LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët republikanë për president bëhen gati për debatin e parë

Kur kandidatët republikanë të dalin në skenën e debatit në qendër të qytetit Miluoki të mërkurën në mbrëmje, mes tyre nuk do të jetë kandidati kryesor, ish-presidenti Donald Trump i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

23 Gusht 2023, 15:41 Nga f.i
Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët republikanë për president
kandidatët

SHBA- Aktiviteti i parë i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara do të mbahet të mërkurën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman kandidatët e Partisë Republikane do të përballen në një debat në qytetin Miluoki të shtetit Viskonsi në mbrëmje.

Kur kandidatët republikanë të dalin në skenën e debatit në qendër të qytetit Miluoki të mërkurën në mbrëmje, mes tyre nuk do të jetë kandidati kryesor, ish-presidenti Donald Trump i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Vetëm një nga pjesëmarrësit e pritshëm, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, e ka kritikuar hapur dhe ashpër zotin Trump. Të tjerë, si Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kanë pasur një qasje më të matur, duke shpresuar të bindin bazën e partisë që vazhdon të jetë besnike ndaj zotit Trump, se ata mund të zbatojnë axhendën e ish-presidentit "Make America Great Again", pa barrën a çështjeve ligjore ndaj tij dhe polemikave të tjera.

Ndërkohë ish-nënpresidenti Mike Pence, e ka mbrojtur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, një veprim ceremonial që ai e bëri megjithë kundërshtimin e zotit Trump. Ai vazhdon të ketë një mbështetje të ulët në shumicën e sondazheve të votuesve republikanë për vitin 2024.

Edhe pse zoti Trump dhe komentet e tij bombastike do të mungojnë në skenë, debati do të përqendrohet kryesisht rreth tij, përfshirë faktin që ai përballet me 90 akuza penale lidhur me veprimet e tij para, gjatë dhe pasi presidencës, parashikon profesori i shkencave politike në Universitetin Mary Washington, Stephen Farnsworth.

“Kjo krijon vështirësi për republikanët e tjerë, sepse ata kanë idetë e tyre në lidhje me çështje kyçe si ekonomia, Ukraina ose imigracioni e megjithatë mund të privohen nga mundësia për të diskutuar për ato çështje. Pyetjet ndaj tyre do të jenë për Donald Trump-in”, thotë ai.

Debati nuk do të ketë ndonjë ndikim tek zoti Trump: Ai do të vazhdojë të jetë kandidati kryesor. Por profesori i Universitetit Amerikan, Jordan Tama thotë se një koment i gabuar ose i duhur gjatë debatit, mund të ndryshojë ndjeshëm shanset e kandidatëve të tjerë.

"Kemi parë nga debatet në ciklet e kaluara zgjedhore që kandidatët mund të kenë një moment të keq që mund të sjellë skualifikimin e tyre. Kemi parë gjithashtu momente në debatet e kaluara ku kandidatët kanë thënë diçka që ka ndikuar pozitivisht tek shanset e tyre, duke u dhënë një shtysë në garë”, thotë ai.

Secili nga kandidatët në skenë shpreson që paraqitja e tyre të mërkurën mbrëma t’i japë hov garës, duke u dhënë mundësinë që të kthehen në Miluoki kur Partia Republikane të mblidhet po në këtë qytet për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e përgjithshme në korrik të vitit të ardhshëm.

Marrë nga VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet