LIVE UPDATES
Bota

Kinezët janë të shqetësuar se ekonomia e tyre "po perëndon"

Ligjvënësit shpalosën edhe më shumë masa stimuluese më 8 nëntor. Por ankthi i publikut për perspektivat afatgjata të ekonomisë kineze është i vështirë për t’u zbutur. Dhe kjo ishte e vërtetë që përpara se në Amerikë të zgjidhej president Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të rënda ndaj mallrave kineze.

8 Dhjetor 2024, 07:26 Nga N.F
Kinezët janë të shqetësuar se ekonomia e tyre "po
Foto ilustruese

KINË- Ndërsa qeveria po përpiqet të nxisë rritjen ekonomike, shumë kinezë janë pesimistë për të ardhmen e ekonomisë së vendit, shkruan The Economist. Këto kanë qenë kohëra të vështira për bursën kineze. Pasi qeveria filloi të rrisë masat në fund të shtatorit për t’i dhënë vrull ekonomisë në stanjacion, çmimet e aksioneve u rritën dhe ranë sërish paksa, ndërsa investitorët po prisnin hollësitë në lidhje me masat qeveritare.

Ligjvënësit shpalosën edhe më shumë masa stimuluese më 8 nëntor. Por ankthi i publikut për perspektivat afatgjata të ekonomisë kineze është i vështirë për t’u zbutur. Dhe kjo ishte e vërtetë që përpara se në Amerikë të zgjidhej president Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të rënda ndaj mallrave kineze.

Debati në mediat sociale kineze reflekton këndvështrimet e shumë qytetarëve për të ardhmen. Si gjithmonë, duke pasur parasysh censurën e madhe të internetit në Kinë, bisedimet janë të kujdesshme, duke shmangur ankesat që mund të zemërojnë Partinë Komuniste.

Ekonomia është një temë kryesore që vëzhgohet nga afër. Llogaritë kineze të propagandës i heqin qafe me shpejtësi komentet që shprehin pesimizëm. Një tjetër shenjë ogurzezë ishte vlerësimi me çmimin Nobel në ekonomi, për tre akademikë në universitetet amerikane, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson.

Zotërinjtë Acemoglu dhe Robinson ishin tashmë të njohur në Kinë për librin e tyre “Pse dështojnë kombet: origjina e pushtetit, begatisë dhe varfërisë”. Tre vjet pasi u botua versioni anglisht në vitin 2012, u hodh në treg edhe një përkthim në Kinë, që bëri shumë bujë. Libri argumenton se suksesi ekonomik afatgjatë i shteteve varet kryesisht nga natyra e institucioneve të tyre shoqërore dhe politike, dhe jo nga kultura, klima apo gjeografia.

Ato shtete me institucione që janë “gjithëpërfshirëse”, domethënë që punojnë në interes të grupeve të ndryshme dhe jo të një elite të ngushtë, arrijnë që të kenë një rritje të qëndrueshme ekonomike, më tepër sesa institucionet që janë “përjashtuese”, parashtron libri.

Autorët thonë se institucionet ekonomike të Kinës janë bërë më gjithëpërfshirëse që nga epoka e Mao Ce Dunit. Kjo ka bërë të mundur zgjerimin e jashtëzakonshëm ekonomik të Kinës në dekadat e fundit. Por ata shtojnë se institucionet politike të Kinës mbeten përjashtuese, duke rritur gjasat që ekonomia “të humbasë vrullin”.

Është mbresëlënëse që një argument i tillë u lejua të qarkullonte në Kinë, veçanërisht në kohën e presidentit Xi Jinping, i cili mori pushtetin menjëherë pasi libri u botua në anglisht dhe me shpejtësi manovroi për të heshtur zërat e disa liberalëve që do të kishin qenë tifozët e tij të natyrshëm.

Botimi kinez i librit ka lënë jashtë shumë nga argumentet e autorëve për Kinën, veçanërisht pjesët që janë jetike për sistemin e saj politik. Zoti Acemoglu thotë se ai dhe bashkautori, menduan se “ia vlente të përpiqeshe të arrije publikun kinez në këtë formë”, edhe pse ishte një “episod shumë i dhimbshëm”.

Lexuesit ende mund të krijojnë vetë mendimin e tyre. Dhe në botimin kinez janë lënë jashtë disa pjesë të rëndësishme të origjinalit, si argumenti se “rritja autoritare nuk është as e dëshirueshme dhe as e zbatueshme në planin afatgjatë dhe se nuk duhet të shihet kurrsesi si një model për kombet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikën Nënsahariane”. Sigurisht që zoti Xi nuk do të ishte dakord me këtë ide.

Që nga dhënia e çmimit Nobel, ka pasur një interes të ri për këtë libër dhe disa lexues kinezë e këshillojnë atë (ndërsa nacionalistët e sulmojnë). “Ka pasiguri për të ardhmen e Kinës”, postoi një përdorues i platformës sociale Weibo.

“Nëse vendi nuk reformohet, nuk përmirëson sistemin ekonomik dhe nuk krijon një sistem politik gjithëpërfshirës, zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës, do të jetë i paqëndrueshëm. Ky libër të hap sytë”.

Ai bashkëngjiti një përmbledhje të shkëlqyer të librit të shkruar në vitin 2015 nga Wu Jinglian, një nga ekonomistët më të famshëm të Kinës. Një ndjesi e tillë pesimizmi mbi ekonominë u nxit nga një ide që filloi të qarkullonte kudo në internet vitin e kaluar: se Kina ka hyrë në “kohën e plehrave të historisë”.

Shprehja i referohet një termi sportiv amerikan që përdoret për të përshkruar lojën e kotë në fund të një ndeshjeje, kur lojtarët thjesht duan të shtyjnë kohën, sepse rezultati dihet tashmë. Përdoruesit kinezë të rrjetit u pajtuan me këtë ide se Kina po ngec ekonomikisht. Në korrik, media shtetërore kineze e qortoi shprehjen.

Në Guancha, një faqe interneti nacionaliste, një akademik i akuzoi përdoruesit e rrjetit se po “përpiqeshin të krijonin pritshmëri publike se kombi do të dështojë në mënyrë të pashmangshme”. Ndërsa Kina po zbaton paketën e saj stimuluese, sulmet e qeverisë ndaj ankuesve vetëm sa do të rriten./ Monitor

Pesimizmi

Një ndjesi e tillë pesimizmi mbi ekonominë u nxit nga një ide që filloi të qarkullonte kudo në internet vitin e kaluar: se Kina ka hyrë në “kohën e plehrave të historisë”. Shprehja i referohet një termi sportiv amerikan që përdoret për të përshkruar lojën e kotë në fund të një ndeshjeje, kur lojtarët thjesht duan të shtyjnë kohën, sepse rezultati dihet tashmë. Përdoruesit kinezë të rrjetit u pajtuan me këtë ide se Kina po ngec ekonomikisht.

kina ekonomi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës