LIVE UPDATES
Bota

Kartëmonedha prej 100 eurosh më e falsifikuara në Kosovë, e ndjekur nga monedha 2 euro

Prerja 100 euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar.

9 Janar 2023, 22:59 Nga I.A
Kartëmonedha prej 100 eurosh më e falsifikuara në Kosovë, e
100 euro

KOSOVË- Paratë false kanë vijuar të qarkullojnë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar. Edhe pse, sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka pasur rënie të numrit të parave të falsifikuara më 2022 në krahasim me vitin paraprak. Prerja 100 euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar. Kosova Press shkruan se specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime pranë Agjencisë kosovare për Forenzikë tha se në vitin 2022 kanë pasur rreth 800 kartëmonedha të falsifikuara dhe mbi 10 mijë monedha metalike.

“Në vitin 2021 kemi pasur gjithsej 5625 kartëmonedha të falsifikuara, ku kartëmonedha më e falsifikuar ka rezultuar kartëmonedha në vlerë 100 euro, pra 2639 ka qenë numri i kartëmonedhës dhe verifikohet që ka qenë një nga kartëmonedhat më të falsifikuara, ndërsa sa i përket monedhave në vitin e njëjtë kanë qenë gjithsej 10 mijë e 589 dhe nga ky numër monedha më e falsifikuar rezulton monedha në vlerë 2 euro, shifra e të cilës është 9 mijë e 991 copë. Ndërkaq në krahasim me vitin 2022, është kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara, pra gjithsej kanë qenë 356 copë, ndërsa monedha metalike ka qenë 2 euro, shifra e monedhave të falsifikuara në këtë vlerë është 8 mijë e 434 copë”, theksoi Selimaj.

Selimaj ka treguar për qytetarët edhe disa hapa që mund të vërejnë nëse paratë janë false pa pasur nevojë të përdorin aparaturë për të verifikuar.

“Duhet të shikosh se vlera e kartëmonedhës a përputhet me vlerën e urdhëresës që është lëshuar nga gjykata apo nga prokurori, pastaj ndiej, do të thotë ta prekësh me dorë se a është kartëmonedha origjinale apo jo, janë disa tipare që ndjehen përmes dorës, dhe kontrollo, i drejtohemi dritës normale dhe vlera e kartëmonedhës kur shikohet në dritë krijohet vlera e kartëmonedhës dhe shenja e ujorit është e dukshme në dritë… Tjetër tipar janë nën rrezet infra të kuqe”, shton Selimaj.

Sipas të dhënave policore, rastet më të shpeshta të falsifikimit të parave kanë raportuar bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve.

“Policia në disa raste ka arritur të kap të dyshuar që tentojnë të venë në qarkullim para të falsifikuara dhe të konfiskojë shuma të caktuara parash të falsifikuara. Pra, nëse arrihet të zbulohen raste të tilla atëherë do të ketë më pak raste kur biznese të ndryshme e individ do të bijën pre e ‘falsifikimit të parave’. Raste më të shpeshta të falsifikimit të parave raportojnë bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Policia e Kosovës.

100 euro

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës