LIVE UPDATES
Bota

Konferenca e Paqes në Paris/Rrëfimi i Parashqevi Qiriazit mbi mizoritë e grekëve në korçë

Zonja Qiriazi është një amerikane nga Worcester, Massachusetts. Ja historia e saj për mizoritë që po kryhen në Shqipëri

30 Maj 2022, 09:21 Nga DOSJA
Konferenca e Paqes në Paris/Rrëfimi i Parashqevi Qiriazit mbi
Parashqevi Qiriazi

FRANCË- The Chicago Tribune” ka botuar, të premten e 19 shtatorit 1919, në faqen n°3, rrëfimin e Parashqevi Qiriazit, delegates së Partisë Nacionale të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris mbi mizoritë e grekëve në Korçë dhe zonën përreth, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Konferenca e Paqes në Paris/Rrëfimi i Parashqevi Qiriazit mbi
Foto ilustruese

Një tjetër histori zemërthyese e vuajtjes dhe degradimit të grave dhe fëmijëve, në vendet e shkatërruara nga lufta, rrëfyer sot nga zonja Parashqevi D. Qiriazi, delegate që përfaqëson Partinë Nacionale të Shqipërisë, e cila ishte gjashtë muaj në Korçë (Shqipëri) dhe u largua prej aty në fillim të shtatorit.

Zonja Qiriazi është një amerikane nga Worcester, Massachusetts. Ja historia e saj për mizoritë që po kryhen në Shqipëri.

“Korça, më 27 gusht, ishte në duart e autoriteteve franceze siç ka qenë që nga viti 1916, por frika në zemrat e të gjithë Shqipërisë është se qeveria franceze synon të tërheqë mbrojtjen e saj përpara se të zgjidhet çështja shqiptare.”

Shumë largohen nga vendi

"Ka qenë rreth datës 20 gusht kur komandanti francez njoftoi popullin se Korça dhe vendi përreth do t’u dorëzoheshin grekëve. Populli e dëgjoi këtë me alarmin më të madh dhe u përhap paniku. Sapo dëgjuan këtë lajm, burrat morën armët dhe gratë u përgatitën të largoheshin.

Njerëzit me mjete të mjaftueshme për t’u larguar u larguan menjëherë. Ndër të paktët që mbërritën së fundmi në Paris ishin z. dhe zonja Olimpic Tuctulli, zoti dhe zonja Athina Turtilli dhe djali i tyre Aleko.

Mijëra shqiptarë u larguan me fëmijët e tyre, duke lënë tokat të pa korra, stoqe të pakujdesura, gjithçka pas, në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre. Shumë prej tyre ikën në Itali, disa në Rumani, SHBA dhe Egjipt.

Zonja Qiriazi tregoi për përvojën e saj në vitin 1914, kur pa njerëz të grabitur, të vrarë dhe të turpëruar.

Me frikë ndaj grekëve

“Frika në zemrat e të gjithë shqiptarëve se grekët do të vijnë përsëri është e pafjalë për t’u shprehur.” – tha ajo. “Ata kujtojnë pushtimin e fundit kur gratë dhe fëmijët u dogjën, fshatrat u shkatërruan dhe zona të tëra u shkrumbuan. Ditën që u largova, gjithçka digjej.

Kur shqiptarët në Amerikë dëgjuan se kishte probleme në atdhe, u dyndën për të ndihmuar.

Në një fshat të vogël me emrin Kodra, komandanti grek ftoi të gjithë njerëzit të vinin në kishë pasi kishte një mesazh të rëndësishëm për ta. Kur u mblodhën rreth 300 veta, ai vuri automatikët kundër tyre nga të dy hyrjet e kishës dhe asnjë shpirt nuk mbeti gjallë. Duke mos u kënaqur me vrasjen e tyre, ata me dashje u rrotulluan mes kufomave dhe ua prenë kokën, duke i varur ato (kokat) rreth mureve të kishës.”

Njerëzit duan Pavarësinë

“Gjenerali Deveer i Aleatëve erdhi atje dhe pa pamjen e tmerrshme. A është çudi që njerëzit të ikin? Të lësh grekët të hyjnë në Shqipëri, është njësoj si të çosh qengja te një kasap.

Komisioni francez ka qenë aq i sjellshëm me popullin sa ne duam që ai të qëndrojë : Delegatët e Konferencës së Paqes i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Konferencës për t’i lutur trupat franceze të qëndrojnë derisa shqiptarët të çlirohen nga kërcënimi i grekëve.”

Kur u pyet se çfarë dëshironin shqiptarët nga Konferenca e Paqes, zonjusha Qiriaz tha :

“Pavarësi të plotë të vendit.Integritetin territorial, i cili u dëmtua nga traktati i 1878 dhe Konferenca e Londrës e 1913. Shpresojmë që Franca, e cila luftoi me aq fisnikëri për të drejtat e popullit dhe që është aq thellësisht e bindur se Korça dhe zona përreth është thjesht shqiptare, nuk do të pranojë kurrë t’ua dorëzojë këtë vend atyre që e rrënuan një herë më parë.”

Kërkojmë ndihmën amerikane

“Shpresojmë gjithashtu që delegacioni amerikan, i cili përfaqëson 100.000.000 njerëz që kanë sakrifikuar bijtë dhe arin e tyre për çlirimin e të shtypurve dhe për realizimin e parimeve të Presidentit Wilson, nuk do të dështojë të bëjë atë që është e drejtë.”

Anëtarët shqiptarë të Konferencës së Paqes janë : Shkëlqesia e Tij Halil Pasha (Halil pashë Alizoti), kryetar i kolonisë shqiptare në Turqi; Dr. Fuad bej Zembraku dhe Dr. Benedikt Blinishti, delegatë nga Kostandinopoja; Luigj Bumçi, Luigj Gurakuqi, Mehdi bej Frasheri, Lef Nosi, Mehmet bej Konica, Dr. Mihal Turtulli dhe At Fishta; Z. Pandeli Evangjeli përfaqësues nga kolonia shqiptare në Rumani dhe Nuredin bej Vlora dhe zonja Parashqevi D. Qiriazi përfaqësues nga organizatat e Shteteve të Bashkuara.

Marrë nga Darisiani.com

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para