshirë vitin 2022, ku si aksionet, ashtu edhe bonot, kanë pasur kthime negative:

Për më tepër, tre tremujorët e parë të vitit 2022, kanë dhënë performancën më të keqe të çdo periudhe për bonot, si dhe për një portofol 60/40 të ekuitetit dhe bonove, në shekullin e kaluar – më keq se gjatë Depresionit të Madh.

Rikthehemi te kriza e Gilt-eve në Mbretërinë e Bashkuar: arsyeja kryesore pse Banka e Anglisë duhej të ndryshonte papritmas marshin nga shtrëngim sasior (Quantitive Tightening) në lehtësim sasior (Quantitive Easing), ishte për të shpëtuar industrinë e pensioneve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila rrezikonte të përmbysej plotësisht nga rritja e papritur e yield-eve.

Fondet e pensioneve duhet të bëjnë pagesa fikse për pensionet me përfitime të përcaktuara dhe duke pasur parasysh mjedisin me yield të ulët që nga viti 2008, ato janë zhvendosur në investime gjithnjë e më të rrezikshme për të gjeneruar yield të mjaftueshëm për pagesat e shërbimit.

Duke pasur parasysh katërfishimin e fundit të yield-eve, çmimet e bonove ranë ndjeshëm.

Jo vetëm që çmimet më të ulëta të bonove e bëjnë më të vështirë kryerjen e pagesave për fondet e pensioneve, gjë që dëmton aftësinë paguese, por ato duhet gjithashtu të ruajnë raportet rregullatore të likuiditetit, gjë që detyron likuidimin e papritur të aseteve, duke i ulur edhe më tepër çmimet e bonove, dhe duke krijuar kështu një rreth vicioz.

Prandaj, Banka e Anglisë kishte nevojë të zhvendosej papritur nga shtrëngimi sasior në lehtësim sasior, në mënyrë që të parandalonte që një brez i tërë pensionistësh të falimentonte financiarisht.

(b) Një pararojë e gjërave që do të vijnë?

Fondet e pensioneve në të gjithë botën po përjetojnë probleme të ngjashme. Industria më e madhe e pensioneve në botë është në SHBA (34 trilionë dollarë), e cila po përjeton probleme të ngjashme, megjithëse për momentin, problemet e likuiditetit janë më pak drastike se në Mbretërinë e Bashkuar.

Yield-et pritet të vazhdojnë të rriten, gjë që do të ulte bonot dhe aksionet, duke krijuar potencialisht një skenar si në Mbretërinë e Bashkuar. A mund të bëhet industria e pensioneve thembra e Akilit e ekonomisë amerikane, e ngjashme me letrat me vlerë të mbështetura nga hipoteka në vitet 2008-2009?

Falimentimi i pensionistëve është diçka që asnjë qeveri nuk mund ta përballojë politikisht./MONITOR

mbreteri e bashkuar

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës