LIVE UPDATES
Bota

"Ka deklaruar se do te jetë president i kriptomonedhës!" Analiza: Rritja e bitcoin pas zgjedhjeve në SHBA, premtimi i Trump

Që me fitoren e Donald Trump në SHBA kriptomonedha është në rritje. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së e ka marrë me të mirë komunitetin e bitconinit. Çfarë ka premtuar ai?

12 Nëntor 2024, 09:13 Nga M.B
"Ka deklaruar se do te jetë president i kriptomonedhës!"
Donald Trump

SHBA- Monedha më e vjetër dhe e njohur digjitale bitcoin u rrit vrullshëm në fillim të javës në bursa mbi 80.000 dollarë. Ky është kursi më i lartë, që ka arritur ndonjëherë kriptomonedha. Por çfarë fshihet pas kësaj?

Një faktor vendimtar është zgjedhja eDonald Trump president i ri i SHBA-së. Kësisoj që nga 4 nëntori bitcoin është rritur në mënyrë konstante.

"Donald Trump ka deklaruar, se do te jëtë president i kriptomonedhës dhe se SHBA do të luajë një rol pararojë në sektorn e bitcoin", thotë Jonas Gross, kryetar i Digital Euro Association – një organizatë, që angazhohet për sistemet digjitale të pagesave.

Të tilla premtime i kanë bërë deri më sot vetëm presidentët e vendeve si El Salvador. E pra nuk është habi, që komuniteti bitcoin është i entuziazmuar tani.

Ndonëse në mandatin e tij të parë presidencial Trump është shprehur negativisht për bitcoin, përpara zgjedhjeve 2024 ai bëri një kthesë. Në një konferencë të madhe të bitcoin në Nashville p.sh. ai premtoi, se do të vazhdojë ta lerë të parregulluar tregun e krimptomonedhës dhe do të kujdeset për energji të lirë.

Prodhimi i bitcoinsave (mining) të reja dhe mbajtja e rrejtit në funksion, përmes të cilit regjistrohen transaksionet e shumta (blockchain), kërkon shumë energji. Bitcoins të reja gjenerohen, ndërkohë që kompjuteri zgjidh detyra llogariteje. Për këtë janë të nevojshme sasi të mëdha llogaritjesh, gjë që konsumon shumë energji.

Hop i ri për bitcoin

Drejtori i qendrës Blockchain i School of Finance and Management në Frankfurt, Co-Pierre Georg, konsideron se rritja e kursit të bitcoin ka të bëjë kryesisht me "arsye strukturore, që u përforcuan me zgjedhjet në SHBA". Georg bën fjalë për licencat që u dhanë në janar për Bitcoin-ETFs an, përmes të cilave janë thjeshtuar dukshëm investimet me bitcoin.

ETF është akronimi për Exchange-Traded-Funds - "fondet e tregtuara në bursë". Me ETFs krijohen dhe indekset e aksioneve ashtu si indeksi gjerman i aksioneve DAX. Me bitcoin-ETF ofruesit e ETF blejnë bitcoin. Investitorët me blerjen e kuotave marrin pjesë në zhvillimin e kursit të bitcoin, pa iu dashur të blejnë vet bitcoin.

Qysh atëherë është derdhur shumë para përmes ETFs në bitcoin, thotë eksperti i Blockchain, Georg. Kjo do të thotë rrjedhimisht, që kryesisht depozituesit institucionalë, si p.sh. adiminstruesi më i madh në botë i pasurive BlackRock kanë invetsuar në bitcoin. Por nga ana tjetër në bursat kripto si Coinbase, Bitpanda ose Kraken nuk ka rritje qenësore të interesit.

Sipas Jonas Groß në këtë rritje rekord bëhet fjalë kryesisht për atmosferë dhe besim – ashtu si edhe në tregjet e tjera. Në dhjetë vitet e fundit industria ka qenë në fokus të kryeartikujve për raste mashtrimesh. "Eshtë dashur pra një arsye për të rikuperuar imazhin dhe për ta rivënë në lëvizje makinerinë." Premtimi i Trumpit tani i ka dhënë sërish një frymë pozitive bitconit.

Elon Musk dhe lobi i bitcions

Një ndër kundërshtarët kryesorë të komunitetit bitcoin deri tani ka qenë shefi i entit të mbikqyrjes së bursave në SHBA, SEC, Gary Gensler. Ai do që ta rregullojë tregun e monedhës digjitale. Pritet tani që Donald Trump do të bëjë përpjekje për ta ristrutkuruar këtë institucion. Kësisoj Gary Gensler do të hasë në pengesa. Ndonëse ai nuk mund të zëvendësohet me një tjetër në post, do të ketë përpjekje për ta kapur atë konkretisht në gabime.

Drejtori i Blockchain-Centers tek fitorja e Trumpit sheh edhe një fitore të lobit të bitcoins. "Tani duket se industria kripto ka blerë influencën ndaj qeverisë dhe kongresit të ri." Me këtë ai ka parasysh shefin e Teslas, Elon Musk, i cili e preferon bitcoin dhe ka mbështetur masivisht fushatën e Trumpit. Po ai ka parasysh edhe shumë politikanë të tjerë, që janë mbështetur nga kjo degë.

Sipas agjencisë reuter gati 120 milionë dollarë nga industria kripto janë derdhur në fushatën e Trumpit.

Dikur rritjet e bitcoin shpjegoheshin me faktin, se sipërmarrje të mëdha e pranonin kriptomonedhën si mjet pagese, si p.sh. shërbimi i pagesave Paypal në vitin 2020. "Të tilla arësye nuk shoh për momentin", thotë Georg. "Bitcoin është tërësisht e papërshtatshme në qarkullimin e pagesave dhe po ashtu nuk mund të jetë depozitë e qendrueshme. Arsyeja e vetme për të blerë bitcoin, është spekulative."

Ndërsa Jonas Groß nga Digital Euro Association mendon, se aktualisht ka mjaft faktorë themeltar për bitcoin. "Bitcoin është etabluar si një klasë e re depozitash. Ndërkohë kanë nisur të investohen fondet e parat ë pensioneve dhe për mendimin tim është vetëm çështje kohe, derisa të ketë edhe fondet e para shtetërore. E kur të arrihet kjo do të thotë se kemi të bëjmë me parametra të një nivel krejt tjetër."

Megjithatë çdo investim në bitcoin është me risk dhe tregjet me kurset e larta tani e kanë mbivlerësuar premtimin e Trumpit. "Nëse ai nuk do ta mbajë këtë premtim, kurset natyrisht do të bien sërish."

"Për bitcoin gjithmonë ka vlejtur rregulli, që duhet të investosh vetëm atë që je i gatshëm ta humbasësh tërësisht", thotë Pierre Georg. Një parashikim lidhur me komportimin e Trumpit ndaj bitcoin është tani "sikur të hedhësh fall"./ DW

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës