LIVE UPDATES
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh, Von der Leyen: I përgjigjet ambicies së Unionit që përballet me sfida

Komisioni tha se propozimi përfaqëson 1.26% të Prodhimit Kombëtar Bruto të Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, një matës i madhësisë së ekonomisë, krahasuar me 1.13% në buxhetin e tanishëm shtatëvjeçar.

16 Korrik 2025, 21:28 Nga M.B

 

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh, Von der Leyen: I
Ursula von der Leyen

 

BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke vendosur theks të ri mbi konkurrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen.

"Ky është një buxhet që i përgjigjet ambicies së Evropës, që përballet me sfidat e saj dhe që forcon pavarësinë tonë", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para gazetarëve në Bruksel.

"Buxheti është më i madh. Është më i zgjuar dhe më i mprehtë. Ai jep rezultate për qytetarët dhe bizneset tona, për partnerët tanë dhe për të ardhmen tonë", shtoi ajo.

Komisioni tha se propozimi përfaqëson 1.26% të Prodhimit Kombëtar Bruto të Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, një matës i madhësisë së ekonomisë, krahasuar me 1.13% në buxhetin e tanishëm shtatëvjeçar. Buxheti i ri duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe të nënshkruhet nga Parlamenti Evropian. Propozimi përfshin 451 miliardë eurosh për Fondin e ri të Konkurrueshmërisë Evropiane, i fokusuar në forcimin e industrisë së mbrojtjes, nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e tranzicionit të industrisë drejt energjisë së pastër në të gjithë bllokun.

Propozimi ndan 131 miliardë euro në veçanti për mbrojtjen dhe hapësirën, një rritje e pesëfishtë në krahasim me shkallën e tanishme, sipas komisionit. Gjithashtu, parashikohen 302 miliardë euro për të mbështetur fermerët dhe të paktën 218 miliardë euro për rajonet më pak të zhvilluara të Evropës, si dhe 200 miliardë euro për programe globale. Shumica e fondeve për buxhetin vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Megjithatë, komisioni propozoi disa mënyra për t’i rritur fondet drejtpërdrejt për buxhetin, përfshirë një taksë të re ndaj kompanive që bëjnë biznes në Evropë dhe që kanë një qarkullim vjetor neto mbi 100 milionë euro në një vend të BE-së. Disa vende të BE-së dhe ligjvënës e kritikuan menjëherë këtë propozim.

"BE-ja është e rëndësishme për mirëqenien tonë, por buxheti i propozuar është shumë i lartë", tha ministri holandez i Financave, Eelco Heinen.

Parlamenti Evropian, nga ana tjetër, tha se propozimi i komisionit nuk ishte mjaftueshëm i madh.

"Nuk mund të bëjmë më shumë me më pak. Prioritetet e reja kërkojnë burime të reja dhe duhura, jo shkurtime të prioriteteve ekzistuese", tha Siegfried Mureșan, eurodeputet i qendrës së djathtë dhe negociator për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Debatet për buxhetin janë ndër më të vështirat në politikën e BE-së, sepse nxjerrin në pah ndarjet politike dhe ekonomike mes vendeve anëtare. Bisedimet në muajt në vijim pritet të theksojnë tensionet politike mes përpjekjeve për të rritur financimet për prioritetet e reja dhe ruajtjen e investimeve tradicionale në bujqësi dhe zhvillim rajonal./ REL

be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet