LIVE UPDATES
Bota

Johnson: Votimi për ndihmat për Ukrainën, Izraelin mund të mbahet të premten

Sipas kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësit do të kenë 72 orë kohë të njihen me projekt-ligjin, deri në votimin e tij të premten.

16 Prill 2024, 16:27 Nga E. D
Johnson: Votimi për ndihmat për Ukrainën, Izraelin mund të
Mike Johnson

UKRAINA- Pas dy muajsh të miratimit nga Senati, projektligji për sigurinë kombëtare, që përfshinë ndihmat për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e Indo-Paqësorit me gjasë do të votohet të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve. Udhëheqësi republikan i Dhomës, Mike Johnson, megjithë kundështimet e ashpra të ligjvënësve konservatorë, njoftoi se teksti i projekligjit do të publikohet të martën pasdite duke krijuar mundësinë që votimi të mbahet në fund të javës.

Sipas kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësit do të kenë 72 orë kohë të njihen me projekt-ligjin, deri në votimin e tij të premten.

Të hënën në mbrëmje, zoti Johnson njoftoi se projekligji do të ndahet në katër pjesë.

"Ne do të votojmë për ndihmën për Izraelin, për Ukrainën dhe Indo-Paqësorin. Më pas edhe për një projekt-ligj tjetër, që përfshin prioritetet tona të sigurisë kombëtare dhe që ndër të tjera parashikon t'i japë Presidentit të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione të tjera ndaj Iranit dhe masa të tjera për të cilat ne kemi diskutuar për një kohë të gjatë”, tha zotit Johnson.

Duke u përballur me një rebelim të drejtpërdrejtë nga konservatorët që kundërshtojnë sidomos ndihmën për Ukrainën, vendimi i kryetarit republikan për të dërguar projektligjin për votim vlerësohet si një moment vendimtar.

"Ky është një mashtrim dhe njerëzit janë lodhur nga republikanët që thonë se si po luftojmë për Amerikën dhe më pas dërgojnë taksat e tyre të fituara me aq vështirësi te vendet e tjera. Të gjithë duhet të paguajnë taksat për të financuar këtë qeveri të cilës nuk i intereson të zgjidhë problemet në vendin tonë", tha ligjvënësja republikane, Marjorie Taylor Greene.

Për të kapërcyer paknaqësitë brenda partisë së tij, zoti Johnson tha se ndarja e projekligjit në katër pjesë përfshin ndryshimin që një pjesë e ndihmës për Kievin të jepet si kredi. Jo zyrtarisht mësohet se demokratët nuk e kundërshtojnë këtë ndryshim.

Ndarja e projektligjit megjithatë e la të hapur mundësinë për ndryshimin e vlerës origjinale të ndihmave prej 95 miliardë dollarësh që Senati miratoi në muajin shkurt. Projektligji i miratuar nga Senati përfshinte 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe 60 miliardë për Ukrainën. Disa ligjvënës po bëjnë përpjekje që të shtojnë edhe masa të tjera për kontrollimin e kufirit me Meksikën.

Të hënën, ndërsa takonte Kryeministrin e Çekisë, Presidenti Joe Biden vazhdoi trysninë publike ndaj zotit Johnson duke kërkuar që projektligji të dërgohet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Kongresi duhet të votojë projektligjin që u miratua në Senat me mbështetje dypartiake. Ka një mbështetje të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat nëse këta njerëz do të lejonin një votim", tha Presidenti Biden ndërsa falenderoi Republikën Çeke për vendimin për të dërguar një milion predha artilerie në Ukrainë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba iu bëri thirrje sërish aleatëve të hënën të ndërmarrin "hapa të jashtëzakonshëm dhe të guximshëm" për të dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër sulmeve ajrore ruse./VOA

mike johnson

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës