6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Largimi i tij ngushton edhe më tej shumicën tashmë të vogël të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Javën e kaluar Kongresi votoi për ta përjashtuar ligjvënësin republikan nga Nju Jorku, George Santos, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion.
SHBA- Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Kevin McCarthy njoftoi të mërkurën se do të japë dorëheqjen në fund të vitit.
Njoftimi shënon fundin e karrierës në Kongres të përfaqësuesit të Kalifornisë, dikur pronar ushqimoreje në Bakersfield i cili ngjiti shkallët e politikës shtetërore dhe kombëtare duke u bërë ndër figurat më të rëndësishme në Uashington përpara se një grup konservatorësh të vijës së ashpër ta shkarkonin atë në muajin tetor.
58-vjeçari McCarthy është i vetmi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në histori që është shkarkuar.
“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur”, shkroi McCarthy në gazetën “The Wall Street Journal”, duke njoftuar vendimin për largimin nga Kongresi.
“Në këtë frymë unë kam vendosur të largohem nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të këtij viti për t’i shërbyer Amerikës në mënyra të reja”, shkroi ai.
Largimi i tij ngushton edhe më tej shumicën tashmë të vogël të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Javën e kaluar Kongresi votoi për ta përjashtuar ligjvënësin republikan nga Nju Jorku, George Santos, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion.
McCarthy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në janar të vitit 2007 pasi shërbeu në Asamblenë e Kalifornisë, ku shërbeu si udhëheqës i pakicës. /VOA
Nevada SHBA- Policia në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv ...
Makina elektrike BRUKSEL-Automjetet elektrike do të përjashtohen nga tarifat e Brexit-it në tregtinë BE- Britani e Madhe për tre ...
Liridona Murseli KOSOVË- Paratë e sigurimit të jetës së Liridona Murselit do i përfitojnë dy fëmijët e saj t&...
Foto ilustruese SHBA-Me rifillimin e luftimeve në Gazë amerikanët janë gjithnjë e më të ndarë se kë duhet t&eu...
Francë FRANCË- Një shef restoranti francez në Bordo u akuzua për vdekjen e një gruaje për shkak të helmimit nga ush...
Viktor Orban HUNGARI- Udhëheqësit evropianë po përpiqen të shpëtojnë planin për fillimin e negociatave të pran...
Iran IRAN- Forcat iraniane të sigurisë përdorën përdhunimin dhe dhunën seksuale për të torturuar, ndëshkuar d...
Foto ilustruese IZRAEL- Forcat izraelite qëlluan dhe vranë tre palestinezë, duke përfshirë një adoleshent, n&eum...
Bruksel BRUKSEL- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë në Bruksel mbrëmjen e sotme. Policia ...
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, viziton nesër Greqinë për një takim të ...