LIVE UPDATES
Bota

Katari: Hamasi me përgjigje përgjithësisht pozitive ndaj propozimit për armëpushim

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron në Lindjen e Mesme.

6 Shkurt 2024, 20:52 Nga r.ll
Katari: Hamasi me përgjigje përgjithësisht pozitive ndaj
kryeministri i katarit

LINDJA E MESME- Kryeministri i Katarit tha të martën se reagimi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – lidhur me planin e fundit për një armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve “përgjithësisht ishte pozitiv”.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron në Lindjen e Mesme. Katari, që për një kohë të gjatë ka ndërmjetësuar me Hamasin, ka punuar me SHBA-në dhe Egjiptin për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte një ndalesë të zgjatur të luftimeve dhe lirimin e mbi 100 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, që kur grupi radikal palestinez kreu sulmin fillestar më 7 tetor në Izrael, sulm që nxiti luftën.

Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani nuk dha më shumë detaje lidhur me reagimin e Hamasit, por tha se grupi radikal palestinez “kishte komente”. Blinken konfirmoi se zyrtarët kanë pranuar përgjigjen e Hamasit dhe tha se ai do t’i njoftojë liderët e Izraelit kur ta vizitojë këtë shtet të mërkurën.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se është përgjigjur “në frymë pozitive” ndaj propozimit të fundit të bërë nga ndërmjetësit amerikanë dhe të Lindjes së Mesme. Grupi radikal tha se ende kërkon një armëpushim “gjithëpërfshirës dhe të plotë” për t’i dhënë fund “agresionit ndaj njerëzve tanë”. Izraeli ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi të përhershëm, që po e kërkon Hamasi.

Blinken u takua më herët gjatë ditës me zyrtarët e Egjiptit, ndërkaq të hënën qëndroi në Arabinë Saudite.

Vizita e tij po zhvillohet në mes të rritjes së shqetësimeve në Egjipt lidhur me qëllimet e Izraelit për të zgjeruar luftimet në zonat e Gazës që gjenden në kufi me Egjiptin, ku po strehohen palestinezët e zhvendosur nga luftimet.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit tha se eventualisht ofensiva e Izraelit do të ndodhë edhe në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin.

Gjatë vizitës së tij, Blinken po synon që të arrihet përparim për një marrëveshje armëpushimi dhe potencialisht që të normalizohen raportet mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Propozimi i fundit për armëpushim parasheh lirimin e më shumë pengjeve, në këmbim të ndërprerjes disajavore të operacioneve ushtarake të Izraelit.

Që kur ka nisur lufta, në Gazë janë vrarë mbi 27.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u morën peng afër 250 të tjerë.

Ndërkaq, gjatë një armëpushimi në nëntorin e kaluar, Hamasi liroi pengje në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael./REL

katar lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet