LIVE UPDATES
Bota

Kandidatët republikanë në debat televiziv! Donald Trump rrezikon të mos marrë pjesë, ARSYEJA

Debati do të jetë shansi i parë për votuesit që të shohin kandidatët republikanë për president të përballen me njëri-tjetrin.

30 Qershor 2023, 18:58 Nga f.i
Kandidatët republikanë në debat televiziv! Donald Trump rrezikon
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha se ai mund të mos marrë pjesë në debatin e parë të Partisë Republikane për zgjedhjet paraprake presidenciale që mbahet më 23 gusht, duke përmendur epërsinë e tij në sondazhe dhe atë që ai e quajti njëanshmëria kundër tij, të kanalit televiziv që organizon debatin. Ai tha se gjatë asaj periudhe mund të zhvillojë një aktivitet alternativ.

Në një intervistë telefonike me agjencinë ‘Reuters’, Trump tha “ndoshta jo”, kur u pyet nëse do të merrte pjesë në debatin që do të organizohet nga kanali ‘Fox News’ në Miluauki, më 23 gusht. Debati do të jetë shansi i parë për votuesit që të shohin kandidatët republikanë për president të përballen me njëri-tjetrin.

Trump e quajti kanalin ‘Fox News’, të cilin e ka kritikuar për mosmbulimin e aktiviteteve të fushatës së tij, një “rrjet armiqësor” dhe tha se shihte pak merita në debatimin e kandidatëve si me ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie, të cilët janë shumë prapa tij në sondazhe.

“Pse do t’u jepja atyre kohë për të bërë deklarata? Pse do ta bëja këtë kur udhëheq me 50 dhe 60 pikë në sondazhe”, tha zoti Trump.

Sondazhet kombëtare kanë treguar vazhdimisht se ai është kandidati kryesor në garën paraprake republikane me një diferencë të madhe. Një sondazh i agjencive Reuters/Ipsos në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 43% e republikanëve të vetëidentifikuar si të tillë, thanë se Donald Trumpi ishte kandidati i tyre i preferuar, krahasuar me 22% që zgjodhën guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Chris Christie kishte 2% mbështetje.

Trump është përballuar me kritika për shkak të sugjerimeve të bëra edhe më parë, se ai mund ta anashkalojë debatin. Chris Christie, një ish-aleat i Donald Trumpit, i cili tashmë është një nga kritikët e tij më të ashpër, e ka akuzuar ish-presidentin se ka frikë të bashkohet në debate nga shqetësimi se mos humbet epërsinë e tij në garë.

Donald Trumpi tha se ai kishte oferta për të mbajtur një ngjarje tjetër gjatë debatit ose më vonë atë mbrëmje.

“Ne kemi pasur shumë oferta, qoftë për një tubim apo për një intervistë nga dikush tjetër”, tha ai. “Nuk dua të mburrem, por debati nuk do të jetë shumë emocionues nëse nuk do të jem unë atje.”/VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës