Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri i Mbrojtjess, Israel Katz, ka ftuar në takim të gjitha agjencitë e sigurisë për të diskutuar për incidentin.
IZRAEL- Kolonët izraelitë kanë sulmuar forcat e sigurisë dhe kanë vandalizuar makinat e ushtrisë dhe instalimet e sigurisë jashtë dhe në një bazë ushtarake në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha ushtria izraelite më 30 qershor.
Sipas mediave izraelite, kolonët shënjestruan komandantin e bazës së Brigadës Rajonale Binjamin në Bregun Perëndimor, duke e quajtur “tradhtar”. Ky komandant ishte në mesin e trupave që u sulmuan javën e kaluar, teksa ushtarët tentuan që të ndalonin kolonët të hynin në një zonë të mbyllur ushtarake afër fshatit palestinez, Kafr Malik, pasi kolonët kishin sulmuar dhe kishin vrarë të paktën tre palestinezë. Gjatë përleshjeve u arrestuan gjashtë civilë.
“Dhjetëra civilë izraelitë u mblodhën në hyrje” të bazës së brigadës të dielën mbrëma, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.
“Ky tubim u bë i dhunshëm dhe disa civilë sulmuan forcat e sigurisë, hodhën sprej piperi drejt tyre dhe vandalizuan makinat ushtarake. Ushtria, policia dhe rojet bregdetare ndërhyn dhe shpërndan turmën”, u tha në njoftim, ku po ashtu u shtua se një qytetar izraelit u lëndua gjatë konfrontimit.
Ndërkaq, disa orë më vonë, përmes një njoftimi të dytë, ushtria tha se “civilët izraelitë ia vunë flakën dhe vandalizuan një objekt të sigurisë që përdorej për zmbrapsjen e sulmeve terroriste” pranë bazës.
Disa ministra të Qeverisë izraelite e kanë dënuar këtë incident. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “asnjë shtet ligjor nuk mund të tolerojë akte të tilla të dhunës dhe anarkisë sikurse është djegia e një ndërtese të ushtrisë”. Ai kërkoi hetim të menjëhershëm dhe ndjekje ligjore për të përfshirët.
Ministri i Mbrojtjess, Israel Katz, ka ftuar në takim të gjitha agjencitë e sigurisë për të diskutuar për incidentin. Duke i lavdëruar për dedikimin që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, ai tha se Qeveria “nuk do të lejojë asnjë grup të dhunshëm që t’i lëndojë ata”.
Ministri i Financave nga ekstremi i djathtë, Bezalel Smotrich, dënoi incidentin duke e cilësuar si “të papranueshëm”, por po ashtu lavdëroi vendbanimet në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967.
“Këto ngjarje janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha ai.
Disa organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut kanë denoncuar rritjen e dhunës nga ana e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe po ashtu për mosndëshkimin e tyre.
Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar që nga nisja e luftës në Gazë, e cila u nxit nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023./ REL
sergei lavrov RUSI- Vendimi i NATO- s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes do të jetë katastrofik për aleancën dhe ...
Foto SHBA- Anijet e mallrave dhe anijet kontejnerike përballen me pritje të gjata në qendra kryesore portuale, me probleme që pritet t&...
Foto ANGLI- Çdo natë në Londër, qindra turistë ndjekin gjurmët e "Jack the Ripper", një vrasës serial i paidentif...
Foto NORVEGJI- Lumturia për mijëra norvegjezë që u informuan se kishin fituar shuma të mëdha në një short ...
foto ilustruese EVROPË- Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, nd...
Foto BERLIN- Një zjarr shpërtheu të hënën në mëngjes në një rrokaqiell në ndërtim e sipër ...
Foto MILANO- Në orët e para të mëngjesit, banorët e Milanos kuptuan se një nga dy tabelat reklamuese të ...
zevendesministri i jashtem IRAN- SHBA-të duhet të përjashtojnë çdo sulm të mëtejshëm ndaj Iranit nëse duan t...
Foto KINË- Kina ka hequr shërbimin ku pandat e kuqe ishin "alarmet" e zgjimit për pushuesit. Pandat e kuqe më parë shkonin n&...
Tavulu TAVULU- Më shumë se një e treta e qytetarëve të Tuvalusë kanë hyrë në votim për një vizë...