Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Takimi i tyre vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë disa veprime në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës.
BEOGRAD- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Beograd, për të biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, tha ushtria serbe.
Në një komunikatë për media, Forcat e Armatosura të Serbisë thanë se ky ishte një takim i rregullt i nivelit të lartë, ku u bisedua edhe për bashkëpunimin mes ushtrisë serbe dhe KFOR-it “në detyrën tonë të përbashkët për krijimin e një mjedisi të sigurt” në Kosovë.
“Një bisedë u zhvillua gjithashtu për veprimet e ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Serbisë dhe nga forcat ndërkombëtare në provincë, për vëzhgimin e gjendjes në terren, parandalimin e krijimit të ndonjë krize dhe për të ofruar përgjigje efikase, në rast se siguria kërcënohet”, thuhet në komunikatë referuar veriut të Kosovës.
Ata u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet "bashkëpunimi i mirë", duke e parë se gjendja e sigurisë në Kosovë "është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme", sipas njoftimit.
Takimi i tyre vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë disa veprime në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Ditë më parë, autoritetet kosovare i mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.
Veprimet e Kosovës janë kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i kanë cilësuar ato si të “njëanshme”.
Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës mbi Ibër, pas paralajmërimit të autoriteteve kosovare se do ta bëjnë një gjë të tillë.
Pas përfundimit të protestës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb të mërkurën të marrin pjesë në një diskutim në Mitrovicën e Veriut, në të cilin tha se mund të njoftohen “mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.
Të mërkurën më herët, KFOR-i paralajmëroi përsëri se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./ REL
pamje nga vendngjarja GJERMANI- Një hotel në Gjermani është shembur, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ndërsa t...
foto ilustruese KOSOVË- Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Lipjan të Kosovës. Mësohet se ngjarja ndo...
foto ilustruese SHBA- Platforma e mediave sociale X e Elon Musk ka paditur një grup reklamuesish dhe kompanish të mëdha, duke i akuzuar...
Tim Walz KINË- Duke filluar nga mësimdhënia në një shkollë të mesme në Kinë e deri tek përvoja e ti...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për protestën e sotme në Mitrovicën e Veriut kundë...
Mette Frederiksen POLONI- Një polak është shpallur fajtor për sulm, pasi goditi me grusht kryeministren daneze Mette Frederiksen. Nj&eu...
foto ilustruese TURQI- Turqia do të paraqesë të mërkurën një deklaratë për ndërhyrje në çësht...
Kamala Harris dhe Tim Walz SHBA- Kandidajta demokrate, Kamala Harris dhe kandidati për zëvendëspresident, Tim Walz, dolën ditën e ...
foto ilustruese GJERMANI- Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes t&...
Michael Davenport KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë...