LIVE UPDATES
Bota

Kërkohet që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në OKB

Më 1 qershor, për herë të parë Shqipëria mori kryesimin njëmujor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

6 Qershor 2022, 21:14 Nga DOSJA
Kërkohet që çështja e Luginës së Preshevës
Foto ilustruese

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet e Bashkuara që ta vendosin çështjen e komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në agjendën e Kombeve të Bashkuara. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Më herët, një media lokale në Bujanoc, raportoi se përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë takuar në Nju Jork me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dhe pas këtij takimi është thënë se çështja e Luginës së Preshevës do të trajtohet në OKB.

Më 1 qershor, për herë të parë Shqipëria mori kryesimin njëmujor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kryetari i Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, tha për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e komunitetit shqiptar që jeton në jug të Serbisë, janë duke kërkuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet problemi i Luginës së Preshevës.

“Ajo që kërkohet është që të mos ketë normalizim të marrëdhënieve derisa Lugina të jetë në agjendën e zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor”, tha Mustafi, duke shtuar: Kjo do të thotë se përveç zgjidhjes së çështjes së pakicave kombëtare në Ballkanin Perëndimor përmes normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, duhet të ketë standarde uniforme për trajtimin e pakicave kombëtare.

Mediat në Bujanoc raportojnë se kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kreu i Partisë për Veprim Demokratik, zyrtarja e kësaj partie, Ardita Sinani, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në selinë e OKB-së që gjendet në Nju Jork.

Pas takimit me ambasadorin Hoxha të dielën, Arifi tha se e kanë informuar ambasadorin shqiptar për “situatën politike në Luginë dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Serbi”.

Më 5 qershor, Ardita Sinani postoi në Facebook fotografi të delegacionit të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Luginës në takimin me ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, duke shtuar se “çështja e Luginës së Preshevës tashmë do të shtrohet në OKB”.

“Përfshirja e Luginës së Preshevës në organizatën më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare është tejet me rëndësi për ta shpërfaqur të vërtetën e gjendjes dhe pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ajo.

Nga Bujanoci theksohet se delegacioni nga komunat në jug të Serbisë do të ketë takime me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe diasporës shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit e shqiptarëve në tri komunat në jug të Serbisë, që njihen me termin Lugina e Preshevës, kërkojnë që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të përfshihet edhe statusi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi.

Në korrik të vitit 2018, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës miratuan një deklaratë përmes së cilës u kërkonin zyrtarëve të Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian që të përfshihej në procesin e negociatave, por edhe në dokumentin përfundimtar të marrëveshjes së Brukselit, statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Megjithatë, zyrtarët serbë thonë se çështjet e vetëqeverisjes lokale në komunat në jug të Serbisë, nuk mund të trajtohen në kontekstin e negociatave të Brukselit.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Aktualisht, bartës të dialogut në nivel politik janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq po ashtu zhvillohen diskutime për çështje teknike në nivel të kryenegociatorëve.

Ndryshe, për vite me radhë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë kërkuar më shumë të drejta, teksa kanë denoncuar shumë shkelje. Rasti i fundit është pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, gjë që sipas politikanëve shqiptarë po bëhet për të ndryshuar “strukturën etnike” të këtyre komunave./REL

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë