27 Gusht 2025, 15:47
Nga N.F
Foto
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Truth Social ku në shenjestër ka patur George Sorosin dhe djalin e tij. Trump shkruan se ata duhet të akuzohen për për krim të organizuar për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për protestat që janë organizuar në SHBA.
Ai thekson se ata nuk duhen lejuar që të shkatërrojnë Amerikën dhe se nuk u duhen dhënë asnjë shans që të jenë të lirë. Presidenti amerikan shkruan se Soros dhe grupi i tij të cilët i ka cilësuar psikopatë i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se duhet të kenë kujdes pasi po i vëzhgon.
"George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të akuzohen për RICO për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t'i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, duke mos i dhënë kurrë as edhe një shans për të "MARRË FRYMË" dhe për të qenë i LIRË. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" shkruan Trump.
George Soros përdori pasurinë që grumbulloi në vitet 1970 dhe 1980 për të krijuar Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, të cilat mbështesin një gamë të gjerë kauzash dhe OJQ-sh në të gjithë botën. Disa nga kauzat kanë të bëjnë që nga qeverisja e mirë dhe programet e ndërtimit të demokracisë deri te iniciativat liberale të politikave publike. Djali i tij, Alexander Soros ka menaxhuar aktivitetet që nga viti 2023.
trump shba george soros
Bota
27 Gusht 2025, 15:36
N.F
Foto
TIRANË- Kompania daneze e lodrave Lego ka bërë me dije se shitjet janë rritur me 12% në gjysmën e parë të...
Bota
27 Gusht 2025, 15:20
N.F
Çifti
TURQI- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi ku për pasojë ka ndërruar jetë dhëndri. M&...
Bota
27 Gusht 2025, 15:12
N.F
Foto
SHBA- Brukseli po përgatit masa emergjente për të mbështetur industrinë e aluminit në BE, e cila po përballet me kr...
Bota
27 Gusht 2025, 14:51
r.ll
shperthimi
RUSI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë qytetit perëndimor rus të Ryazanit, duke dëmtuar nj...
Bota
27 Gusht 2025, 14:33
r.ll
vladimir putin
RUSI- Rafti i librave mund të tregojë shumë për pronarin. Në rastin e presidentit të Rusisë, Vladimir Put...
Bota
27 Gusht 2025, 13:56
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Prindërit e një djali 16-vjeçar nga Kalifornia, i cili vdiq pasi bëri vetëvrasje, kanë ushtruar padi ...
Bota
27 Gusht 2025, 12:18
V.Ç
Papa Leoni XIV
VATIKAN- Papa Leo i bëri një "apel të fortë" komunitetit global të mërkurën për t'i dh&eum...
Bota
27 Gusht 2025, 11:45
V.Ç
Steve Witkoff dhe Vladimir Putin
SHBA - I dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff , konfirmoi se do të takohet me ...
Bota
27 Gusht 2025, 10:09
r.ll
kryeministri francez
FRANCË- Një valë e re paqëndrueshmërie politike në Francë kërcënon të pris...
Bota
27 Gusht 2025, 09:45
r.ll
valentina gomez
SHBA -Kandidatja republikane për në Kongres nga Teksas, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim në internet pasi publikoi...