LIVE UPDATES
Bota

Kanceri i gjirit, 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit

Kanceri është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjes tek gratë. Në të njëjtën kohë, miliona jetë do të mund të shpëtoheshin nëse gratë do të kishin akses më të mirë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

9 Nëntor 2024, 08:55 Nga M.B
Kanceri i gjirit, 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo
Foto ilustruese

EUROPA- Në mbarë botën, kanceri është një nga tre shkaqet më të shpeshta të vdekjes së parakohshme tek gratë nën moshën 70 vjeç. Nga 2.3 milionë gra që vdesin çdo vit si pasojë e kancerit, thuhet në një analizë të vitit 2023 të bërë nga komisioni i ngritur nga revista mjekësore britanike Lancet. 1,5 milionë prej tyre mund të shpëtonin, në se do të përmirësohej procesi i zbulimit të hershëm të sëmundjes. 800.000 vdekje të tjera mund të parandalohen nëse të gjitha gratë do të kishin qasje në trajtimin optimal të kancerit.

Diskutimi për kancerin tek gratë - sipas deklaratave të Komisionit Lancet, i cili dëshiron t'u bëjë rekomandime politikanëve që marrin vendime për organizimin e sistemeve shëndetësore dhe të kujdesit social - shpesh përqendrohet në "kancerin e grave", si kanceri i gjirit ose i qafës së mitrës.

Megjithatë, çdo vit rreth 300.000 gra nën moshën 70 vjeç vdesin nga kanceri i mushkërive dhe 160.000 nga kanceri i zorrës së trashë. Në dekadat e fundit, në shumë vende me të ardhura të larta, numri i vdekjeve nga kanceri i mushkërive tek gratë është më i lartë se nga kanceri i gjirit, thotë Dr Izabele Soerjomataram, nënkryetare e Divizionit të Mbikëqyrjes së Kancerit në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), njëra nga drejtueset e Lancet.

Qasja feministe

Arsyeja kryesore pse gratë kanë qasje kaq të dobët në masat parandaluese, diagnostikimin e kancerit dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje është, para së gjithash, pabarazia gjinore. Prandaj Komisioni Lancet avokon për një "axhendë feministe" të re në trajtimin e kancerit, në mënyrë që të eliminohet kjo pabarazi mes gjinive, pra diskriminimi ndaj grave.

Në sistemet shëndetësore, siç pretendohet, në trajtimin e kancerit dhe në hulumtimin e kësaj sëmundjeje duhet të merren parasysh shumë më intensivisht nevojat e grave, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i kancerit në popullatën femërore në nivel global.

Gjatë përgatitjes së raportit  "Gratë, pushteti dhe kanceri: Komisioni Lancet" një ekip ekspertësh ndërkombëtarë shumë të larmishëm në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, barazia gjinore, ligji, ekonomia, sociologjia, parandalimi dhe trajtimi i kancerit, janë paraqitur edhe interesat e pacientëve.

"Në gjithë botën, çështja e shëndetit të gruas shpesh fokusohet në shëndetin e tyre riprodhues dhe në rolin e nënës, gjë që lidhet ngushtë me përkufizimin antifeminist të vlerës dhe rolit të gruas në shoqëri. Në të njëjtën kohë, çështja e kancerit është shumë më pak e trajtuar”, thotë Dr. Ofira Ginsburg, një këshilltare kryesore për kërkime klinike në Institutin e Kancerit të Qendrës për Shëndetin Global nga SHBA.

Faktorët e rrezikut

Duke gjykuar nga deklaratat e Komisionit Lancet, faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit te femrat duhet të studiohen më saktë, duke pasur parasysh se janë më pak të njohur se faktorët e rrezikut kur bëhet fjalë për shfaqjen e kancerit tek meshkujt Ka indikacione të shumta se ekziston një lidhje e caktuar midis produkteve specifike të përdorura kryesisht nga gratë, për shembull për zbardhjen e lëkurës ose për "hekurosjen" e flokëve, dhe një rrezik të shtuar për kancer.

Shumë gra janë plotësisht të pavetëdijshme për faktorët e shumtë të rrezikut që mund të eliminohen relativisht lehtë: rreth 1.3 milionë gra të të gjitha grupmoshave vdiqën në vitin 2020 si rezultat i katër faktorëve më të rëndësishëm të rrezikut që ndikojnë në kancer: duhani, alkooli, mbipesha dhe infeksionet. Shumë gra thjesht i nënvlerësojnë këta faktorë. Kështu, një studim i vitit 2019 doli në përfundimin se vetëm 19 për qind e grave në Britaninë e Madhe që morën pjesë në një program ekzaminimesh parandaluese me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit, madje e dinin se një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit është alkoolit.

"Ne jemi të mendimit se ka ardhur koha që qeveritë të veprojnë për këtë me një politikë të bazuar në specifikat e seksit, një politikë që forcon ndërgjegjësimin për ata faktorë rreziku, domethënë redukton ekspozimin e grave ndaj këtyre faktorëve", thotë. Dr. Izabele Soerjomataram.

Kërkesat e grave

Duke qenë se shumë gra në botë janë të diskriminuara për sa i përket mundësive të tyre për shkollim dhe punësim, ato shpesh nuk kanë burimet financiare të nevojshme për të paguar trajtimet e shtrenjta të kancerit.

Dhe ka edhe një problem tjetër: duke pasur parasysh se burrat në përgjithësi nuk marrin barrën kryesore të kujdesit për fëmijët, gratë që vuajnë nga kanceri shpesh nuk janë në gjendje të kujdesen për shëndetin e tyre, thotë një nga autorët e studimit, prof. Nirmala Bu-Pati, nga Universiteti i Malajas dhe Universiteti Queen's Belfast. "Për shkak të normave të rolit gjinor, shpesh pritet që gratë t'i vënë nevojat e familjeve para nevojave të tyre apo edhe në kurriz të shëndetit të tyre, gjë që ndonjëherë e vështirëson përdorimin e shërbimeve shëndetësore.

Gratë si kujdestare të papaguara

Rolet diskriminuese ndërmjet gjinive janë përgjegjëse edhe për faktin se janë kryesisht femrat ato që marrin rolin e kujdestareve të papaguara të personave me kancer, kryesisht pa vlerësimin adekuat nga shoqëria. Kjo është arsyeja pse Komisioni Lancet bën thirrje për futjen e standardeve më të drejta dhe më gjithëpërfshirëse në lidhje me pagat për kujdesin e pacientëve me kancer. Diskriminimi ndaj grave në shumë shoqëri, sipas Lancet, është edhe arsyeja pse ngritja e grave në profesion në pozicione drejtuese në kërkimin e kancerit, politikën e kancerit apo qëndrimin ndaj kancerit në praktikë po "frenohet”.

Sipas tyre, kjo është një nga arsyet kryesore që sot ka kaq pak masa parandaluese të "përshtatura” sipas nevojave të grave, pra masa për trajtimin e kancerit të përshtatura për popullatën femërore. Kjo vlen edhe për spitalet, qendrat e trajtimit të kancerit ose institutet kërkimore, në të cilat, globalisht, gratë luajnë një rol udhëheqës në vetëm 16 për qind të rasteve.“

Forcimi i të drejtave të grave

Për më tepër, Komisioni gjithashtu mbron respektimin e temave specifike gjinore në të gjitha fushat e politikave që lidhen me marrëdhënien me kancerin, domethënë udhëzimet që lidhen me atë temë - në mënyrë që t'u përgjigjet në mënyrë të drejtë nevojave dhe dëshirave të të gjitha gratë.

Për më tepër, thekson Komisioni, nevojiten strategji për të forcuar ndërgjegjësimin e grave për faktorët e rrezikut, pra simptomat e kancerit, si dhe përmirësime në fushën e aksesit të barabartë në trajtime për zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe diagnostikimin e kancerit. E gjithë kjo mund të sigurohet në një mënyrë më të mirë me përfaqësim të barabartë të grave në postet drejtuese, shton studimi i Komisionit Lancet./ DW

kanceri i gjirit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës