LIVE UPDATES
Bota

"Kaos total /Afaristët në veri të Kosovës presin heqjen e ndalimit për mallrat nga Serbia

Qeveria e Kosovës këtë vendim e mori në mesin e korrikut për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.

26 Dhjetor 2023, 15:58 Nga h.k
"Kaos total /Afaristët në veri të Kosovës presin heqjen
Foto ilustruese

SERBI-“Festat po vijnë, njerëzit vizitojnë dyqanet gjysmë bosh. Është torturë psikologjike”.

Kështu e shpjegon Dushan Gashiq, një nga biznesmenët nga veriu i Kosovës se përse në protestën e 25 dhjetorit në veri të Mitrovicës është nisur një peticion, ku kërkohet shfuqizimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

Qeveria e Kosovës këtë vendim e mori në mesin e korrikut për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.

Ndërkohë, policët janë liruar për t'u mbrojtur, por vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe ka mbetur në fuqi.

“Është koha që të anulohet dekreti i Qeverisë së Kosovës”, vlerëson Dushan Gashiq, ndërsa shton se nënshkrimet e biznesmenëve dhe qytetarëve do të mblidhen deri të premten, kur peticioni do t'u dorëzohet institucioneve kompetente të Kosovës, si dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Jemi vënë në një situatë që nuk funksionojmë dot, nuk ka mall, raftet janë bosh. Është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte”, thekson ky biznesmen.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse do t'i shqyrtojnë kërkesat e biznesmenëve serbë për anulimin e vendimit për import të mallrave nga Serbia, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka mori përgjigje.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i tha REL-it në gusht se kjo masë ndaj Serbisë “duhet të shfuqizohet”, por se pret gjithashtu që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Prishtinës.

Kur u pyet përsëri nga REL-i në dhjetor, Rashiq komentoi shkurt se "asgjë nuk ka ndryshuar".

Në fund të qershorit, Bashkimi Evropian (BE) prezantoi masa ndëshkuese për Kosovën për shkak se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Burimet diplomatike të REL-it në BE më pas thanë se anulimi i këtyre masave do të varet nga zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve që ka marrë Prishtina.

Importi i mallrave – “në të zezën”
Biznesmeni Dushan Gashiq thotë për Radion Evropa e Lirë se pronarët e dyqaneve “e gjejnë rrugën në çdo mënyrë të mundshme” për të importuar një sasi të caktuar mallrash nga Serbia dhe se janë “të detyruar” ta bëjnë atë “në të zezën”.

“Nuk i shkon askujt kjo situatë. Ato mallra konfiskohen, është një kaos total. Pse? Kjo për shkak se një vendim është në fuqi prej shtatë muajsh”, thotë ai.

Sipas tij, “nuk është normale” që konsumatorëve t'u mohohet mundësia për të blerë produkte që janë mësuar dhe i blejnë prej dekadash.

"Plazma (biskota) për shembull. Është një biskotë e zakonshme, nuk mund ta dëmtojë askënd. Po, prodhohet në Serbi, por atyre që nuk e pëlqejnë, le të mos e blejnë”, thotë Gashiq.

Së fundmi, Policia e Kosovës ka kryer disa aksione për sekuestrimin e mallrave serbe në depo në veri të Kosovës.

Aksioni i fundit i tillë ka ndodhur më 26 dhjetor, konfirmon për REL-in zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Në anën tjetër, biznesmeni Gashiq thotë se policia “vetëm po bën punën e vet” dhe se është Qeveria e Kosovës ajo që duhet ta anulojë vendimin për ndalimin e importit të mallrave serbe.

Ai, po ashtu, beson se ky ndalim nuk i kontribuon qetësimit të tensioneve në veri të Kosovës dhe as normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë thonë nga BE-ja?


Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për REL-in thotë se BE-ja është në dijeni të faktit se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia në Kosovë është ende në fuqi dhe nënvizon se një vendim i tillë bie ndesh me marrëveshjen e CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore).

“Masa është gjithashtu në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (Kosova me BE-në) dhe marrëveshjet nga dialogu (për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit)”, thotë Stano.

Edhe në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës për vitin 2023, bëhet e ditur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia nuk është në përputhje me obligimet që dalin nga CEFTA.

Më herët, ambasada amerikane në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për të promovuar qarkullimin e lirë ndërkufitar të mallrave dhe jo të ndërmarrin veprime që do ta pengonin atë.

Çfarë thonë odat ekonomike?
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, nuk deshi të komentojë çështjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, duke shpjeguar se është një “vendim politik”.

Në anën tjetër, nga Oda Ekonomike e Serbisë thonë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i Qeverisë së Kosovës po u shkakton dëm, si kompanive serbe, ashtu edhe atyre kosovare dhe i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë për heqjen e “bllokadave të dëmshme”.

“Dëmi i vlerësuar për kompanitë serbe deri më 1 nëntor të këtij viti shkon në mbi 120 milionë euro, prandaj edhe plasimi i produkteve serbe është 54 për qind më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Humbjet janë matur vetëm me eksporte të parealizuara, pa kostot që kanë pasur prodhuesit për shkak të devijimit të mallrave në tregjet e tjera në rajon apo në botë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Aleksandar Radovanoviq, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal të Odës Ekonomike të Serbisë.

Ai, po ashtu, pohon se bashkëpunimi ndërmjet kompanive serbe dhe kosovare i mundësoi ekonomisë kosovare “të rrisë prodhimin e produkteve finale, që bazohet në blerjen e lëndëve të para, makinerive dhe teknologjisë”.

“Prandaj, mund të konstatohet se ndalimi i vendosur dëmton edhe biznesmenët tanë edhe ata kosovarë që merren me aktivitet prodhues, por edhe qytetarët, sepse kanë ndikuar në rritjen e çmimeve me pakicë në Kosovë”, vlerëson Radovanoviq dhe konstaton se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia ka krijuar një “atmosferë që bashkëpunimi i biznesmenëve serbë dhe kosovarë nuk është i dëshirueshëm”./REL 

qeveria e kosoves

Sondazh

Poll
Bota 26 Dhjetor 2023, 15:51 h.k

E djathta ekstreme po pushton Evropën

Foto e lidërave në Europë EUROPË-Pasi i mbijetuan një pandemie vdekjeprurëse vitet e fundit, qytetarët evropianë po...

Bota 26 Dhjetor 2023, 14:56 I.A

Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë

Azerbajxhan AZERBAJXHAN- Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve francezë, për shkak se "veprime...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!