LIVE UPDATES
Bota

Kritikët thonë se libri i ri i historisë ruse është propagandë dhe përgatitje për luftë

Ai theksoi se “një pjesë është shtuar për ta mbuluar periudhën nga viti 2014 deri më sot” – periudhë, me fjalë të tjera, qëkur Rusia e mori në kontroll jashtëligjshëm Krimenë dhe e nisi një luftë në Donbas që u zëvendësua, në shkurt 2022, nga pushtimi i Ukrainës në shkallë të gjerë.

31 Gusht 2023, 18:36 Nga a.l
Kritikët thonë se libri i ri i historisë ruse është
Libri

Derisa shkollat nëpër Rusi dhe në pjesët e Ukrainës të uzurpuara nga Rusia po përgatiten për ta nisur vitin e ri shkollor më 1 shtator, rreth 650 mijë kopje të një libri të ri të historisë për nxënësit e klasës së XI, vitit të fundit të shkollës së mesme po shpërndahen.

“Pjesa për periudhën kohore nga vitet ’70 deri në vitet 2000 është ripërpunuar plotësisht”, tha Vladimir Medinsky, një ndihmës nacionalist i presidentit Vladimir Putin, i cili ka shërbyer si ministër i Kulturës nga viti 2012 deri në vitin 2020, si dhe është njëri nga autorët kryesorë të tekstit të ri shkollor, gjatë një prezantimi më 8 gusht.

Ai theksoi se “një pjesë është shtuar për ta mbuluar periudhën nga viti 2014 deri më sot” – periudhë, me fjalë të tjera, qëkur Rusia e mori në kontroll jashtëligjshëm Krimenë dhe e nisi një luftë në Donbas që u zëvendësua, në shkurt 2022, nga pushtimi i Ukrainës në shkallë të gjerë.

“Ka shumë mikrohistori dhe fakte interesante. Shumë ilustrime të reja... dhe, natyrisht, është edhe një kapitull i ndarë kushtuar ‘operacionit të veçantë ushtarak’”, tha ai, duke e përdorur eufemizmin e Kremlinit – i futur në ligjin rus – për pushtimin dhe luftën që po vazhdon edhe 18 muaj pas.

Kritikët thonë se teksti i ri shkollor ka shumë pak të bëjë me historinë, por është më shumë rikthim i praktikave të stilit sovjetik për arsimimin ideologjik të të rinjve, të cilët shumë shpejt mund të thirren në ushtri. Me disa përjashtime, djemtë e kanë detyrim shërbimin në ushtri për një vit sapo t’i mbushin 18 vjet.

“Teksti i ri i historisë është një libër adresuar pararekrutëve dhe të dashurave të tyre”, tha Aleksei Makarkin, nënkryetar i Qendrës për Politika të Teknologjisë.

“Qeveria sot, në fakt, i ka vetëm pak mënyra efektive për të komunikuar me të rinjtë. Të rinjtë nuk shikojnë televizion dhe nuk ka mënyrë për t’i detyruar ta bëjnë”, shkroi ai në Telegram.

“Historia po shndërrohet në një mjet për t’i detyruar studentët të binden”, tha edukatorja ruse, Dima Zitser, për Radion Evropa e Lirë.

“Manipulim i ulët”

Libri i plotë nuk është publikuar ende, dhe Radio Evropa e Lirë nuk e ka parë kopjen e shtypur të këtij libri deri më 31 gusht. Në fillim të gushtit, mediumi RBK publikoi fotografi të asaj që tha se ishte libri shkollor, i cili përfshin një tabelë me përmbajtjen dhe disa faqe të rëndësishme për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Në të përsëritën pretendimet e rreme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se Ukraina është një vend “ultranacionalist” dhe “neo-nazist”; se Kievi kontrollohet nga Perëndimi, i cili kërkon ta copëtojë Rusinë dhe t’ia vjedhë burimet natyrore; se këshilltarët e NATO-s e nxitën Kievin ta sulmojë Donbasin më 2020; se “biolaboratorët” amerikanë “tejet të fshehtë” po e krijonin një Ukrainë; se Kievi është duke kërkuar në mënyrë “agresive” të marrë armë bërthamore; dhe më shumë.

Sanksionet që Perëndimi i vendosi ndaj Rusisë pasi Moska e kapi Krimenë më 2014 dhe nisi një luftë hibride ndaj Kievit në pjesët lindore të Ukrainës, si dhe më vonë pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, hidhen poshtë si veprime “plotësisht të jashtëligjshme”, të cilat “i shkelin të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar”.

Sipas fotografive të publikuara nga RBK-ja, në libër vlerësohet pa ndonjë dëshmi se sanksionet e Perëndimit rezultuan në “vjedhjen” e 300 miliardë dollarëve në shtetin rus dhe pronën private, si dhe pretendohet rrejshëm se veprimet e Perëndimit “në thelb nuk ndryshojnë” nga plaçkitja e muzeve sovjetikë nga forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Përfituesi kryesor i konfliktit në Ukrainë ishin Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në librin rus të historisë, duke iu referuar luftës së tanishme, të cilën Shtetet e Bashkuara u përpoqën ta ndalnin përmes diplomacisë kur Rusia i dërgoi më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve me Ukrainën, para se ta niste pushtimin në shkallë të gjerë.

Teksti që shihet në fotografi i paralajmëron nxënësit për atë që pretendon se është aktivitet i ndyrë i “agjentëve të huaj”, duke iu referuar shumë aktivistëve, mediave, grupeve të shoqërive civile të cilat Rusia i ka mbyllur, apo u ka bërë trysni të jashtëzakonshme me legjislacionin, i cili është bërë shumë i ashpër në dekadën e fundit.

I udhëzon ata të jenë “sy hapur” kundër ndikimit të “kundërshtarëve”, “mendimit të liderëve” dhe “blogerëve të njohur”, në mënyrë që “të mos bien pre e manipulimit të ulët”. Në libër ka edhe skeçe të shkurtra biografike të ushtarëve rusë, të cilët janë vrarë në luftën në Ukrainë.

“Ka fotografi të heronjve. Çdo gjë është aprovuar nga komandantët dhe familjet. Nga fëmijët e heronjve. Nga gratë dhe të vejat”, tha Medinsky më 8 gusht.

“Historia është shumë e rëndësishme për ne”

Medinsky, autori më i rëndësishëm i këtij libri, është historian me reputacion të dyshimtë. Ai është autor i shumë librave, përfshirë i serisë së quajtur “Mitet”, në të cilën përpiqet t’i hedhë poshtë ato që i quan stereotipa që të huajt i kanë shpikur për ta diskredituar Rusinë dhe rusët. Libri i tij për luftën: “Myths of the U.S.S.R 1939-45”, është cilësuar si “i pakuptimtë” nga historiani Aleksei Isayev.

Në janar 2012, një grup historianësh e akuzoi Medinskyn se bëri plagjiaturë në doktoratën e tij. Historiani Lev Usyskin tha në atë kohë se Medinsky është “mashtrues” me një “diplomë akademike të mashtruesit”.

Në tetor 2017, një këshill i lartë akademik i Rusisë rekomandoi shfuqizimin e doktoratës së Medinskyt mbi bazën se hulumtimet e tij nuk ishin “studiuese” dhe se ato i injoronin “burimet nëse ato e kundërshtonin temën e tij”.

Putini, i cili shpesh flet dhe shkruan për historinë, akuzohet shumë nga kritikët në Rusi dhe jashtë saj se po e shtrembëron të kaluarën. Vendimi i tij për ta nisur pushimin e Ukrainës në shkallë të gjerë u përcoll nga një numër i madh i deklaratave të rreme për historinë e atij vendi, për popullin e tij dhe për marrëdhëniet e tij me Rusinë për gjatë shekujve.

“Historikisht absurd, logjikisht analfabet”

Teksti i ri shkollor është manifestimi më i fundit i programit për “arsimimin patriotik”, i cili është bërë një tipar përcaktues i Putinit për më shumë se dy dekada si president, apo kryeministër.

“Çdo diktator represiv, posaçërisht një i cili bën luftë agresive kundër një vendi të huaj, ka nevojë për këtë. Në shekullin XXI nuk ka mënyrë tjetër për ta arsyetuar agresionin, përveç përmes miteve”, tha ish-deputeti rus, Aleksandr Osovtsov, një kundërshtar i Kremlinit që jeton jashtë vendit tani.

“Ata mund ta arsyetojmë atë që janë duke e bërë duke e përzier një koktej historikisht absurd dhe logjikisht analfabet të arritjeve mitike, duke i kombinuar Pjetrin e Madh, Katerinën e Madhe, Lenin, Stalinin dhe të gjithë ata të cilët mund të përfaqësohen disi si ‘mbledhësit e tokave ruse’”, tha ai.

Yevhen Mahda, politikan ukrainas dhe drejtor i Institutit të Kievit për Politika Botërore, tha për Radion Evropa e Lirë se “autorët e tekstit shkollor shpresojnë se ai do t’iu ndihmojë atyre ta intensifikojnë patriotizmin në Rusi” dhe ta lehtësojë mobilizimin ushtarak.

“Ky libër është për maturantët – pra, fëmijët të cilët do ta lexojnë atë duhet ta kuptojnë pse po i veshin uniformat dhe po i mbathin këpucët”, tha ai.

“Një vend me një të kaluar të paparashikueshme”

Analisti politik rus, Dmitry Oreshkin, tha se qëndrimi i Qeverisë së Putinit rreth historisë daton nga paraardhësit sovjetikë për të cilët “historia nuk ka lidhje me realitetin, por ka për qëllim krijimin e bazës ideologjike për forcimin e autoriteteve”. Historiani i marksizmit, Mikhail Pokrovsky, tha se “historia është politikë e projektuar në të kaluarën.

“Pra, historia ndryshon varësisht nga interesat dhe partia në pushtet. Prandaj, Rusia sovjetike gjithmonë ka qenë vend me një të kaluar të paparashikueshme”, shtoi ai.

Historiani dhe edukatori rus, Segei Chernyshov, nga Novosibirski, tha se libri shkollor i Medinskyt është “një apel jo për fakte apo analizë, por emocione”.

“Qëllimi i tij i vetëm është të nxisë urrejtje ndaj ukrainasve”, tha ai.

Megjithatë, ai shprehu dyshime se do të ndihmojë në ndryshmin e mendjes te të rinjtë.

“Kjo propagandë do të kundërshtohet nga indiferenca e shëndoshë e të rinjve. Shpresoj shumë se nxënësit e klasës së XI-të, si të gjithë nxënësit e mirë të klasës së XI-të në tërë botën, nuk do t’i lexojnë tekstet shkollore. Në atë moshë ata kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë”, tha ai.

Zitser u pajtua, duke thënë se nxënësit e klasës së XI janë “plotësisht të formësuar si personalitete”, të cilët mbase i kanë formuar tashmë qëndrimet e tyre për luftën dhe çështjet, siç janë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin./REL

vladimir medinsky

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet