10 Shkurt 2023, 09:12
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një telefonatë nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, pas rrëzimit të balonës së pretendruar spiune kineze, duke thënë se SHBA-të “nuk kanë krijuar atmosferë të duhur për dialog”. Veprimi i SHBA-së “ka shkelur seriozisht normat ndërkombëtare dhe ka krijuar një precedent shkatërrues", u citua të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë kineze Tan Kefei të enjten mbrëma.
“Duke pasur parasysh se kjo qasje e papërgjegjshme dhe seriozisht e gabuar nga SHBA-të nuk krijoi atmosferën e duhur për dialog dhe shkëmbime të informacioneve mes dy ushtrive, Kina nuk e pranoi propozimin e SHBA-së për një telefonatë mes dy ministrave të mbrojtjes”, tha Tan.
Kina, shtoi Tan, "rezervon të drejtën për të përdorur mjetet e nevojshme për t'u marrë me situata të ngjashme".
Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë drejtimit për shkak të motit.
Pasi shprehu fillimisht “keqardhje” për incidentin, retorika e Kinës është ashpërsuar ditët e fundit pasi Byroja Federale e Hetimit (FBI) mblodhi mbeturinat nga vendi i rrëzimit në ujërat territoriale të SHBA-së në brigjet e Karolinës së Jugut dhe i dërgoi ato në laboratorin e FBI-së në Virxhinia për hetimi.
Pekini tha reagimi i SHBA-së ishe “i tepruar".
Ministria e Jashtme e ka cilësuar veprimin “të papërgjegjshëm” dhe i quan pretendimet e SHBA se po spiunonin “pjesë të luftës së informacionit të palës amerikane kundër Kinës”.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin kishte kërkuar të shtunën të diskutonte çështjen e balonës me homologun e tij kinez, Wei Fenghe, por kjo u refuzua nga Kina, njoftoi Pentagoni.
Në vazhdën e incidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, anuloi udhëtimin e planifikuar në Pekin këtë javë, vizitë që kishte dhënë shpresë që do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në dekada./REL
kine shba balona kineze
Bota
10 Shkurt 2023, 08:44
A.B
Në “Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perëndia Jupiter profetizon se Enea, një hero që i shpët...
Bota
10 Shkurt 2023, 08:33
A.B
Shpetimi
TURQI- Një adoleshent u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Gaziantep, ...
Bota
10 Shkurt 2023, 08:20
A.B
Corape
BRITANI E MADHE- Detaji i vrimës në çorapin e Mbreti Charles III bëri xhiro në rrjet. Ai e kishte veshur gjatë ...
Bota
10 Shkurt 2023, 08:16
A.B
Kerkimet
SIRI-Ndërkohë që sytë e gjithë botës janë përqendruar te Turqia, ku shpëtimtarët nga e gjith&eum...
Bota
10 Shkurt 2023, 08:13
A.B
Foshnja
TURQI- Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar në rrënoja pas tërmeteve shkatërrue...
Bota
10 Shkurt 2023, 07:47
A.B
Termeti
TURQI- Një tërmet me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm pjesën lin...
Bota
10 Shkurt 2023, 07:42
A.B
Foshnja
SIRI-Mijëra njerëz kanë ofruar të adoptojnë vajzën e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese t&eum...
Bota
10 Shkurt 2023, 07:39
A.B
Angie Craig
SHBA- Një burrë i dyshuar për sulmin ndaj një kongresmeneje në ashensorin e banesës së saj në Uash...
Bota
10 Shkurt 2023, 07:36
A.B
TURQI- Më shumë se 24 orë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri , shpresat për t...
Bota
10 Shkurt 2023, 07:30
A.B
ÇIFTI
GREQI- Thrilleri i zhdukjes së çiftit amerikan, gjurmët e të cilit duket se kanë humbur që nga fundi i ja...