LIVE UPDATES
Bota

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi: Vendimi ndaj Dodik, goditje serioze për popullin serb

Dodiku është dënuar me 1 gusht me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për mbajtje të ndonjë pozite publike, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje-Hercegovinë.

2 Gusht 2025, 14:27 Nga M.B
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi: Vendimi ndaj Dodik,
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë e ka dënuar vendimin kundër Millorad Dodik, presidentit të Republikës Sërpska, entitet serb i Bosnje-Hercegovinës, duke e quajtur atë “goditje serioze politike për popullin serb në Republikën Sërpska dhe Marrëveshjen e Dejtonit”.

Dodiku është dënuar me 1 gusht me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për mbajtje të ndonjë pozite publike, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje-Hercegovinë. Pas takimit, Këshilli u ka bërë thirrje të gjitha palëve në rajon që të ruajnë qetësinë. Sipas tij, synimi kryesor i Serbisë, pas vendimit, është “ruajtja e Republikës Sërpska në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, përmes një fushatë aktive në organizatat ndërkombëtare, si partnerët tanë më të rëndësishëm”. Këshilli ka thënë se “do të përdoren të gjitha mjetet diplomatike, politike dhe ligjore për të mbështetur Republikën Sërpska dhe përfaqësuesit e tij ligjorë dhe legjitim”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë pas mbledhjes së Këshillit më 2 gusht se Këshilli ka vlerësuar se këto vendime “përbëjnë faktor destabilizues për sigurinë” dhe që “situata e sigurisë në rajon është minuar seriozisht”.

Presidenti Vuçiç e ka përsëritur pas takimit se kjo është periudha më e vështirë për Serbinë prej vitit 2008. Ai ka thënë se Dodiku nuk do të arrestohet në Serbi, nëse do të shkonte atje. Avokati i Dodikut, Goran Bubiç ka thënë pas vendimit se atë do ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, me qëllim të sfidimit të tij.

“Ne do të kërkojmë edhe masë të përkohshme për bllokim të ekzekutimit të vendimit derisa ta marrë vendimin Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës”, ka thënë Bubiq në një konferencë për media më 1 gusht në Banjallukë, duke thënë se këta janë hapat që mund të merren që rasti më pas të apelohet edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Në konferencën e njëjtë për media, Dodik ka thënë se nuk e pranon vendimin dhe as veprën penale për të cilën është dënuar. Presidenti serb ka thënë se në mbledhje është diskutuar edhe për situatën e ndërlikuar në Kosovë, veçanërisht në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Kurti do të përpiqet sërish ta diskreditojë Listën Serbe dhe t’i imponojë përfaqësuesit e tij shqiptarë, të cilët nuk mund t’i marrin as dy apo tre për qind të votave. Megjithatë, edhe me ata, bashkësia ndërkombëtare deri tani ia ka mundësuar të qeverisë me komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ne do t’i vazhdojmë aktivitetet tona dhe nesër do t’i njoftoj për këtë disa nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të botës dhe Evropës, me të cilët do të bisedoj në telefon,” ka deklaruar Vuçiç.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Sipas tij, Serbinë e pret një “luftë e vështirë për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi”, ndonëse situata edhe më shqetësuese është ajo në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më së shumti më frikëson ajo që po ndodh në Bosnjë e Hercegovinë, sepse disa mendojnë se mund të marrin çfarëdo vendimi, se kjo është normale dhe se të gjithë të tjerët duhet vetëm të shikojnë në qiell, të heshtin dhe të mos guxojnë të thonë asnjë fjalë kundër,” ka deklaruar Vuçiç.

Këshilli është mbledhur një ditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – në cilësinë e të dyshuarve në rastin e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë 16 persona të vdekur. Zyra e Prokurorit për Krim të Organizuar ka bërë të ditur fillimisht më 1 gusht për arrestimin e gjashtë të dyshuarve për përfshirje në krime të lidhura me korrupsion, lidhur me projektin për modernizim të stacionit në Novi Sad. Në mesin e të arrestuarve ka qenë ish-ministri serb, Tomisllav Momirovi135. Në pasditen e 1 gushtit është bërë e ditur se janë arrestuar edhe pesë persona tjerë.

Prokuroria ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë Nenad Ignjatoviç, personi përgjegjës dhe pronari i kompanisë “Deko tim”, Slobodanka Kataniq, menaxhere për investime në kompaninë “Infrastruktura hekurudhore e Serbisë”, si dhe individë tjerë përgjegjës për çështje biznesore në projekt. Projekti i rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad ka zgjatur tre vjet. Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh, përmes veprimeve të tyre korruptive.

Gjithashtu ka dyshime se konsorciumi i kompanive kineze CRIC&CCCC, që është duke e ndërtuar një hekurudhë për trena të shpejtë, ka përfituar në vlerë të rreth 18.7 milionë dollarëve. Përfaqësues të autoriteteve serbe e kanë nënshkruar kontratën me konsorciumin kinez, bazuar në marrëveshje ndërqeveritare në mes të Serbisë dhe Kinës, pa shpallur thirrje për tenderë.

Aksidenti në stacioni hekurudhor në Novi Sad, që ka lënë të vdekur 16 persona, ka nxitur protesta masive kundër Qeverisë në Serbi. Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në tetë muajt e fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin. Në fokus të protestave janë supozimet se korrupsioni ka rezultuar me rrëzim të strehës në stacionin hekurudhor./ REL

serbia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet